Rama përkujton aktorin e madh Ndrek Luca: Sa gjynah që i qëlloi të jetonte kur jeta shqiptare ishte bardhezi dhe artistët ishin gurë në lojën e paracaktuar të asaj jete

3 Shtator 2020, 09:38Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar aktorin e madh Ndrek Luca.

Përmes rubrikës “Homazh”, shefi i qeverisë ka sjellë në kujtesë të gjithë nostalgjinë e së shkuarës duke shprehur respektin që ndjen ndaj artistit.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Ndrek Luca hyn tek korifejtë e kinemasë sonë, prej kohës kur bardhezi ishte jeta jo vetëm filmat, e kur edhe ne spektatorët ishim të gjithë në role të paracaktuara, të bardhët dhe të zinjtë. Qysh në lindje ishim njerëz brenda kuadrateve të shtëpive njësoj dhe figura jashtë kuadratit të shtëpisë, ku luhej përditë një shah allasoj, që kishte një parim të thjeshtë, të bardhët fitonin dhe të zinjtë humbnin. Njerëz me botën tonë të brendshme dhe ushtarë, kuaj, oficerë, në sytë e botës jashtë nesh.

Filmat bëheshin për të na kujtuar kuadratin, në errësirën e kinemasë ku asnjë prej nesh nuk dukej, njësoj si bota jonë e brendshme, po ku syri që na kontrollonte kudo të gjithëve fuste në të, në brendësinë e mendjes e të shpirtit tonë, dritën e tij diktuese, formuese, hetuese, përmes lojës me historitë, personazhet, aktorët e paguar nga shteti për të argëtuar e farkëtuar ushtarët e vet.

Loja funksiononte, kinematë ishin plot, filmat ecnin shumë dhe kur erdhën edhe televizorët “Iliria”, ca si dollapë me sy xhami ose sy xhami si dollap, e diela u bë si dita e mezipritshme e dollapit që hapej e na fuste në shtëpi aktorët. Ndrek Luca ishte mes tyre njëri ndër më tërheqësit, sidomos kur luante të zinjtë, sepse gati-gati fitonte dhe megjithëse e dinim që s’kishte asnjë shans, prapësprapë na fuste ankthin. Dhe kur e shihnim me të bardhët ishte lehtësim i madh, njësoj si kur një lojtar i madh me skuadrën kundërshtare që të ka nxirë jetën, vjen e luan për skuadrën tënde.

Krejt rastësisht, në një televizor të hapur diku që rrinte aty si për zbukurim, pa zë, pasi s’e ndiqte askush, e pashë Ndrekën para pak kohësh me atë mushamanë e zezë, në anijen e famshme të Duelit të Heshtur. Çfarë aktori! Dhe sa gjynah që i qëlloi të jetonte kur jeta shqiptare ishte bardhezi dhe artistët ishin gurë në lojën e paracaktuar të asaj jete. Sidoqoftë, rolet e Ndrek Lucës ngjajnë sot e gjithë ditën si shkëlqimet xixëlluese mbi atë mushamanë e zezë në anijen e një kohe të vdekur. Dhe tamam sot, në përvjetorin e lindjes e kujtoj si një nga heronjtë e përrallave të fëmijërisë”, shkruan Rama. 

23 komente në “Rama përkujton aktorin e madh Ndrek Luca: Sa gjynah që i qëlloi të jetonte kur jeta shqiptare ishte bardhezi dhe artistët ishin gurë në lojën e paracaktuar të asaj jete”

  1. Shqiptar i Ndershëm says:

    Aktori Ndrek Luca ka qene dhe do te kujtohet nje aktor shqiptar i shkelqyer.
    Por ti sharlatan personalisht duhet te vesh vath ne vesh se:
    Ne ate kohe ti ishe ne 16-shen e te zinjeve, paçka se te dukej vetja i bardhe.
    Ne kete kohe ti je ne hierarkine e te zinjeve, paçka se vesh atlete te bardha.

    1. Koli says:

      O Ram pallkari ata jetuan ne nje epoke te ndritur ku talenti i tyre i sherbeu vendit dhe kinematografise shqiptare.Kadri Roshi vdiq duke kerkuar nje rritje te vogel pensioni dhe ky sistem i qelbur nuk ja dha.Ti je hajdut o Rama nuk je artist qe te kuptosh artin dhe artistin.Ti je hajdut dhe kriminel si Sali Berisha me Ilir Meten.

      1. Pellazg says:

        Ndrek Luca jetoi ne kohen me te lavdishme te historise shqiptare, prandaj dhe u be dhe mbeti AKTORI I MADH Ndrek Luca. Perndryshe do ishte thjesht ai Ndrek katnari qe si dilte pensioni per te pi kafen ?
        Lavdi kohes se ndritur qe pergatiti dhe nxorri njerez te ndritur!

  2. Armand says:

    Doni me per Belulin i thone kesaj. Ajo kohe e zeze vazhdon ende me niperit e mbesat e brashnjareve. Ti Edvin je kryekrimineli qe nuk le zuzar pa futur ne qeveri e u turret si skifteri mbi zhapinj duke gllaberuar c’gjetet perpara. Je nje deshtak dhe hipokrit nga me te rendomtit qe ske as burrerine te pranosh realitetin dhe ta mbyllesh ciklin tend politik me nje doreheqje. Ka prova mjaftueshem per bindjen qe kam por fatkeqesisht ke idhull Putinin qe helmon kundershtaret.

    1. Hajro Lula says:

      Paske bindje te forta ti Armand per scfare shkruan ? Dhe nenkupton se paske fakte ama nuk i thua se mos te helmojne dhe ty duke na treguar metodikat presidentin Putin dhe veprimtarine e tij mafioze . Po Presidenti Putin c’hyne ketu ?? Clidhje ka Presidenti Putin me botimin ?? Kush je ti mor plesht bythe qe i rit vlerat vetes se gjasme ben kritika ndaj Kryeministrit dhe ai do perdore metodikat e Putinit . Dhe derdh kaq vrer kundra Kryeministrit , ku ne fund te fundit e vlereson aktorin e madh Ndrek Luca , po para Rames cbene te tjeret ?? Apo tani filloj jeta ne Shqiperi ?? Ore mos je nga Saranda ti Armand ?? Atje eshte nje sumcpuar dhe rot kari njeheresh qe perdor vazhdimisht te tille llogjike …ik or plere , ik o vemje , llogjika e nje idjoti te rendomte .
      Cte helmoje Rama mor kar ? Ramestjetra i hodhi cizme , apo ai thuthuqi yt i hodhi boje shkrimi , dhe ja ku jane rojne dhe mbreterojne , Gjithe PD ja jote ka vite e vite qe ne themelet e saj ka shpifjen , intrigat , thurjen e thashethemeve , dhe ti na beke paralelizmin e Pugin me Kryeministrin Rama ??? Prandaj shecim para ne , kemi ca kllufer si punajote dhe e gjithe atyre qe kane llogjimen tende , gabel muti

  3. Tartufi says:

    Mund te them se ky ka qene krijesa me e degjeneruar ne fushen e roleve ne filmat e mashtrimit te madh te kesaj historije kaq te ndyre e te peshtire pa as nje vlere,pervecse mashtrimit te miletit ,,,,,blektoro- buqesor shqiptar.
    Ndyresija me e madhe e ketij peshtiresije aktor ,qe kur luante rolin e priftit tone katolik,,,,,patriot,,,,shpirteror,,,,te zgjuar,,,,te ndershem,,,,njeriu i zotit i derguar per misionin per kombin,,,,,,,,ta luante me gjithe madheshtine e akterimit si armikun e popullit shqiptar. Aktor i peshtire i ndyre me vleren e nje bajge lope ne teatrin komunist.

    1. TT says:

      O Matuf, e paske zemrën katran.

    2. vjeshta says:

      Tartuf,mirditor sigurisht! Sa të lodhun jeni mor kara. Priftërinjtë e shejtë janë te tanë pedofilia e kurva të!

  4. Socialisti vertet says:

    Nese do ishte ne ket jet sot ne SHQIPRI Ndrek Luca do ishte katandisur siç u katandisen per turp te ter aktoret e asaj kohe , ai po te ishte gjall do ishte tek greva teatrit , thua se sot po shkelqejn artistet ne kohen tende a debil a debil , esht koh perrallash per ty qe ishe nje alabak dikur , por jo per Reshat Arbanan apo Roland Trabicka qe vdiq se u semur ne ate teater me kushtet e bukura qe i krijove ti me kohen tende o qesharak idjot , e shikon bukurin e jetes nga kryeministria , je si pasha vet kujton se te gjith do ishin te knaqyr si ty , ja ku i ke te ter qe kan jetuar ne at koh perdit e me shum po i thurin lavdi Enverit se ti me shoket e tu i perzut me dhun nga ky vend i vodhet i xhvatet i mashtruat ju llumi dhe degjeneratat e rruges qe bet politiken kto 30t vjet , Ndrekes i fali kenaqsi ajo koh qe kur kalonte rruges e rrespektonte ter njerzia o alabaku rilindjes , sot ne kohen tende artistet jan ber per turp nuk i shikon , i thua Ndrek Luces te kishte jetuar sot , ai te jetonte se kish para i biri po , por si artist do ish harruar siç u harruan te ter koleget e tij qe koha jote i ktheu ne lypsa e refugjat o faqezi , ne at koh kur jetoi Ndreka artistit i jepnin rrespekt e dashuri ne at koh e gjeten veten te ter o thonjpaprer , ne kohen tende kan vdekur si njerez pa vler , debil qe i shikon gjerat nga keshtjella surrelit dhe dritarja kryeministris , votoheni o socialist te dhjer kte moster kryetarin e partis fashiste te rilindjes , se PSja juaj ka 10 vjet qe ka ikur ne drejtim te pa ditur drejt asgjekundit , skeni ku e luani bythen ja u ka zen koken me der , se perball ju ka mbetur saliu luli muli iliri qe jan njelloj si ky , intelektualet e kti vendi nuk egzistojn kta i kan ber si veten me dhun , po nuk doli parti me njerez patriot mbrapa kti fashisti antishqiptar qe mburret me stergjyshin do rrini nuk keni xhbeni , beni kujdes se partin tuaj ja u shiti o socialist mos ju shesi detin çfar nuk pret nga ky pler , ky njeri dhiste ne mes te guzhines me gazet ne paris se ishte banjo e vogel dhe e kishte fobi kujdes.

  5. Lani says:

    Po sot a ka dhe nqs ka ku janë aktorët shqiptarë? E nqs ka çfarë bëjnë se ne nuk shohim gjëkundi ndonjë film e ndonjë pjesë teatrale që t’ia vlejë të shihet?

  6. Shaqo says:

    Eh, athere bardh e zi xhiroheshin filmat, sot qe xhirohen ne ngjyra; s’ka me ajtire te atij niveli.
    .. negjithate i Edi; nuk jane nfjyrat qe bejne ajtiret e piktiret; po jane ngjarjet qe frynezojne. Pyet edhe me “budallane” per keto pune, pi nuk te dha jete pergjigje, mbase edhe me te hidhur per ty.
    Nuk hane fjalet e tij qe e bejne te paharrushem Ndrejen e plejaden e tij, por eshte puna e tyre.
    Ti jrenohu me artistet ne ngjyrat e sotme.
    Shpesh te ndodh qe per te atakuar te kaluaren, flet budallalleqe e marrina, qe jane minus i madh oer kukturen e punen e madhe qe po ben. Sidoqifte jam dakort me ate qe thua shpesh: nuk jam me i miri, por per tani, me te mire nuk ka. Dhe be na ka zene taksirati te jemi me ty.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Edhe atehere me ngjyra beheshin filmat o Shaqo ?

  7. Shaqo says:

    Eh, athere bardh e zi xhiroheshin filmat, sot qe xhirohen ne ngjyra; s’ka me aktorre te atij niveli.
    .. negjithate i Edi; nuk jane ngjyrat qe bejne aktoiret e piktoret; po jane ngjarjet qe frymezojne. Pyet edhe me “budallane” per keto pune, po nuk te dha kete pergjigje, mbase edhe me te hidhur per ty.
    Nuk jane fjalet e tij qe e bejne te paharrushem Ndreken e plejaden e tij, por eshte puna e tyre.
    Ti krenohu me artistet e ngjyrat e sotme.
    Shpesh te ndodh qe per te atakuar te kaluaren, flet budallalleqe e marrina, qe jane minus i madh oer kulturen e punen e madhe qe po ben. Sidoqifte jam dakort me ate qe thua shpesh: nuk jam me i miri, por per tani, me te mire nuk ka. Dhe ne na ka zene taksirati te jemi me ty.

  8. Tirana says:

    Shqiperia ka pasur talente por dikatura dhe artisti ishin te njellojshem ne sinkronizimin e mitit. Filmat Shqiptare kane qene te gjitha per edukimin e nje brezi me frymen e nje mungese te madhe te lirise. Arti letersia ,kinematografia kishin formuar nje censure te tille qe kurre shikojme nje film Shqiptar sot ai nuk eshte me i kuptueshem dhe nuk mbetet me vlera per cdo kohe. Ne kohen e diktatures vetem nje film Shqiptar u cilesua nga komisionet e Evropes qe ndante cmimet ate kohe , ai film ka qene lule kuqet mbi mure, realizim i1976, aktor Kadri Rroshi,Timo Flloko. Nje film i mire duhet te jete i mire ne cdo kohe dhe realist jo nje mitizim qe kalon nga e verteta ne figura heroike dhe legjendare. Cdo aktor i asaj kohe nuk ka asnje lloj mundesie te ishte i afte te luante nje rol ne kinematografite e Frances apo te Amerikes dhuna e diktatures eshte nje krim ajo ka pasoja ne breza.

  9. Olimpia says:

    Rama, ka ardhur momenti te largohesh nga PS dhe te merresh me,, prroin e ndergjegjes, tende te neveriteshem. Je shnderruar ne nje bastard ballist, modern,, por je komplet primitiv. I gjithe shkrimi yt per Lucen eshte nje shperthim deliriumi bulevardesk provincial.Je nje ideolog,, servil i klasave idiote primitive te sunduesve te para 44 es dhe oligarkeve gangstere te sotshem. Nuk te lidh asgje me thelbin modern te kultures dhe artit te vertete te filluar nga gjenialet Migjeni dhe Noli dhe te zhvilluar ne menyre mjeshterore nga Kadare, Agolli, Xoxa, Arapi,, Zeqo Spahiu dhe ne kinema dhe skene nga legjendat Frasheri, Roshi, Luca, Ljarja, Kurti, Logoreci, cifti Anagnosti etj. Rama.merru me kroniken roze dhe largohu urgjent nga vjedhja qe I ke bere te majtes. Te debatosh me shume me halucinacionet e tua te semura per,, kohet e humbura,, kohet e gabuara,, eshte si te merresh me nje njeri qe realitetin e transformon sipas ideve te tija te pikturave feminore te revistave per kalim kohe. Largohu, largohu jo per te fituar Basha, perkundrazi, per te fituar e majta.. Ka plot djem dhe vajza te majte moderne qe mund ta cojne perpara Shqiperine.

  10. Dukagjinasi says:

    Aha sa i qut piqtori. I dona me ngjyra si piqturat e veta te tipit Mandala qe u jepen femijve te kopshtit per te mesuar doren e per te rritur koncetracionin Si dhe pleqve demente.
    Ose Si pallatet e Tiranes te lyera nga bashkia per te bere lufte me mullinjte e eres (kunder bojes gelqerore monochrome te regjimit “komunist”).

    Pupupu pallati me shigjeta, apo ai tjetri afer parlamentit Si kostumi i Arlecchino:-(
    Do mbeten ne histori Si afresket e Pompeit

    Ndreka po tani do jetonte mire se i biri eshte “pasuru” shume e se fundi ka marre ne perdorim tunelet e rezerves se shtetit me 1 € e po i perdor per “perpunimin e peshkut”.

    Dmth keta ” udheheqsit” e marrin peshkun e fresket dhe ngjalen Po aq te fresket direkt nga tyneli bile te skuqur ne miell te bardhe.

    E dini o milet: Ndreka ka qene ushtarak, pilot.
    Nje dukagjinasi te vente te behej Pilot.
    Por Ndreka desh me U Bo artist, dhe u be nje Artist i madh.
    Po te mos kish qene ai regjim shume shume Ndreka do qe bere prift ose sherbetor i kishes ose me te ngjare ka qe me talentin qe kish do shkonte vdekje me vdekje te krynte gjamen e malcise.

    O tartuf, ata priftrinjte i benin dukagjinasit vetem spiuna ose.. (sic eshte bere publike nga vatikani)
    Sic pohote vete camaj.

    Ai regjim Ju hoqi vulen e analfabeteve dhe gjakmarrjen.
    Vepra kolosale per ato lloj gjinie qe ata jezuitet e tu mashin te shtyp e U mesoshin Si te vrisnin njoni tjetrin ne pusi e bindje te padiskutushme ndaj kryetarit te tribuse.

  11. katarakti says:

    Vetêm në atë kohë Ndrek Luca u bë dhe mund të bëhej i famshëm. Njëlloj si Robert Ndrenika, Vaçe Zela etj etj. Në kohën e sotme me siguri që do të bêhej një shpërndarês droge si Liljana Kondakçi. Me njê fjalê pati fat që jetoi në atê kohê, se sot do të ishte “askërrkushi”. E more vesh mor teveqel?! Mos u mburr shumê me “kohën tënde” të shkapërderdhjes totale!!!

  12. Bled Kosi says:

    RAMA ESHTE KTHYER NE DON KISHOTIN E KOHES SONE

    DO MBAHET MEND SI NJE DERDIMEN QE I ESHTE MBUSHUR MENDJA SE ESHTE N ENES I FAN NOLIT SI PRIFT E I KONICES SI ARISTOKRAT E ORATOR VEC NJE GJE HARRON SE DHE NOLI DHE KONICA NE POLITIKE E MENDEROSEN

  13. andrea says:

    zgjodhi anen e duhur si babaj juaj!

  14. Njeraz me vlera , ne nje kohe me 0 vlera !!!!

  15. I Madhi i mrekullueshmi Artisti qe ne cdo role ,
    vite Shpirtin e tij te luante
    nji nder ⭐ e Kinematografise Fameshme Shqiptare

    *** NDREK LUCA ***

  16. Vlonjati says:

    DONI ME PER BELULIN? vlora sot ska kinema as me ngjyra as pa ngjyra se na erdhet ju keto 30 vjet o zgjyra.

  17. Bogonica says:

    “Lani” desha te komentoj por sa lexova komentin tuaj u terhoqa, kini shkruar sikur t’ua kisha diktuar une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje