Të përkthesh Balzak-un me Google translate

31 Gusht 2020, 18:24Kulturë TEMA
Të përkthesh Balzak-un me Google translate

Nga Ilir Metaj

Gjithe qejf, shtriqem ne shezlong dhe megjitheqe deti i Potamit me fton ta perqafoj pa humbur kohe, per momentin zgjedh te zhytem ne librin e ri me novela te te preferuarit tim,Balzak.

Kenaqesia e zhytjes ne universin e Balzakut, zgjat fare pak : sa leximi i faqes se pare.

Une nuk mallkoj,te pakten jo deri tani.

Por tani ndiej ta kam te pamundur mos te mallkoj Shtepine Botuese  Argeta-LMG per poshterimin perkthyes qe i kane bere nje prej shkrimtareve me te medhenj ( per mua, me i madhi) i te gjitha koheve.

Pervec nje perkthimi amatoresk me google translater, qe i heq cdo pike gjaku venave te fjaleve te magjishme te Balzakut, cdo ngjyre ylberit te imagjinates se tij, guxojne te nxjerrin per botim edhe nje perkthim mbushur me gabime ortografike.

Mallkimi im per ty Argeta-LMG eshte perfundofsh ne rrethin e Ferrit, dedikuar mashtruseve analfabetik dhe tallavaisteve te qelbur!

Do doja shume qe ti dhe simotrat e tua, qe me matrapazllekun e injorances perlyeni letersine klasike, mos te ekzistonit qe ne krye te heres sepse, se dikush ne Ministrine e Kultures, do e kthente ne mision ndricimin e letersise, jo thjesht me fjale e statuse ne diten nderkombetare te librit, por me vizion,standarte,ligje dhe rregull duke filluar me shtepite botuese.

Argeta-LMG nuk do kalonte klasen as per te perkthyer revista pornografike.

7 komente në “Të përkthesh Balzak-un me Google translate”

  1. Eva says:

    E perkryer ! Jo me shume se sot te Gazeta Tema ishte botuar nje shkrim tjeter per bastardimin qe po i behet shqipes! Na e tha i madhi Naim, na e tha, por kujt ja tha!
    Gjuha jone sa e mire,
    sa e embel, sa e gjere,
    sa e lehte, sa e d’lire,
    sa e bukur, sa e vlere.
    Te kerkoj ndjese po Alt+137 nuk punon si komande per te vendosur e-ne me dy pika!

    1. Lavdimiri says:

      Në tekst ka edhe gabime të tjera, p.sh. Egjiptin e sipërm > Egjiptin e Sipërm, gjen-eralit > gje-neralit/gjene-ralit/gjenera-lit, …francezë mangrabinët > …francezë, mangrabinët, …do t’i shikonte mendja > do t’i shkonte mendja, Ç’do të thotë “i pafrikshëm”?,
      …i ndalonte përdorimin > …i pengonte përdorimin, sa që > saqë, kurajon > kurajën, …ca ushqime … ca kohë (“ca” përdoret në ligjërimin bisedor, jo në atë libror) > …disa ushqime/haje …disa/do kohë.

      etj. etj. Mirë e the: Në ferr! ?

  2. Ton says:

    Po edhe ti e gjete te ankohesh ketu? Keta perkthejne me shumice me google translate.
    Dhe perkthejne keq shume here, fjali pa kuptim …nejse, ky eshte realiteti

  3. Zana says:

    Eheeeee sa “përkthime” të tilla ka nëpër raftet e librarive! Deri para ca vitesh “përkthenin” fëmijët, nuset dhe dhëndurët e botuesve, me gjuhën e mësuar në televizor dhe gramatikën e panjohur prej tyre. Tanimë u rritën nipërit e mbesat… Kurse redaktori letrar dhe ai gjuhësor nuk njihen fare. Gjithçka me “forcat e familjes”. Që vaji të mbetet në lakra. Lakrat janë librat e vyer që janë shkruar nga mendje të shquara ndër shekuj. Vaji është fitimi neto. Po neto ama.

  4. Sonja says:

    hajde perkthim hajde ?? po ke te drejte o Ilor, njesoj edhe ne perkthim si niveli i deputeteve ne parlament. Ca pret?! Ministria jone e kilultures eshte ministria me anemike qe ekziston prej kohes se demokracise.

  5. Majlinda says:

    Kudo perkthehet keq, e keni pare gazeten Report TV, jo perkthen por edhe editorialet i ka te mbushura me gabimet te trasha gramatikore. Sa here qe bej nje koment per gabimet komenti nuk me botohey kurre. Heren e fundit iu drejtova per ndihme Alba Malltezif se kush merret me komentet i fshin qellimisht. O gazeta nuk ka para te paguaj korrektore ose ata qe ja dine ti bejne te gjitha.
    Te mos flasim per romanet qe jane nje tmerr mbushur me gabime.
    Ku ka perfunduar botimi nuk krahasohet me perkyhimet perpara vitit 1990, me keq ardhje e pranoj.

    1. Henks says:

      Majlinda

      E ke thënë saktë, gjuha shqipe është masakruar keq fare kohët e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje