Kryeministri Edi Rama përkujtoi në rubrikën “Homazh” figurën e Mitrush Kutelin “me admirim dhe mirënjohje për fuqinë e penës dhe forcën e shembullit përmes së cilave i fali letërsisë shqipe të shek. XX një grumbull xhevahiresh të mrekullueshme”.
“MITRUSH KUTELI është padyshim një nga shkrimtarët, intelektualët, mendimtarët dhe shpërblestarët më të ndritur të nënës Shqipëri. Ai lindi në Pogradec më 13 shtator 1907 me emrin Dhimitër Pasko.
E kujtojmë sot Dhimitër Paskon – Mitrush Kutelin, me admirim dhe mirënjohje për fuqinë e penës dhe forcën e shembullit përmes së cilave i fali letërsisë shqipe të shek. XX një grumbull xhevahiresh të mrekullueshme.
Ekonomist e specialist i sistemit bankar dhe i prirur për studimin e këtyre disiplinave, ai gjeti tek letërsia një dashuri hyjnore, të cilës ia fali pa kursim vlerat e shpirtit të tij. Jeta e tij polikromatike dhe krijimtaria e larmishme nuk mund të mos e vinin në shënjestrën bardhezi të syve të regjimit komunist. Por falë Zotit dhe për lumturi të brezave, Mitrushit të madh iu dha mundësia të vijonte edhe pse me vështirësi, të hidhte në qindra faqe, dhjetëra shkrime brilante.
Autor që dha kontribut në çdo lëmë letrare, ai ka lënë mbi të gjitha një “ligjërim mbi etikën” e mendimtarit aty ku Descartes e la një të tillë për metodën. Cilësia dhe serioziteti i kritikes letrare të Dhimitrit arriti në atë pikë katarsisi sa iu përvesh vetë krijimtarisë së Mitrushit, si në rastin e përshtatjes në shqip të veprës së Emineskut. Në përmbledhjen pak të njohur “Shënime letrare”, kritika e tij që s’ka të paguar i vuri gishtin një problemi të madh shqiptar, sot e gjithë ditën stërmundues; atij të shkrimtarucit të vetëkënaqur që “t’i hedh romuzet si lopa bajgën e të përndjek portë më portë e hale më hale për pak vëmendje, lajka të kota e ndoshta ca pare”.
“Është fort e rëndë të thuash se në këtë kuadër shqiptar kaq të vrazhdët, qoftë edhe në botën e shkrimtarëve (dhe veçanërisht në këtë bote!) ku autori vë dorën në kobure ose të ndjek “administrativisht”, ose, të paktën, të rri me kokë me nj’anë, sepse nuk e lavdërove sa desh ay vetë. Në këtë kuadër të vrazhdët, them, ku je i detyruar të pranosh – duke heshtur! – që një thes me kashte të quhet poet klasik ose filozof e një bostan-tavasi, poet, sociolog a s’di ç’tjetër batërdi”
Fjalë të urta, fjalë të drejta të një shqiptari të madh për t’u përtypur e ripërtypur në çdo kohë, aq më tepër në këtë kohë kur romuzet si lopa bajgën hidhen portal më portal e përndjekja për vëmendje, lajke e ca pare, vazhdon kanal më kanal…”– shkruan Rama. (TemA)
Edhe se vitet kalojne duke ndryshuar dhjete vjecare dhe shekuj madje, ne jemi po aty: tek bajga, balta, cmira, hileja, e plot te tjera si keto, pa u shkeputur dot, madje duke u zhytur thelle e me thelle ne batakun e mediokritetit te medias dhe palacove te politikes..
Edi Rama ju admiroj per fuqine e mendimit dhe bukurine e te shkruarit. Respekte pa fund, kenaqem kur lexoj keto shkrime. U be disa here qe shkruani keto dite, per Aleks Buden, Teodor Kekon njeri shkrim me i mire se tjetri. Ese qe do i kishin zili edhe shkrimtaret me te mire. Renqethem kur i lexoj. Ne fakt i tille ishte Kuteli siç ju e pershkruani. Respekte.
Edi Rama ju admiroj per fuqine e mendimit dhe bukurine e te shkruarit. Respekte pa fund, kenaqem kur lexoj keto shkrime. U be disa here qe shkruani keto dite, per Aleks Buden, Teodor Kekon njeri shkrim me i mire se tjetri. Ese qe do i kishin zili edhe shkrimtaret me te mire. Renqethem kur i lexoj. Ne fakt i tille ishte Kuteli siç ju e pershkruani. Respekte.
Dhimiter Pasko shkrimtar , perkthyes , ekonomist, njeri i jashtezakoshem nuk ka nje shtepi muze ndersa Kadareja ka dy te tilla. Respektimi i Kutelit xjerr zbuluar funderrinat e artit shqipetar ashtu si Gurakuqi e politike.
Kam lexuar nga Mitrush Kuteli, në mos gaboj, një libër me përralla shqiptare, ku shkruan bukur për Gjergj Elez Alinë, zanat shqiptare, flloçkat e liqenit etj etj. Ka qënë intelektual i kalibrit europian, por regjimi i Enverit preferonte mê shumë ata të dalê nga “balta”!
Kam lexuar pothuajse çdo gjë nga Kuteli, deri tek letra e dhimbshme që i shkruan gruas së tij fisnike. Kuteli i madh, (Dhimitër Pasko) ky mjeshtër i gjuhës shqipe, ky njeri me një jetë që i ngjante furtunës, është një zë i fuqishëm jo vetëm në letrat shqipe por në gjithë përpjekjen për një mendim dhe arsyetim përparimtar kombëtar. Veprat që na ka lënë janë një pasuri kombëtare duke filluar nga riprurjet me një bukuri të rrallë të legjendave tona aq të bukura, legjenda me të cilat u rritëm, deri tek kryevepra ” E madhe është gjëma e mëkatit”. Duke vazhduar me bukurinë dhe thellësinë tek” Vjeshta e Xheladin beut, me Ditarin, me përkthimin e Gogolit, “Shpirtra të vdekur” përkthim madhështor, siç thoshte Kadareja në parathënien e librit. E shumë e shumë shkrime e përkthime. Përulem me nderim përpara këtij kolosi që shpesh herë e krahasoj me kolosët e legjendave tona që ai i kishte aq për zemër dhe na i pruri me aq dashuri. I paharrur qoftë në zemrën e çdo lexuesi si dhe në memorjen kombëtare.
Margarita Syziu,
Toronto, Kanada