Britania nënshkruan marrëveshjen e parë të madhe tregtare pas Brexit-it

11 Shtator 2020, 14:48Bota TEMA

Mbretëria e Bashkuar arriti marrëveshjen e parë të madhe tregtare, pas daljes nga Bashkimi Evropian (Brexit), me Japoninë.

Autoritetet thanë se marrëveshja e nënshkruar në parim ka vlerën e rreth 15 miliardë funtave.

Sekretarja britanike e Tregtisë Ndërkombëtare, Liz Truss, tha se ky është një “moment historik”.

Truss tha se marrëveshja do të sjellë “fitore të reja” për bizneset britanike – në ushqim dhe pije, si dhe në industri të teknologjisë.

Sipas kritikëve, marrëveshja mund të ketë rëndësi simbolike, pasi ajo do të rrisë bruto prodhimin e brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar me vetëm 0,07%.

Marrëveshja e së premtes ka ende nevojë për miratim nga Parlamenti i Japonisë.

Përfaqësuesit e tregtisë atje parashikojnë që marrëveshja ta marrë lejen deri në janar, raporton BBC.

Truss tha se Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Japonisë nënkupton që 99% e eksporteve në Japoni do të jenë pa tarifa.

“Marrëveshja që kemi negociuar – në kohë rekord dhe në rrethana sfiduese – shkon shumë përtej marrëveshjes ekzistuese me Bashkimin Evropian, pasi siguron fitore të reja për bizneset britanike në industrinë tonë të madhe të prodhimit, ushqimit dhe pijeve, si dhe të teknologjisë”, tha Truss.

Mbertëria e Bashkuar ka dalë nga Bashkimi Evropian në janar të këtij viti.

Derisa është ende në periudhën e tranzicionit, ajo po përpiqet të gjejë partnerë tregtarë për të zëvendësuar tregun e BE-së.

1 komente në “Britania nënshkruan marrëveshjen e parë të madhe tregtare pas Brexit-it”

  1. Çifuti vip says:

    Sa mrapa jem na shqiptart.
    Anglest gzohen qe duln pri Juropi,na,gzohena me hy mren !!
    Ksaj i thojn si me u martu me nji qe e kan braktis…
    Ose,si me shku n restorant e me honger mbeturinat e pjates s tjetrit..
    Sa posht jemi !
    Hedhurinat e tjetrit jan pasurija jon !
    Lypsar mo !
    Komb lypsash..lypin azile n bot,lypin pare pas termwtit n bot,lypin ç do gjo nga bota,por bythen e qelbur nuk e lvizin ti bojn vet gjonat e tyre,ashtu sic i ka bo bota per vete..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje