Klubi i Partizanit ka publikuar pak minuta më parë komunikatën e Ligës sê Futbollit.
Në komunikatën e shpërndarë nga klubi i Partizanit, ilustrohet me një foto ku sulmon qeverinë shqiptare, ndryshe nga shpërndarjet që ka bërë FSHF-ja apo dhe e ashtëquajtura Liga e Futbollit që drejtohet nga Armand Duka me zëdhënës Koço Kokëdhimën.
“Qeveritë kanë braktisur rininë dhe futbollin. Bashkohu me Ligën. Mbështet futbollin”, thuhet në njoftimin e klubit Partizani.
Pavarsisht thirrjeve për mbështetje, futbolldashësit shqiptar kanë injoruar totalisht vendimet e marra nga FSHF-ja dhe Liga e Futbollit duke mos i përkrahur.(TemA)