FOTOT: Beyonce feston ditëlindjen në jahtin superluksoz në ujërat e Mesdheut

10 Shtator 2020, 11:52Lifestyle TEMA
FOTOT: Beyonce feston ditëlindjen në jahtin superluksoz në

Çifti Beyoncé dhe Jay Z duket se kanë gjetur pak kohë për tu arratisur për disa ditë në ujërat e Mesdheut, Kroaci, në bordin e një superjahti që kushton plot 2 milionë dollarë për një javë.

Çifti festoi ditëlindjen e 39 të Beyonces në bordin e jahtit të ëndrrave, bashkë me fëmijët e tyre.

Nuk kanë munguar as fotot nga ky udhëtim , ku ajo çfarë  duket qartë është se jahti i Beyoncé dhe Jay Z është një luks i vërtetë.

Superjahti është një nga më luksozët në botë dhe ka një xhakuzi, banjë, pishinë  dhe dhomë kinemaje.

Gjithashtu ka tetë dhoma  ku mund te flejnë 12 persona. (TemA)

1 komente në “FOTOT: Beyonce feston ditëlindjen në jahtin superluksoz në ujërat e Mesdheut”

  1. Kjo artistja e paparë ska lënë asnjë rrjet social pa deklaruar se duhet të shpëtojme planetin, të përdorim energji alternative dhe se gjithë njerzimi është bashkë në këtë betejë.
    Po ja që për qefet e saja e harroj “bashkësinë” e po përdor nje mostër që konsumon naftë pa masë e ndot pa fund!!
    Të jetë edhe kjo mbesë me atë priftin e fjalës së urtë:
    Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje