EMRAT: OFL zbarkon në Vorë dhe Durrës, u kërkon deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve

14 Shtator 2020, 12:52Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur ditën e  sotme në Vorë dhe Durrë, ku i kërkon deklarimin e pasurisë 3 persona të dënuar më parë për vrasje dhe kultivimi i lëndëve narkotike.

OFL ka bërë të ditur se këta shtetas kanë 48 orë kohë për të justifikuar burimin e pasurive të tyre:

Alket Zeneli., banues në Vorë, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; 

Durjan Guza, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marjel Firza, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thekson OFL.

Njoftimi i plote 

“Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve.

Alket Zeneli., banues në Vorë, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Durjan Guza, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Marjel Firza, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, thekson OFL. (TemA)

1 komente në “EMRAT: OFL zbarkon në Vorë dhe Durrës, u kërkon deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve”

  1. Der Fuhrer 2025 says:

    Po ne Surrel do bahet nomi?
    Pra, a do zbarkoje ne Surrel OFL -ja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje