Koço Kokëdhima ka organizuar një “rebelim” të skuadrave të Kategorisë Superiore të Futbollit shqiptar, pasi kanë paraqitur një listë me kërkesa ultimative dhe maksimale ndaj qeverisë.
Pas mbledhjes në Fier, presidentët e klubeve vendosën bojkotimin e kampionatit, duke kërkuar që të hiqen taksat, subvencione nga shteti, që të shpëtojë krizat financiare të mbartura në klube.
Futbolli është një organizim përgjithësisht vullnetar e privat në të gjithë botën, dhe përgjithësisht ka kriza dhe probleme financiare.
Madje duke nisur nga klubet më të fuqishme botërore, ndaj disa prej këtyre klubeve janë në duar manjatësh të fuqishëm aziatikë, duke nisur nga Italia, Franca apo Britania e Madhe.
Në Shqipëri, ndryshe nga çdo vend, me sportin në përgjithësi e në futbollin në veçanti është kryer një lojë ku nuk kanë qenë kurrë në zbatim rregullat e ligjet.
Klubet nuk u privatizuan asnjëherë të gjitha; duke u mbajtur në duart e bashkive nga njëra anë dhe nga disa biznesmenë të mëdhenj, që për pasion por edhe për interes ekonomik se përfitonin nga aspekti fiskal, ku ju uleshin disa taksa si pasojë e sponsorizimit në sport.
Megjithatë për vite, futbolli në vend nuk u bë asnjëherë një sektor të paktën i strukturuar ekonomisht dhe mjaft biznesmenë e kanë përdorur për favore politike dhe lidhje me politikën. Vitet e fundit disa ekipe hynë edhe në lojrat e basteve e ndeshjeve të trukuara.
Por ajo që duket tani me performancën rebeluese që po nxit Kokëdhima, duket se është thjesht një betejë e tij ndaj Edi Ramës duke përdorur futbollin ngaqë i mungon Parlamenti.
Po cilat janë kërkesat që kanë kërkuar klubet e futbollit në Ligën Superiore? Kërkesa e parë: Të ulet TVSH në masën 6%. Kjo kërkesë nuk specifikohet se për çfarë operacioni financiar duhet të bëhet. Pasi nëse përfitojnë edhe kompanitë e biznesit, do të duhet bërë për të gjithë. Nëse kjo kërkohet për operacionet e blerjes së futbollistëve apo administrimit të biletave, sërish duhet specifikohen.
Kërkesa tjetër: Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura. Edhe kjo nuk duket se ka të bëjë me futbollin, pasi detyrimet fiskale të industrisë së futbollit, nuk kanë krijuar këtë hendek, por bëhet fjalë për biznesin që sponsorizon këtë aktivitet. Nëse bëhet fjalë për të falur sigurimet shoqërore për rrogat e lojtarëve apo stafeve të kluveve, ky nxjerr një handikap të madh se kemi pasur masivisht punë në të zezë dhe çdo amnisti në këtë rast ka rrezik të hapë precedent.
Kërkesa tjetër: Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite. Sërish kërkohet një amnisti fiskale për operacione të mëdha financiare siç janë blerja e lojtarëve. Në çdo vend të botës nëse kryehet ky operacion, ka brenda taksën. Nëse duhet ulje natyrisht që duhet diskutuar, por jo me rebelim ultimativ.
Kërkesa tjetër: “Të miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimi për Sportin”. Aktualisht ligji i Sponsorizimeve u ul deri në 20% tatim-fitimin çdo biznesmeni që sponsorizon futbollin, ndërkohë që janë hequr detyrimet doganore për pajisjet mjeksore e sportive. Por për ta plotësuar këtë pjesë për të përfituar, duhet të plotësohen disa kritere të qarta ku thelbi është rregulli financiar dhe formaliteti ekonomik.
Këtu çështja është se në këtë rast nuk po kërkohet as ulje e as lehtësim, por falje gjobash e kamatash të krijuara gjithë këto vite, si dhe heqje totale e taksave. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë më me një sistem privat, por me një sistem që nuk zbatohet në asnjë vend të botës. (Shqip)
Asnje leshim per keta perfitues te pacipe qe e kane kthyer futbollin nga sport ne bixhos! Qe shesin e blejne ndeshje, qe marrin para nga sportistet dhe nga prinderit e tyre per ti bere pjese te ekipeve…, per te mos permendur kalbezimn e gjithe sistemit zinxhir te ekipeve ne klube, forumet e gjyqtareve, komisioneve te disiplines, pa fund!
Keshtu qe stop, mjaft ketyre gjakpiresve te rinise shqiptare
Koco kokedhjeri, qe kur bleve gjithe frigoriferin e Durresit per 2 mln leke te vjeter, duke jau futur gjithe atyre qe kishin nje jete qe punonin aty,More per se koti. Ti duhesh kaluar ne nje VETTING te posacem.
Sigurisht duhet te paguajme ne qytetaret edhe per koqen, se pak na ka vjedhur e zhvatur ky hajdut, se bashku me te tjeret. Kurre mos u lujte futboll me keto hajdute e kriminele ne drejtim te futbollit. Futbolli eshte loje per qytetaret e jo biznes per te ngopur koqen me familjen e tij e te tjere. Qeveria te mos beje asnje leshim, ne djall keto kriminele.
Kjo kerkese e Kokedhumes eshte politike kunder Edi Rames.Kryesori ne keto kerkesa bajate eshte Duka qe i eshte dhjamosur qafa dhe i eshte bere barku sa nje fuci.Per Spotin qeverija Rama ka bere stadiumin e Tiranes,Elbasanit,Shkodres dhe po nderton te Kuksit.Qeverit e tjera kane bere zero.Te zbatohet ligji per sportet as nje qindark me teper nga taksa paguesit shqiptar.Malsori Boston
Le ta provojne shqiptaret pa kampionat futbolli disa kohe dhe do te rezultoj se askujt nuk i rruhet per te!
Nuk ka faj Koqua. Ka faj ky Koqebashi i Fierit qe ja legalizoi ndertimin pa leje, brenda stadiumit te qytetit.
Jo vetem kaq, por kryetari injorant i bashkise, shkoi me tej, duke e prishur edhe pjesen tjeter te pistes te atletikes. Tani ne atletet e Fierit, nuk kemi me terrene ku te stervitemi.
Turp per Fierin, i cili ne te kalysren ka patur atlete cilesor.
Presidentet e klubeve te futbollit shqipetar jane matrapazet qe kane prishur lojen me te bukur te sportit .Ata kane vepruar me futbollin sic kane dashur ,jashte kontrollit te shtetit presidentet si Xhani,Sula,Zeqo,Kokdhima,Bizhdili,Tako,Halili ne bashkpunim me njeri tjetrin e kane kthyer kete sport nje mjet fitimi ne kuriz te taksa paguseve shqipetar,Jane mashtrusit me te medhenjte qe e kane shkateruse futbollin . Shikoni stadiumet bosh nuk shkon njeri ,sepse nuk luhet futboll ,por rezultatet jane te para caktuara.FShF dhe kryetari Duka i njeh mire problemet efutbollit ne superiore ,pornuk i intereson te veri para pergjegjrsise presidentet eklubeve,permos pagesen e taksave,borxheve,puna ne te zeze qe bejne presidentet,ku eshte roli federates qe ka nje numer te madh punonjesish qe paguhen nga taksa pagusit shqipetar .Pergjegjesiame emadhe itakon shtetit, qe i ka lene keta matrapaze edhe ne bashkpunim me politikane mafioz te shkaterojne futbollin e te gjitha qyteteve si Vlora,Dinamo 18here kampione,Elbasani,Berati,Gjirokastera,Lushnja,Ķavaja futbollistike,Fieriqe hyn edel sishetitje nga nje kategori ne tjetren sipas deshires se presidentit.Kjo gjendje e mjeruar e futbollit e ka zanafillen mbas viteve90.,ku ekonomia e tregut ne sport u la nga shteti ne dore te hajduteve,matrapazeve qe nuk kishin asnje njohuri mbi ligjet e ekonomise kapitaliste ,Rikujtoni presidentet e klubeve te atyre klubeve si presidenti ifamshem Lushnjes R.Xhaferri.Te ketij kallepi kane qene dhe vazhdojne te jene edhe sot Kerkojne te mos paguajne borxhet,taksat,te mashtrojne me bilancet,meshite blerjet efutbollisteve.Shteti nuk duhet te bej rolin e lndiferentit,por duhet te mari situaten nen kontroll ,pasi e perseris qe futbolli eshte jashte kontrollit Modelet e organizimit ne baze te ligjeve ekzistojne .Ato duhet te studijohen nga njerez te ditur,jo nga Duka ,Kokdhimae kompani,e te implementohen ne sportin qshqipetar
Asnje leshim nuk duhet bere sot,sepse shume me keq do te vene punet me sportin dhe futbollin ne vecanti Asnje leshim Boll kane shire keta matrapaze per 30 vjet rrezultati stadiumet bosh bosh bosh. Deri kur do te vazhdoje keshtu
ky kokedhima eshte per ti qi gruan Nje hajdut dhe nje ndyresire qe nuk e ben nona
Ky eshte komplet i rrjedh.sihikoji ceren.dhe katnarit Duka i intereson sepse normal ka vllain kryetar partije pa parti.nje cope injoranti.menje fjal kto manjatet tane jane sa copa laparakesh.asnje lesgim kryre palo presidentash
Temen e semes! Kur eshte bere edhe kokedhjeri te beje presion!! Po ne pidh te semes more le te shkoje. Se mos po e ben futbollin per ne – per vete e bejne. Apo seshte nje nivel i larte shume dhe nuk bejme pa te. O pika
Gjalle qenka ky kerma, babai i drogaxhijeve
Nuk duhet te meresh me kete matrapazin e kahershem!A ka njeri normal,qe beson se ky merret me futboll per pasion! Kurre !Qendrimi i fundit,si llafollog i perjetshem,ka te beje me projektin e kanabisit,kujtes-presion mbi qeveriun !Neveri !
O Koço, a është e vërtetë që te firma jote 2k ke mbajtur dikur punonjës në të zezë, apo edhe me rrogë minimale ndërkohë që paguheshin më shumë? A është e vërtetë që ke marrë punonjës pa eksperiencë dhe i bëje drejtorë? Gojët e liga kështu thonë. Me këto firma leshi bëje punët publike në Tiranë? U bëre milioner nga tenderat që të jepte Rama dhe pastaj i vure shkelmin! Të lumtë bytha!
Me pelqyen komentet e mesiperme. Ato ti studjoje edhe Qeverria e marre ne konsiderate. Asnje leshim mashtruesve e matrapazeve duan te perfitojne nga futbolli e jo ta ndihmojne ate. le te mbetemi edhe pa futboll, kampionat per nje vit. Le te bejne stervitje e ndeshje e ndeshje miqesore ne qejf te vet ekipet se mire do i behet, i kundervihen edhe konvid-19.