VIDEO: Po qëndronin në makinën e tyre, i riu qëllon me armë dy policë

13 Shtator 2020, 09:23Lifestyle TEMA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të shtunën në një konte të Los Angeles, ku dy zv.sherifë, një burrë dhe një grua, u qëlluan me armë zjarri nga një person i panjohur.

Dy zyrtarët e lartë të policisë po qëndronin në makinën e shërbimit, pranë një stacioni treni në Compton, kur një person iu afrua dritares dhe qëlloi ndaj tyre. Të dy ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta, ndërkohë që momenti i ngjarjes është filmuar nga kamerat e sigurisë të stacionit të trenit. Një ekip i FBI iu është bashkuar hetimeve për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

Pas kësaj ngjarje reagoi dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duke deklaruar se kriminelë të këtij lloji duhen goditur ashpër nga forca e ligjit.

1 komente në “VIDEO: Po qëndronin në makinën e tyre, i riu qëllon me armë dy policë”

  1. Prof Dr Kalec Dega says:

    Urrejtja per ligjin nga te majtet-liberale sorosjane…tamam mentalitet shqiptari ‘Straight Outta Compton”, lol…duket si femije, qe ndoshta do fitoje hyrjen ne bande me kete iniciative…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje