Vijon absurditeti i Ligës së Futbollit, refuzon kërkesën e Fidel Yllit: Kemi pas presidentin pa qef, takohemi në kryeministri po doni, jo tek Financat

13 Shtator 2020, 20:24Sport TEMA

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Ligës Profesioniste të Futbollit, sekretari, Dritan Kadia, ka bërë me dije se Liga ka refuzuar kërkesën e Fidel Yllit për të zhvilluar një takim në zyrat e Ministrisë së Financave, për shkak se drejtuesit e Ligës nuk e shohin të nevojshëm këtë takim, pasi propozimet dhe kërkesat i janë përcjellë drejtuesve të ministrisë shumë herë.

Liga kërkon që të takohet me kryeministrin në zyrat e qeverisë.  Gjithashtu në postim bëhet me dije se presidenti Libohova nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës, për shkak se ka qenë pa qejf.

POSTIMI I LIGËS PROFESIONISTE

I nderuar zoti Fidel,

Më duhet tju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qef dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.
Duke ju falenderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.
Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.
Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.
Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia.

Tiranë, më 13 shtator 2020

9 komente në “Vijon absurditeti i Ligës së Futbollit, refuzon kërkesën e Fidel Yllit: Kemi pas presidentin pa qef, takohemi në kryeministri po doni, jo tek Financat”

  1. Partizoni says:

    Kurre mos fillofte ky lloj kampionati me keto lloj palacosh!!!!!!!!!! Mos jua zgjatini fare ketyre ndyresirave qe luajne me ndjenjat e shqiptare.

  2. eli says:

    Do te takohet Koco bythqiri me kryeministrin!!!Ik mor vrrome muti.

  3. Shaqo says:

    Lereni ligen me te ligjte. Nuk na hyn ne pune ky lloj futbolli. Lerini te bejne cfare te duan, kujtojne se na pelqejne ndeshjet e tyre, allishverishet e tyre. Nuk duam ta shikojme kurre kete lloj futbolli.

  4. Ladi says:

    Çfar do lek Armand Koço bythqiri nga taksat tona.Kurr mos filloft ky mut kampionat.U be deti kos u leshuan dhe vampiret.

  5. spaku pordhacaku says:

    I bukur kampionat!!???o pika qe su bie…ndihmoni popullin e varfer me ato miliona…

  6. Martin says:

    Hahaaaa po kujt i plasi randaku se nuk fillon estrada juaj?? O ju shplafte mortja me gjith kampionat qe beni ju

  7. Mona pompon pistona says:

    Lige hajduterish dhe kumarxhinjsh. Ka 30 vjet qe e kane kthyer kampionatin e futbollit ne kampionat grushtash dhe hedhje guresh.

  8. Gjenomadh says:

    Kampionat yn esht theater, kot sa me fillu.

  9. Sasame says:

    President matrapaz,hajdute,xhambaze,qeskane lidhje me futbollin qe para 90 nuk kane pare nje ndeshje futbolli .Keta matrapaze kerkojne te mos paguajne detyrimet si sigurimet shoqerore ,taksat,borxhet e pa shlyera.Keta jane presidenta te tipit Rapush Xhaferi presidenti i famshem i Lushnjes ne vitet 96 97.Keta hajdute si Sula,Zeqo,Halili,Bizhdili,Xhani,Idrizi,Laze,D,Sula,Takaj ekompani shkateruan futbollin ne qytetet kryesore si Elbasani.kampion,Dinamo 18here kampion,Vlora,Berati,Kavaja ,LushnjaGjirokastra,Fieri qe hyne e del cdo vite .Shteti nderton stadiume duke harxhuar miliona euro nga buxheti shtetit.Ketu vepra bane krejtesishte jo rentabel,sepse ne cdo ndeshje jane bosh ,kjo per shkak te f.sh.f ,presidenteve hajdute
    dhe vete shtetit qe e ka lene futbollin te luhet pa rregulla,pa ligje,paauditim e ka lene thjeshte ne dore te ketyre matrapazeve.Shteti nuk duhet ti bej asnj leshim .Kurre mos u luajt futboll per te plotesuar tekat e ketyre mafjozave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje