“Provokon” sërish Turqia, Çavusoglu: Greqia s'ka besim në vetëvete ndaj refuzon dialogun, s'ka epërsi në betejë as në negociata

9 Shtator 2020, 09:00Rajoni TEMA
“Provokon” sërish Turqia, Çavusoglu: Greqia

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, ka provokuar edhe njëherë Greqinë përmes një deklarate ku është shprehur se Greqia nuk është në favor të dialogut dhe se kjo e fundit ka refuzuar të gjithë iniciativat që ka bërë NATO dhe BE-ja.

Ndër të tjera ai është shprehur se nëse Greqia ka besim tek vetja, atëherë le të ulet në tryezën e dialogut.

“Kohët e fundit, Greqia e ka bërë të qartë se nuk është në favor të dialogut, duke thënë” jo “për të gjithë iniciativat si të NATO ashtu edhe të BE.

Ne kemi mbështetur të gjitha iniciativat dhe e kemi bërë të qartë se jemi të hapur për dialog. Në deklaratën tonë, ne theksuam edhe një herë se mbështesim propozimin e NATO-s, por Greqia refuzoi.

Ne i dimë pozicionet tona shumë mirë. Ne e shpjegojmë atë në kontekstin e së drejtës ndërkombëtare. Ka shumë zona të diskutueshme në botë, ne themi se këto probleme kanë zgjidhje, por Greqia nuk dëshiron të diskutojë.

Nëse është Greqia ajo që ka besim në vetvete, atëherë le të ulet në tryezën e dialogut. Ata thonë se kanë të drejtë por kemi edhe ne gjëra për të thënë.

Meqenëse ata nuk mund të arrijnë epërsinë në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave, Greqia gjithmonë tregon një qëndrim agresiv pasi humbet epërsinë psikologjike.

Greqia nuk është e sinqertë dhe vendet e BE-së janë lodhur nga këto qëndrime.” tha Tsavousoglou.

3 komente në ““Provokon” sërish Turqia, Çavusoglu: Greqia s’ka besim në vetëvete ndaj refuzon dialogun, s’ka epërsi në betejë as në negociata”

  1. Aldrin says:

    Ehuuuu u be bajate e merzitsheme kjo histori.
    Mire turku qe tall trapin me grekun po ju mediat ca doni qe i botoni… lajm eshte ky?
    Kush po e rruan ca bejne keta dy loqet aman; po filloi lufta na e thoni dhe kaq. VK

  2. Andrea says:

    “Greqia nuk eshte e sinqete me vendet e BE-se” ? ? ooo na shkrive. Kujton se BE-ja nuk e njeh grekun?
    Po pse o palle mendon se ne BE e beson njeri grekun?
    Ore te gjithe kane copen e vet se greqia i ka shitur qe gjitha dhe shtet e BE interesin e vet po mbrojne.
    Ja ka lezet i mori franca 10 miliard euro nga taksat e fakirave grek pa shkrepur asnje arme ? Me siguri nje pjese do ja japi turqise se e lozen bukur te dy ? ? ?

  3. Emigranti Athine says:

    Greqia nuk ulet ne dialog sepse do humbiste . Greqis i kane dhene fuqit e medha , me shume sec i takon , plus qe greqia nuk njeh minoritetin turk ne Thraqi . Sesi u fut ne B.E , ata qe e futen e dine . Greqia nga frika e “zbulimit” te pakicave te tjera ka deklaruar 99% te popullsis greke . Ne kete ballkan kaq te perzier , greqia nuk njeh dhe kercenon me menyra tinzare gjithe pakicat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje