Për të mos humbur e bastarduar gjuhën tonë të bukur shqipe

31 Gusht 2020, 11:58Kulturë TEMA

Nga Arqile Veshi

Duke lexuar librin e Prof. Dok. Ali Dhimo me titull: Për shqipen dhe shqiptarët” më tërhoqi vëmendjen materiali “Gjuha dhe publicistika” të cilin pasi e studiova me vëmendje konstatova se problematika që trajtohet në këtë material është prezente gati në tërë publicistikën shqiptare. Me qëllim që të sensibilohet sadopak opinion mbarë shqiptar, mendoj që me disa shkurtime e redaktime të vogla, shkrimin me titull “Gjuha dhe Publicistika” përgatitur nga Prof. Dok. Ali Dhimo, botohet. Ai shkruan:

“Lexova me ëndje të veçantë, por edhe me pikëllim të thellë, “klithmën” e çiltër që i dilte nga shpirti, poetit dhe përkthyesit tonë të shquar Robert Shvarc për shfytyrimin që po pëson gjuha jonë në ditët e sotme. Ai thotë se ndoshta nuk i takon atij t’u tregojë bashkëkombësve vlerën e gjuhës për një komb e se kjo do të ishte në radhë të parë detyrë e Akademisë së Shkencave, e Institutit të Gjuhësisë. Dhe, nga njëra anë, ka të drejtë. Koha që po jetojmë, kërkon jo vetëm studime të thelluara për çështje të ndryshme të jguhës shqipe, por në radhë të parë e mbi të gjitha ruajtjen dhe përkryerjen e saj në të folur e në të shkruar.

Por kur pashë se edhe numri i gazetës ku botohej shkrimi i zotit Shvarc, vetëm atë shkrim kishte pa gabime, ndërsa të tjerat vijonin të vuanin si përditë nga të njëjtat lajthitje, mendova se hauret e Augjisë nuk pastrohen dot me një “lopatë” gjuhëtari a shkrimtari, ato duan t’u kthesh lumen. E këtë lumë mund ta bëjmë të gjithë së toku, jo me zëra të veçuar e që dëgjohen “nga njëherë më hanëz” dhe që gëzojnë vetëm redaktorin e rubrikës përkatëse të gazetës. Kjo do të thotë që shqetësimin për ta mbrojtur gjuhën tonë duhet ta kemi e ta ngremë që të gjithë, dhe jo vetëm një herë, por kudo që jemi dhe të çfarëdo mjeshtrie qofshim.

Mirëpo ç’ndodh? Është për të ardhur keq të rikujtojmë këtu disa nga fjalitë e Mahir Domit për gjuhën tonë letrare, thënë këtu e disa vjet të shkuar, për të parë punën tonë gjatë këtyre vjetëve në lëmin e gjuhës letrare. Ai shkruan: “Çlirimi e gjeti gjuhën tonë letrare jo të përpunuar sa duhet, të pakristalizuar, të panjësuar, me dy variante, të mbushur me një mori fjalësh të huaja të panevojshme”. Ne, më 1992, kur u orvatëm ta kthenim fytyrën nga Perëndimi, siç na mësonte Naimi, kishim tashmë një gjuhë të njësuar letrare, me një normë pak a shumë të kristalizuar përfundimisht në të gjitha rrafshet e saj. Ajo kryente funksionet e veta si mjet komunikimi e bashkimi shpirtëror për të gjithë shqiptarët kudo që jetonin e punonin. Por pikërisht në atë vit, kur duhet të niste një nga çlirimet e vërteta të mendjes dhe të shpirtit shqiptar, ndodhi “një hap para, dy hapa prapa”.

Dhe me ne shqiptarët ndodh çuditërisht gjithmonë e njëjta gjë: ne nuk mësohemi dot të vijojmë rrugën e historisë, si gjithë kombet e tjera, duke përmirësuar vetëm gabimet e së kaluarës. Neve, të gjithë ata që na vijnë në krye, përpiqen të na. mbushin mendjen vetëm e vetëm për një gjë: që ata janë më të mirët gjatë tërë historisë së këtij kombi. Prandaj çdo gjë duhet të nisë me ata, nga e para. Dhe kështu iu vu kazma gjithçkaje të deriatëhershme,

shumë shpesh edhe atje ku jo vetëm që nuk ishte fare nevoja, por ishte një gabim i tmerrshëm dhe i pafalshërn. Në këtë qerthull ndryshimesh e “mrekullish” filluan, pra, menjëherë edhe në lëmin e gjuhës “përpjekje” çorodit’ese të ndërrnarra nga “të pamarrë vesh” për një rishikim thelbësor e të gjithanshëm të asaj gjuhe që ishte arritur me aq mund e gjak brezash të tërë. Ajo nuk ishte kurrën e kurrës “pronë” e diktaturës dhe aq më pak ishte e duhet të lejohej të ishte “pronë” e ndonjërit që zuri në lëmin e gjuhësisë një post të beftë, por ishte prona më e vyer e një kombi të tërë, të cilën ai e kishte arritur me luftë e përpjekje më së pakti qindra vjeçare. Do të kishte qenë mjaft e frytshme, sikur të ishte vijuar puna e nisur me harrje, përkitje e plotësime të mëtejshme, për të përmirësuar, përpikësuar e plotësuar më tej ato vise ku gjuha jonë letrare kishte nevojë, sidomos në rrethanat e reja politiko-shoqërore, ashtu siç kanë bërë dhe bëjnë gjuhëtarët e çdo vendi që kanë prej shekujsh një gjuhë letrare, e cila lëvrohet e përpunohet pa pushim.

Për fat të keq te ne dolën disa”teoricienë” me ide frymëshkurtra të cilët pandehën se në emër të demokracisë duhej dhe mund ta rrafshonin lehtë ngrehinën e sendërgjuar me aq mund nga breza të tërë lëvruesish, mendimtarësh e penash të pavdekshme dhe pastaj të fillonin një kullë të re babeli. Kështu këta gjuhëtarë dhe bashkë me ta edhe gjuhëtarët e tjerë seriozë humbën dhe po humbasin edhe sot mjaft kohë në këtë luftë me mullinjtë e erës, me diskutime shterpe: a kemi nuk kemi një gjuhë të njësuar e të përshtatshme letrare, edhe në kemi, ta flakim dhe “të bëjmë” një tjetër. “Shyqyr, jarebi!” që këtyre teoricienëve nuk u shkoi ndërmend ta fillonin “luftën” me alfabetin dhe Kongresin e Manastirit! Se ja, kjo vjen nga Jugu, ajo nga Veriu….a thua se bëhej e bëhet fjalë për ministra e kolltukfagë dhe jo për një mjet komunikimi mbarëkombëtar që na shërben të gjithëve pa dallim.

Ndërkaq duhet pranuar katërcipërisht se me këtë “kontribut” ata një qëllimi ia arritën pa mëdyshje: Së pari, ndihmuan në pështjellimin pa asnjnë nevojë të asaj që ishte mjaft e qartë e që kishte miratimin, nënshkrimin dhe njëzëshmërinë e mbarë një kombi. Së dyti, duke u shtënë pas problemeve gjoja teorike të krijimit të jguhës letrare, bënë që të lihen mënjanë problemet e vërteta që erdhën në këtë fundshekull edhe në gjuhën tonë. Kështu ndodhën ndryshime të papara demografike, me pasoja shumë të mëdha edhe gjuhësore dhe gjuhësia hesht. Shpërtheu një lulëzim i pakundshoq botimesh, filluar nga libri artistik dhe përkthimet e deri te pylli i vërtetë i shtypit shqiptar – dhe gjuhësia hesht.

Gjuhësia hesht në një kohë që te ne ka dhjetë vjet që po merren me shkrime e ligjërime publike lloj-lloj njerëzish, me lloj-lloj formimi kulturor e para së gjithash gjuhësor. Gjuhësia hesht, kur duke u shtuar aq vrullshëm sa stacionet radiotelevizove, aq edhe kohëzgjatja e transmentimeve të tyre, aty flasin gjithfarë njerëzish, kryqëzohen pa kurrfarë kontrolli lloj-lloj formimesh kulturore e gjuhësore, madje lloj-lloj pikëpamjesh për kulturën dhe për jguhën. Gjuhësia hesht, kur në këto stacione radiotelevizive punon e vepron një armatë e vërtetë vajzash e djemsh të rinj, të cilët punojnë me përkushtim me dhe pa orar, por që për fat të keq të shumtën e herës çështjet e gjuhës që përdorin, i kanë shqetësim të fundit, të mos të aspaktë. Disa prej tyre madje nisen nga bindja e rreme, se siç thotë zoti Shvarc, ata “thajnë” tashmë disa gjuhë të huaja, jo me shqipen që e kanë të nënës (!).

Ata harrojnë se duke qenë veprimtarë në mediat tona, nuk flasin me gjyshen dhe nuk i shkruajnë letër gjyshes, por flasin me kombin dhe i drejtohen me shkrime mbarë kombit. Gjuhësia hesht në një kohë që kanë kaluar disa vjet që nga Kongresi i Drejtshkrimit dhe, siç dihet, norma dhe kodifikimi i saj janë kategori historike që rishikohen e preken në hallka të caktuara herë pas here, edhe sikur në kohën që janë vendosur të kenë qenë zgjidhje të paqortueshme. Duke e parë gjendjen nga ky këndvështrim, bëhet e domosdoshme të trandet vendi e të shundet fort mbarë shoqëria shqiptare, seps ejo vetëm gjuha e masave të gjëra të popullit, por edhe gjuha e shkolluarve ka rënë shumë poshtë.

Në këto rrethana është e domosdoshme të ndërmerren hapa sa më të ngutshme dhe sa më praktikë. Duhet, pra, një “tërmet”, nuk duhen disa biseda, takime e porosi në salla të mbyllura me disa përgjegjës, drejtorë e kryetarë se atyre këtej u hyn, andej u del. Ministria, Universiteti, Akademia duhet të nisin punën dhe të ndërgjegjësojnë së pari armatën e madhe të arsimtarëve, pastaj ato të redaktorëve, përkthyesve, gazetarëve, shkrimtarëve, botuesve, korrektorëve të gjithë punëtorët dhe njerëzit e fjalës shqipe.

Pra, duhen thirrur në tryezë të gjithë anëtarët aktivë të mendjes e të penës në shoqërinë tonë dhe duhet të vihen vijimisht në dijeni për shqetësimit e ndryshimet që nxjerr praktika gjuhësore ndër ne. dhe një gjë e tillë arrihet duke krijuar një sistm enësh komunikuese, edhe duke dalë vijimisht në faqet e shtypit për çështje gjuhësore, por edhe duke organizuar biseda të shpeshta, në mos të rregullta, për çështje të caktuara me të gjithë këta veprimtarë. Pra, jo konferenca massive, një herë në pesë vjet, por lidhje e këshillime të pandërprera.

Është gjithashtu nevojë e ngutshme e kohës që edhe politikanët tanë, edhe në u ardhtë rëndë të marrin pjesë vetë drejtpërsëdrejti në takime të tilla, duke nderuar kështu gjuhën amtare jo ligjëruesit, të dërgojnë aty së paku ata që ua shkruajnë fjalimet, “Demkat”. Kur dëgjon gjuhën e tyre në parlament dhe jashtë tij, njeriu bindet se sa e ngutshme është një gjë e tillë dhe sa poshtë ka rënë gjuha jonë. Ndërkaq duhet ptanuar se të gjorët shqiptarët janë ndër të paktët, në mos të vetmit, që pushojnë së mësuari gjuhën e tyre në moshën 13-vjeçare, me mbarimin e shkollës 8-vjeçare. Në këto rrethana është krejt e kuptueshme që ata të mos dinë të shkruajnë dhe ta flasin mirë gjuhën e tyre, edhe kur të rriten marrin detyra të larta.

E njëjta gjendje vëreht në emisionet tona televizive në përgjithësi dhe sidomos në gjuhën e lajmeve në veçanti. “Lajmet” te ne ka dhe madje ka tepër, me orë të tëra e si në asnjë vend tjetër ato më së shumti nuk përbëjnë aspak lajm. Duke mbetur në lëmin e fjalës pa e kuptuar këtë as për së largu vetëm si gramatikë, do të themi se lajmet ndër ne jepen me një gjuhë gati krejt të pakotrolluar, tejet të shkujdesur e të shkapërderdhur, më fort përkthime të këqija, me një ritëm të tmerrshëm leximi dhe jo me në fund në një mënyrë jashtëzakonisht të mërzitshme. E vetmja gjë që i bën interesante, është se ato janë të mbushura me vrasje, vjedhje, skandale, sulme e plot bëma të tjera “trimërore” çka tregon në mënyrë të katëçiptë se këtu ndër ne nuk ka shtet. Dihet se shtypi i përditshëm, i cili përbën thelbin e publicistikës, krahas mjeteve të tjera të medias, është jo vetëm mjeti kryesor për përhapjen e informacioneve të natyrave të ndryshme, por edhe mjeti më masiv, sepse lexohet nga numri më i madh i folësve të një gjuhe. 

Prandaj kuptohet vetiu roli vendimtar që ai ka në një vend si yni për ruajtjen, pastërtinë e pastrimin dhe pasurimin e gjuhës letrare në përgjithësi me fjalë e mjete të reja shprehjeje, për përhapjen dhe përsosjen e mjeteve të ndryshme stilistike. Ai ndihmon ndjeshëm edhe për ruajtjen dhe ngulitjen e normave të njësuara gjuhësore, të cilat janë një punë e mundimshme shumëvjeçare brezash të tërë studiuesisht e mësuesish të gjuhës sonë. Në këto vite të trazuara në kërkim të një rruge demokratike të botës shqiptare gjuha jonë e përbashkët letrare ka njohur edhe ajo trazime të fuqishme. Nga njëra anë, ka pësuar një zhvillim të fuqishëm shumëplanësh me fjalë e shprehje të cilat ia bëri të domosdoshme vetë koha dhe shndërrimet shoqërore që ndodhën në Shqipëri. Nga ana tjetër, krahas këtyre arritjeve të padiskuteshme që solli hapja e Shqipërisë, njohja gjerësisht e në menyrë masive me arritjet e botës së qytetëruar në këtë fushe, vërehen edhe jo pak të meta e mangësi, të cilat duhen mënjanuar patjetër për t’i dhënë shtypit shkelqimin, seriozitetin dhe vendin që i takon në fjalën e shkruar.

Së pari, na duket se gazetat pak interesohen për vërtetesinë e lajmit a të informacionit që japin. E rëndësishme për to është buja që ai do të bëjë. Para pak ditësh i dhashë një kolegu, rne lutje për ta botuar diku “dekalogun” e shtypit gjerman. Pika e parë e tij ishte pikërisht vërtetësia e Mendoj se, duke mos i dhënë rëndësinë e duhur vërtetësisë dhe besueshmërisë së burimit ngavjen lajmi a infounacioni, jo vetem që bëjmë të pabesueshme vetë gazetën, por mbjellim edhe një pështjellim të pafalshëm te lexuesit, të cilët për fat të keq vijnë nga një e kaluar jo e largët, ku gjithçka që botohej në gazete, quhej absolutisht e vërtetë, ishte plotësisht e besueshme.

Së dyti, për sa i përket formulimit stilistik të përmbajtjes së lajmeve a informacioneve në pergjithesi, na bie në sy një komercializim ekstrem i shtypit. Duke u nisur nga ideja e sensacionit, i cili e shet gazetën, vërehet njëfarë ngazëllimi a kënaqësie në formulimin e lajmeve dhe të informacioneve të ndryshme, edhe kur ato njoftojnë gjëma të vërteta kombëtare. Viktima të ndasive partiake, gazetat për fat të keq harrojnë në më të shumtat e rasteve faktin e dhimbshëm se gjithçka e keqe që ndodh në Shqipëri, me Shqipërinë a për Shqipërinë, bie në kurriz të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm të një pjese e aq më pak të politikanëve të tyre. Nuk do të vijojmë më tej me mangësi të kësaj natyre, pasi së pari, tani kemi universitet me degë gazetarie dhe së dyti, kjo do të na largonte nga qëllimi ynë kryesor: përmirësimi i nivelit gjuhësor të shtypit tonë të sotëm”.

Këto ishin disa nga problemet që ka trajtuar Prof.Dok. Ali Dhimo të cilat për mendimin tim kanë vlerë aktuale dhe për ditët e sotme dhe përbëjnë kambanë alarmi për mbarë shoqërinë për mbrojtjen e gjësë më të çmuar që ka Kombi Shqiptar “Gjuhën e bukur shqipe”.

5 komente në “Për të mos humbur e bastarduar gjuhën tonë të bukur shqipe”

  1. Maverick says:

    Shkrim i goditur profesor, poooor kujdes edhe ju vetë me fjalët që përdorni!!!

    prezent = i/e pranish ëm/me
    sensibilizim = ndjeshmëri ose rrit ndjeshmërinë
    kontribut = ndihmesë (e vjetër kjo, nuk falet)

    KLM

  2. Prot says:

    Ti e paske lexuar po s paske mesuar a kuptuar asgje as per veten tende.
    Qe kur shkruan “Prof.Dok.” apo “sensibilohet”
    Nuk di ç’ke molloisur me tutje, se une ketu u ndala qe t’i shpetoj bastardizimit tend te gjuhes sone

  3. Maverick says:

    P.S
    Desh harrova kokën e shkrimit profesor…

    bastarduar = kopilizuar, por mund të përdorni edhe epitete të tjera më të pranueshme si psh. e dreqosur, e sakatuar dhe mbi të gjitha E SHËMTUAR, kur mbushet me fjalë latine, turke apo angleze në 30 vitet e fundit.

  4. Baliu says:

    Gjuha shqipe deri diku po mbahet, por emrat shqiptar jan thjesht me “internacinal” se bota vet.

  5. Baliu says:

    Disa gjuhetare gjitholog (perveq tjerash edhe analista politik) thojne se “ka nevoje” per nje gramatike te re te gjuhes shqipe, qe ata te bejne jete luksoze si “guru” te gjuhes shqipe sepaku deri ne pension.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje