Olsi Rama: E vërteta e akuzave ndaj meje dhe pse nuk iu përgjigjem

11 Shtator 2020, 09:52Sociale TEMA

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, që prej më shumë se dy vitesh është drejtor sportiv i Partizanit, ka dhënë një intervistë për Ilva Taren, ku është folur kryesisht për sportin.

Por në fund, ai është pyetur edhe për akuzat në drejtim të tij nga ana e opozitës dhe pse ka heshtur, duke mos iu përgjigjur.

“Unë mendoj se sulmohem thjesht për faktin e lidhjes sime familjare.

Mendoj se çdo gjë që përdoret, përdoret për të dëmtuar imazhin e tij.

Pse nuk përgjigjem? Sepse nuk dua të bëhem pis në llumin që të tjerët ngrenë.

Unë e di se çfarë bëj, e di që çdo gjë që bëj është shuam e drejtë, e ligjshme dhe e rregullt.

Nuk bëj asgjë nga ato që më akuzojnë. Kështu që për këtë pjesë jam i qetë.

Nëse do të më akuzojnë për një gjë tjetër që s’ka lidhje me këtë, që do të më prekë, ndoshta edhe do të përgjigjem.

Por deri tani më kanë lënë thjesht indiferent.

E di që janë pjesë e pisët të luftës politike që bëhet në Shqipëri.

E di që nuk nderon ata që e bëjnë në radhë të parë dhe akuzat janë të vazhdueshme deri në pikën që unë nuk shoh më as lajme, nuk lexoj më as gazeta, përveç atyre sportive, por edhe aty prapë janë mangësitë e rastit.

Më ka bërë përshtypje një shprehje e Denzel Washington që thotë: Kush nuk lexon shtypin nuk është i informuar, kush lexon shtypin është i keqinformuar.

Njerëzit që shpërndajnë informacion duhet të kenë pak më shumë kujdes për atë që shpërndajnë, për atë që thonë dhe nëse të tjerët e thonë në mënyrë të papërgjegjshme duhet pasur kujdes me interpretimin të paktën”, tha ai.

(TemA)

11 komente në “Olsi Rama: E vërteta e akuzave ndaj meje dhe pse nuk iu përgjigjem”

  1. Info&story says:

    OR OLSI KETE GREGUN E KENI VELLA APO NIP?

    1. nje banor i Tiranes says:

      Ja ku e nxori koken nje felliqesire dhe rrugac berishian . Turp te kesh , injorant i qelbur .

    2. Edkari says:

      Vella prej babe.

      1. Kute says:

        VAZHDONI punen
        QENI le te LEHIN
        CDO gje eshte personale
        Jeni familje e regullt
        Malokeria do LEHIN

  2. 19 says:

    Pyt teteme se ajo i ka nja 3 te tjere qe ti nuk i njef .pozicjono veten njehere ku hyn te teregjistrumit apo te kopilet .bej dhe ADN per siguri.

  3. kristo says:

    e mo lere edhe ti! nuk pyetet Olsi per kete! ate pune e di gelbaza!kot edhe ti!

  4. 2025 DEGA KALEC says:

    Olsjoninuk eshte nga ata qe ben ato per te cilat akuzohet.A djal i mire, vllah i Shalgjatit te Surrelit ose Beut te Albanistanit.
    A sikur te na thoshte Tema qe ta besonim se nuk e ka paguar Olsi, perse akuzohet ky gjigand i Partizanit.??!!!

  5. Edkari says:

    Vella prej babe.

    1. CU says:

      vella prej babe dhe i sat’eme. Me keto merret Sala se ai mban qiririn dhe njeh gjith dobicat.rrugac i ndyre,felliqesire.

  6. Bureto says:

    Në kohën e diktaturës në muret e WC publike, në institucione të arsimit të nesëm apo konviktet e tyre etj, njerëzit e frustruar nga 1001 arsye personale apo sociale, sigurisht dhe kryesisht nga kontigjenti i alabakërisë, çfarë lloj banalitetesh e vulgaritetesh nuk shkruanin! (sigurisht jo kundra partisë, pushtetit popullor dhe Udhëheqësit se pastaj…..). Por kjo siç thashë në WC. Si ka mundësi që kjo gjë të ndodhë sot në media (aty ku ato e lejojnë!). Dhe kësisoj, kur njeriu lexon që të informohet, por edhe të mësojë, ta ndjejë veten përsëri si në një WC ?!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje