INTERVISTA e parë për shtypin shqiptar nga Nënë Tereza: “E doni Shqipërinë duke dashur njëri-tjetrin”

5 Shtator 2020, 15:59Kulturë TEMA

Nga Shaban Sinani, Naim Zoto

Nënë Tereza e ripreku tokën shqiptare, pas një ndalimi prej gati një gjysmë shekulli, në verën e vitit 1989.

Sido që shumë vonë, Nënë Tereza është i pari personalitet i botës shqiptare jashtë Shqipërisë shtetërore që zbriti në aeroportin që sot mban emrin e saj.

Një shumicë figurash të tjera, ndonëse jo të së njëjtës shkallë majoritare, si: Martin Camaj, Namik Ressuli, Isuf Luzaj e të tjerë, nuk patën fat ta rishihnin më Shqipërinë: fillimi i dekadës së fundme të shekullit të kaluar qe shumë vonë për ta.

Vizita e saj e Nënë Terezës në Tiranë, sikurse dihet, u përjetua me një ndjenjë papriturie. Lindën shumë pikëpyetje për këtë hap të ndërmarrë nga autoritetet shtetërore të vendit, duke pasur parasysh se në shembëlltyrën e saj kryqëzoheshin dy misione: njëri fetar dhe tjetri humanitar (bamirësie). Të dyja këto misione në atë kohë zyrtarisht ishin “të tepërt” për Shqipërinë.

Me përfundimin e periudhës ideokratike Nënë Tereza erdhi disa herë në Shqipëri, ku kishte, tashmë, misionin e motrave të saj, me përhapje në gjithë botën.

Qendrimi i Nënë Terezës në Shqipëri përgjithësisht ka qenë i pabujshëm, larg shtypit. Nënë Tereza nuk dha kurrë ndonjë konferencë shtypi, nuk ftoi kurrë gazetarë për të bërë deklarata dhe për ta ndërfutur veten në jetën publike. Kjo ishte mënyrë jetese për të kudo dhe jo një qendrim i zgjedhur për kohën e qendrimit në atdheun e saj, në Shqipëri. Thelbi i këtij qendrimi ishte krejtësisht i përkundërt me protagonizmin e çmendur që karakterizonte jetën shqiptare në atë kohë e më vonë. Zor të thuhet se modeli i shërbimit të heshtur që solli në Shqipërinë e pamjaftueshme për ambicie dhe ego qeverisëse të ketë ndikuar tek bartësit e tyre.

Në një prej vizitave të fundme të Nënë Terezës në atdhe, në muajin prill të vitit 1993, na u mundësua një takim i posaçëm me të, qëllimi i të cilit, sipas parashikimit, ishte realizimi i një bashkëbisedimi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nënë Tereza pranoi të fliste për dy-tre minuta para mikrofonit për këtë çështje, por në formën e një kumti. Thelbi i mesazhit të saj, i cili u botua pas dy ditësh në gazetën “Shqip”, ishte bekimi i dashurisë së shqiptarëve për njëri-tjetrin: “Ju do ta doni Shqipërinë aq sa do të doni njëri-tjetrin”.

A ishte pikërisht kjo thënie e Nënë Terezës ajo që u bë shkas për një debat me pjesëmarrje të gjerë publike, në qendër të të cilit qenë sloganet përcaktues për atdhedashurinë, cituar prej dy figurave të mendimit shqiptar: prof. Hamit Beqjes, i cili evokonte thënien e Pashko Vasës “feja e shqyptarit asht shqyptaria” dhe Fatos Lubonjës, i cili, përkundrazi, i përmbahej thënies së Nënë Terezës si bazë moderne e atdhedashurisë? Kjo është e vështirë të thuhet prej nesh. Pjesëmarrësit në debat mund ta saktësojnë. Ajo që mund të pohohet pa ngurrim është se për herë të parë pas një shekulli, që prej thënies së urtë të Pashko Vasës, një slogan tjetër iu ofrua shqiptarëve si thelb i shprehjes së dashurisë së tyre për atdheun.

Për ata që nuk i kanë harruar zhvillimet e vrazhda të gjysmës së parë të dekadës së shkuar, njohja me mesazhin edhe sot konfirmon se Nënë Tereza rronte me dhimbjet e Shqipërisë. Fryma e mesazhit shkon drejtpërsëdrejti kundër zjarrmisë së hakmarrjes, që po përjetonte Shqipëria në atë kohë. Kjo ishte e vetmja paralele me politikën e ditës në gjithë fjalën e saj. Gjithçka tjetër ishte mbikohore.

Me sa dihet, ky është mesazhi i parë dhe i fundmë që Nënë Tereza i drejtoi popullit të saj. Ja përmbajtja e plotë:

“Bota duhet t’i falet dashurisë”

– Mesazh i Nënë Terezës drejtuar bashkatdhetarëve të saj më 30 prill 1993 –

Dëshiroj t’ju kujtoj lajmin e mirë që na ka sjellë Jezu Krishti: Zoti na do, Zoti nga këshillon që ne ta duam njëri-tjetrin, ashtu siç Ai do çdonjërin prej nesh.

Dashuria nis nga shtëpia, nga familja. Kur njerëzit rrojnë në paqe midis tyre, kur janë të lidhur e kanë mirëkuptim, kur ushqejnë dashuri për njëri-tjetrin, edhe Zoti i do më shumë dhe i mbron nga të këqijat.

Njerëzit, brenda në familje, prindërit e fëmijët, duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin, të jenë së bashku, ta shprehin gëzimin e dashurisë njerëzore, duke e ndarë atë me të tjerët. Kjo ka shumë rëndësi. Nëse në çdo familje do të ketë dashuri, ajo do të përhapet patjetër, do të dalë jashtë tyre, pavarësisht se mund të ketë pengesa.

Kam parë kaq e kaq të rinj këtu në Shqipëri që e duan fort njëri-tjetrin. Ata dinë ta tregojnë dashurinë e tyre. Të duash do të thotë të lutesh me gjithë zemër. Lutja vetë është fryti i një ndjenje të thellë dhe të sinqertë. Dhe fryt i dashurisë është mendimi për të bërë mirë. Dhe fryt i bamirësisë e humanizmit është kurdoherë paqja. Ja përse bota duhet t’i falet dashurisë.

Njeriu duhet të lutet për të qenë një qenie që merr e jep dashuri, që të jetë bartës e përcjellës i dashurisë së ëmbël të Zotit tek secili prej nesh, tek secili prej vëllezërve dhe motrave të veta. Kështu mund të përhapen dashuria e mirësia në një shumicë njerëzish.

Eshtë një gjë e mrekullueshme të shohësh brezin e ri dhe fëmijët që rriten duke përhapur dashuri dhe gëzim. Kam marrë këto ditë një letër prekëse nga një djalë i vogël nga SHBA. Ai më shkruan: “E dashur Nënë Tereza, unë të dua shumë. Unë po jua dërgoj ju të gjitha kursimet e mia”. Në zarf ai kishte futur bashkë me letrën tërë pasurinë e vet prej fëmije: një çek me vlerë tre dollarë.

Unë e ndiej se dashuria për njeriun dhe solidariteti me të varfërit po krijon njerëz shpirtmëdhenj, që duan t’u dhurojnë të tjerëve gëzim e paqe; që duan t’i pasurojnë edhe ata në shpirt e në jetesë.

Le të falënderojmë Zotin për fuqinë që u fal shqiptarëve për të dashur e ndihmuar njëri-tjetrin. Shqipëria bëhet duke punuar të gjithë së bashku. Zoti e bekoftë çdonjërin prej jush! Unë do të lutem përherë që shqiptarët të kenë bekimin e Zotit. Dua të lutem për ne, për popullin e varfër të Shqipërisë, për popullin e Kosovës që vuan.

Zoti ju bekoftë!

(Botuar për herë të parë në: Gazeta e përjavshme “Shqip”,  nr. 3, maj 1993)

Ky kumt u shqiptua prej Nënë Terezës posaçërisht për popullin shqiptar në mesin e muajit prill të vitit 1993, kur redaksia e së përjavshmes “Shqip” pati nderin të takohet me të në shtëpizën e motrave të misionit të saj të bamirësisë në Rrugën e Elbasanit, duke u shmangur drejt qytetit “Studenti”.

Fillimisht ideja e një interviste, e një bashkëbisedimi, apo, më saktë, e një kontakti me shtypin, Nënë Terezës iu propozua nga dr. Lutfi Aliaj, në atë kohë këshilltar i kryeministrit dhe bashkëpunëtor i gazetës “Shqip”. Dr. Lutfi Aliaj njihej së afërmi prej kohësh me Nënë Terezën dhe motrat e misionit të saj, qysh kur autoritetet shqiptare vendosën të lejojnë hapjen e këtij misioni. Pikërisht përmes tij na u bë njoftimi se Nënë Tereza do të na priste në qendrën e misionit.

Ishte e vështirë t’i propozohej Nënë Terezës dhënia e një interviste, për shumë shkaqe, pikë së pari për faktin se në Shqipërinë e asaj kohe mbisundonte politika dhe vrulli i pushtetit të rrugës; ndërsa vetë vetëdija publike ishte vetëdije e një populli politik. Në këtë klimë, çdo pyetje për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve detyrimisht do të prekte kohën dhe botën e shqetësimeve të saj. Pavarësisht nga kjo, ne kishim filluar të besonim se do të mund të bënim një intervistë. Kishim përgatitur pyetjet, i kishim këshilluar me njëri-tjetrin dhe me miq të tjerë, me qëllim që në përmbajtjen e tyre të mos kishte, mundësisht, asgjë provokuese, por, në një mënyrë a një tjetër, t’i jepnim rastin Nënë Terezës të jepte vlerësime edhe për kohët që po kalonin shqiptarët, duke e ditur peshën e autoritetit të fjalës së saj. Takimi u zhvillua në kohën e paracaktuar, më 30 prill 1993, ora 10.00. Nuk qe shumë e nevojshme të bëheshin hyrje e paranteza.

Nënë Tereza u përgjigj me një vendosmëri që nuk linte shtigje për të diskutuar se nuk do të jepte intervistë. “Por, nëse është mirë për ju, unë mund t’i përcjell popullit shqiptar një mesazh”, tha ajo. Ne nuk bëmë kurrfarë përpjekjeje për të ndryshuar idenë e Nënë Terezës. Madje na u duk jo e drejtë që nuk na kishte shkuar më parë në mendje se Nënë Terezës duhej t’i kërkohej pikërisht mesazh dhe jo intervistë. Pra, çfarë dëshironte ajo t’i njoftonte popullit, jo çfarë i interesonte redaksisë së gazetës “Shqip”.

Mesazhi na u kumtua gojarisht, pa letër. Duke u ndarë Nënë Tereza lejoi të bënim foto “për kujtim apo për gazetën”. Një nga ndihmëset e afërta të Nënë Terezës, autore e një biografie thuajse zyrtare të saj, që kuptonte shumë mirë shqip, duke përzier, megjithatë, herë-herë në ligjërim edhe sintagma anglisht, duke kujtuar se ne, ndoshta, nuk kishim mbetur të kënaqur që nuk morëm dot një intervistë, na tha se “Nënë Tereza nuk jep intervista për askënd – ky është rregull – Nënë Tereza njofton mesazhe”. Teksti i mesazhit fillimisht “u zbardh”, siç thuhet në terminologjinë e dokumentalistikës. Më pas u përkthye nga z. A. Latifi dhe iu bë redaktimi minimal për efekt të kuptimit të drejtpërdrejtë. Mesazhi u botua në nr. 3 të së përjavshmes “Shqip”, maj 1993, me të njëjtin titull si më sipër dhe me nëntitullin “Shqipërinë do ta bëjë pajtimi i shqiptarëve / Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel për vepra bamirësie, themeluese e një misioni humanitar të njohur në shkallë botërore, u drejtohet bashkatdhetarëve të vet”. Pak ditë më pas disa kopje të gazetës ku ishte botuar ky kumt përjashtimor /ekskluziv/ iu dhuruan motrave të misionit të Nënë Terezës dhe nga ana e tyre u vlerësua saktësia dhe nderimi ndaj Nënë Terezës në paraqitjen e kumtit të saj.

Çfarë mund të veçohet nga ky mesazh?

Së pari, është një kumt posaçërisht për Shqipërinë dhe shqiptarët, që mban dhe reflekton lidhjet e Nënë Terezës me vendin e saj. Si rregull mesazhet e misionarëve të humanizmit dhe të bamirësisë nuk janë të lidhura me kohë e hapësira të identifikuara, ato janë të përgjithshme dhe universale, po aq sa dhe misionet e tyre. Nëse ky mesazh iu drejtua popullit shqiptar dhe Shqipërisë, kjo shpreh një raport specifik të Nënë Terezës me këtë vend.

Së dyti, në këtë mesazh Nënë Tereza shprehet në mënyrë të shpërfaqur se “do të lutem për ne”, shprehje që në këtë kontekst ka kuptimin “për ne shqiptarët, jo për të tjerët”. Dihet se prej opozicionit vetja-tjetri, ne-të tjerët shprehet identifikimi i individit në raport me bashkësinë që i përket.

Së treti, Nënë Tereza, në mesazhin e saj, në formën e lutjes, të urimit, të paralajmërimit dhe në çfarëdo forme tjetër prek tërë problematikën qenësore të botës shqiptare në atë ngutje për kalim të shpejtë në shoqërinë e konkurrencës.

Brenda paqes së qelqtë të mesazhit të Nënë Terezës zhurmojnë bëmat e shqiptarëve dhe kjo është shenja më e mirë se ajo kishte botë të mjaftueshme për të mbajtur një mision botëror brenda një zemre shqiptare.

 

17 komente në “INTERVISTA e parë për shtypin shqiptar nga Nënë Tereza: “E doni Shqipërinë duke dashur njëri-tjetrin””

  1. tourkalvanos.... says:

    SHn.Tereza(hasoneve shqipfoles): “ju kujtoj lajmin e mire qe na dergon Jezu Krishti: …… Zoti na do, Zoti na keshillon te duam njeri tjetrin ,kam pare ketu ne shqiperi qe shume te rinje (muslims)e duan shume njeri tjetrin…!!!!
    Une do ti lutem Zotit per ju…….etj,etj,etj!!!!!! Zoti ju bekoft!
    Beqiraaaaaaaaaa,me keto qe shkruani,vertet jeni te cmendur dhe se cmendurira juaj nuk paska kufi………!!!!

    1. adhurues i poetit te madh - Migjeni says:

      Poema e mjerimit
      Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
      kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
      kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
      që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
      edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
      të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
      E mbi ta n’ajri, si në qesendi,
      therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
      profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
      shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

      Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
      dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
      që t’apin litarin të shkojsh fill’ e të varesh
      ose bahesh fli e mjerë e paragrafesh.
      Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!
      Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
      të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
      i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
      tu’ ia lëshue lypsit një grosh të holl’ në shplakë.
      Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
      në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
      Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
      ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

      1. Malo Kanina says:

        Nene Terezen dhe Migjenin i ndan nje oqean i tere. E para shkriu jeten per ta zbutur sadopak mjerimin ne kete bote. Per aktivitetin e saj njerezimi e nderoi per se gjalli duke i dhene cmimin Nobel per paqen dhe pas vdekejes e beri shenjtore. I dyti nje mesues fshati ne nje zone te humbur te globit, i cili me talentin e tije mundi te beje vetem nje vjershe kunder mjerimit dhe vetem kaq.
        Kur para 20 vjetesh hyra ne nje librari ne 14 street ne Avenune e Peste ne New York per te blere nje liber per programimin ne kompjuter, pash ne nje raft te saj permbi 20 botime nga autor te ndryshem per Nene Terezen. Per Migjenin nuk me ra rasti te shoh ndonje. Por nuk po e zgjas, sepse me vjen turp nga vehtja edhe per kaq sa nderhyra….

        1. I menduari says:

          E verteta dhemb por sheron!
          E vetmja gje qe nuk sheron dot e verteta jane te semuret mendore, sepse ata nuk e kane sensin e kuptueshmerise. E kurre mos harro, besimi fetar eshte semundje mendore!!!

        2. adhurues i poetit te madh - Migjeni says:

          Recital i Malesorit
          0, si nuk kam një grusht të fortë
          t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
          ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët
          n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

          Unë lugat si hij’ e trazueme,
          trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
          endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
          dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.

          Mali hesht. Edhe pse përditë
          mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
          kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
          Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

          Mali hesht, dhe në heshtje qesh.
          E unë vuej, dhe në vuejtje vdes.
          Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
          Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

          0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
          Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
          Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
          E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

      2. tourkalvanos.... says:

        Ruajna o Zot nga…..te tedhurit(atheoi)!

        1. uhahahaaaaaa says:

          Me ty grekoman gjynafqari nuk ja vlen te merresh, se te gjithe ketu e dime se je me te meta mendore ?

        2. adhurues i poetit te madh - Migjeni says:

          TË BIRTË E SHEKULLIT TË RI

          Na të birtë e shekullit të ri,
          që plakun e lamë në “shejtnin” e tij
          e çuem grushtin për me luftue
          ndër lufta të reja
          dhe me fitue…
          Na të birtë e shekullit të ri,
          filizat e një toke të rimun me lot,
          ku djersë e ballit u dikonte kot
          se dheu ynë qe kafshatë e huej
          dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t’u paguhej.
          Na të birtë e shekullit të ri,
          vllazën të lindun e të rritun në zi,
          kur tinglloi çast’ i ynë i mbramë
          edhe fatlumë
          ditëm me thanë :
          S’duem me humbë
          në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
          jo! jo! s’i duem humbjet prore
          duem ngadhnim!
          ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë!
          S’duem, për hir
          të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
          të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
          që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
          kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis
          të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.
          Na të birtë e shekullit të ri,
          me hovin ton e të ndezun peshë,
          ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
          dhe për fitore kem’ me ra fli.

    2. bekimi says:

      E fitove edhe nje SUPE. Pirdhu ne qipro! (edhe jo fizikisht po deshe)!

  2. Malo Kanina says:

    Specie interesante jane komunistet, jane te afte te bejne edhe luften edhe paqen. Natyrisht, se ne c’menyre mund te bashkejetojne edhe shenjti edhe djalli brenda te njejtit trup, kjo eshte teme e gjere dhe i perket analisteve te psiqikes njerezore per ta trajtuar…
    Ndonse Shaban Sinani, i paisur shpirterisht me aftesi te rralla per ti sherbyer djallit, gje qe vertetohet me pranimin nga ana e tij te emrimit si keshilltar i udheheqesit te fundit te diktatures komuniste, nuk e ka per gje te shkruaj edhe per Nene Terezen, kete diamant te rralle te miresise njerezore. Atij as mund ti shkoje neper mend sa shume e njollos figuren e madherishme te kesaj shenjtore, duke ngjyer penen dhe shkruar per te. Mjafton fakti qe ai germon ne histori per te gjetur nje mori shenjtoresh,(Tema e hoqi nje pjese te shkrimit) thjesht dhe vetem per te bere te zakonshme figuren e kesaj gruaje engjell, te cilen komunistet me paturpsi te pashoqe e mohuan dhe perbuzen si simbol armiqsor ideologjik.
    Ne nje shkrim te botuar tek “Peizazhe te Fjales”, zonja apo zonjusha Marelba Fushekati bene fjale per nje krim makaber te ndodhur ne Toronto te Kanadase, ku dikush e kish gjykuar te udhes ti priste koken nje statuje te virgjereshes Mari. Ne kete shkrim mjaft domethenes, ne fund Fushekati pyet, se kujt i paska bere keq Maria ne Toronto, qe dikush te shkonte ti priste koken bustit te saj?
    Ne komentet rreth shkrimit, i shtyre nga kjo pyetje, nje komentues me nickname F.A. e gjen te udhes te pyes: Po valle, Gonxhe Bojaxhiu kujt i kish bere keq ne kete bote qe regjimi i Tiranes nuk e lejoi me gjallje te takonte nenen dhe motren e saj qe jetonin ne Tirane? A nuk eshte kjo nje ‘prerje koke’ per se gjalli, nje akt shume me makaber se ai i bere kunder statujen se virgjereshes Mari ne Toronto?
    Nuk po e zgjas, por po ve ne dukje, se ne si popull dhe si komb, nuk kemi per te beree asnje centimeter perpara ne rrugen e zhvillimit dhe perparimit nese nuk zgjidhim perfundimisht se ke rruge do zgjedhim per te ecur, ate te paqes dhe miresise me vehten dhe njeri tjetrin, me te cilen na meson kjo shenjtore e madherishme, apo ate qe kemi ndjekur deri tani, me urrejtje dhe terror ndaj cdo te lige qe sundon ne gjirin e shoqerise tone.
    Sesa efektive eshte rruga e luftes pa kompromis kunder te liges, kete besoj se 75 vitet e sundimit komunist na e kane vertetuar plotesisht. Ajo qe nuk kemi provuar eshte rruga e promovimit te dashurise dhe paqes ne gjirin e shoqerise tone.
    Bota e qyteteruar ka perqafuar kete te dyten dhe progresi i tyre eshte vertete domethenes. Natyrisht, me kete rruge ecet ngadale, ne raste te vecanta u pritet edhe koka atyre qe e simbolizojne, por ama kjo eshte e vetmja rruge qe siguron lumturi dhe mirqenie. Por ne kete rruge nuk ecet me komuniste ne krye, ata vertete jane vellezrit tane, por cuditrisht nuk duan ta kuptojne se jo lufta kunder te liges mund te coje shoqerine perpara, perpara ajo ecen vetem me dashuri per njeri tjetrin. Jeta eshte aq e gjate, sa e bene te pakuptimte urrejtjen dhe dhunen per perparimin e saj, ato vite qe na ka dhene zoti le ti shpenzojme per dashuri dhe jo urrejtje ne gjirin e shoqerise tone. Pastaj, tek e fundi, akoma nuk e kemi te qarte, se nuk eshte ne dore te njeriut te rregulloje njeriun? Na kaloi jeta ne format e edukimit, ku na mesonin si te urrenim te ligen. A mos valle kjo na beri me te mire?

    1. tourkalvanos.... says:

      Sakt
      E sikur mos te mjaftonin komunistet e tredhur (atheoi) per 45vjt,vendi apo shoqeria ra ne nje te keqe me te madhe: BASTARD JAHOVA!
      Imagjinoni nje product ne raftin e supermarketit ku nuk shkruan asnje te dhene: made in……bastard!

      1. tourkogrekos... says:

        E mor selcuko-ponto-karamanlinj greqishtfoles, jeni bo xheloza eeeeee ? ? ? ? ? ? ?

        1. bekimi says:

          E fitove edhe nje SUPE. Pirdhu ne qipro! (edhe jo fizikisht po deshe)!

    2. Mal Morina says:

      Ne kete bote vetem KOMUNISTET thone te verteten, te gjithe te tjeret gjenjejne. Kur karabushe si puna jote ta kuptojne kete, atehere bota do perparoje.
      Antikomunizmi eshte virtyt i budallenjve dhe i maskarenjve!

  3. ** says:

    Çfaqini komentet**

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje