Kina hedh poshtë akuzat e Microsoft për çdo ndërhyrje kibernetike në zgjedhjet amerikane

11 Shtator 2020, 16:14Bota TEMA

Pekini përgënjeshtroi sot çdo vullnet për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 3 nëntorit, duke dënuar akuzat e shpikura nga gjiganti informatik Microsoft, i cili pretendon të ketë zbuluar sulme kibernetike, veçanërisht nga Kina.

“Ne nuk kemi asnjë dëshirë të ndërhyjmë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 3 nëntorit dhe nuk kemi ndërhyrë kurrë”, reagoi Zhao Lijian, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze në një konferencë shtypi.

Gjiganti informatik theksoi se kishte zbuluar sulme kibernetike që vinin nga Rusia dhe Kina, që parashikonin persona të lidhur me zgjedhjet amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje