COVID-19/ ”AstraZeneca”: Një vaksinë e mundur këtë vit, pavarësisht pezullimit

10 Shtator 2020, 16:54Bota TEMA
COVID-19/ ”AstraZeneca”: Një vaksinë e mundur

Grupi farmaceutik britanik “AstraZeneca” theksoi sot se e gjykonte akoma të mundur të kishte një vaksinë kundër COVID-19 të disponueshme deri në fund të vitit, pavarësisht pezullimit të provave klinike të vaksinë, të ndërmarra me Universitetit e Oxfordit.

“Ne do të mund të kemi ende një vaksinë deri në fund të vitit, apo në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i grupit, Pascal Soriot, gjatë një konference shtypi në internet të organizuar nga grupi i medias “Tortoise” dhe sipas deklaratave të konfirmuara nga një zëdhënës i ”AstraZeneca”.

Grupi farmaceutik “AstraZeneca” njoftoi dje një pezullim të përkohshëm global të provave klinike të vaksinës së saj eksperimentale kundër COVID-19, pas shfaqjes së një sëmundjeje të pashpjegueshme tek një prej vullnetarëve.

“Në kuadër të provave klinike të rastësishme globale të vaksinës kundër koronavirusit nga Universitetit i Oxfordit, procesi ynë normal i vlerësimit pati një reagim të pashpjegueshëm dhe ne bëmë vullnetarisht një ndalim të vaksinimeve për të mundësuar një vlerësim të sigurisë nga një komitet i pavarur”, deklaroi shoqëria, partner industrial i Oxford, në një komunikatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje