Ndryshimet në Qeveri: Çfarë përfaqëson ikja e Besa Shahinit dhe a do të jetë e vetmja?

15 Shtator 2020, 11:04Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Një ose dy muaj më pare, opinioni public, por edhe qarqe brenda PS-së, folën për një mundësi të ndryshimeve në Qeveri me ardhjen e vjeshtës.

Pas dy bombave tymuese, ku ministrja e Arsimit Besa Shahini tha që do të largohej, dhe po ashtu edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në Vlorë se nuk do të jetë minister, Edi Rama e ndau nyjen e pare, duke e zëvendësuar Besa Shahinin me deputeten e Elbasanit Evis Kushi.

Një lëvizje e pastër politike. Kjo lëvizje bëhet pikërisht në një kohë që presidenti i Republikës ka dekretuar 25 prillin si datë zgjedhjesh, ndërsa Rama ka shpërndarë njerëzit si të deleguarit e PS-së në qarqe.

Ndërkohë zëra nga opinioni publik i bëjnë të ditur kreut të qeverisë se, nëse do të dalë për një mandat të tretë në zgjedhje, i duhet një ekip me një imazh të fuqishëm politik dhe jo një statukuo aktuale e të luhet me demonizimin e kundërshtarit.

Po sa do të ndikojë një ndryshim qeverie pak muaj pas zgjedhjeve? E cila gjithsesi do të zëvendësohej pas 25 prillit, nëse Rama merr mazhorancën.

Ka disa modele për këtë. Ekziston modeli i Maqedonisë së Veriut, e cila prej dy sezonesh elektorale emëron një kabinet teknik 3 muaj para zgjedhjeve, i cili sot po cilësohet gjithnjë e më i dështuar.

Zijadin Sela, në një intervistë për Shqip para pak kohësh, tha se, edhe pse e fshehur në termin “teknik”, një kabinet koalicioni i pozitës dhe opozitës  është vetëm një qeveri elektorale, ku sërish mazhoranca e merr “pjesën e luanit”.

Kemi edhe modelin grek, ku përpara zgjedhjeve qeverisin gjykatësit e lartë të vendit, të cilit si kemi.

Por ekziston edhe një logjikë për të cilën edhe është folur nga debati e komentet, që i kërkonin rifreskim kabineti “Ramës”.

Është prezantimi i një kabineti të ndryshuar, i cili do të jetë fytyra politike e kërkesës për mandat të tretë. Që natyrisht për kaq muaj nuk është se bën ndonjë gjë të madhe, se është kohë e shkurtër, por i jep një peshë asaj që quhet përfaqësimi politik, i cili thuajse në të gjithë spektrin është në krizë.

Një kabinet politik që të japë imazh si do të jetë oferta e ardhshme, jo vetëm në program, por më shumë në fenomenin e figurave që propozon; jo si individë, por si logjikë që komunikon me zgjedhësit.

Kjo i jep njerëzve një transparencë dhe një mundësi më të qartë zgjedhjeje, natyrisht duke e ballafaquar edhe me ekipin përfaqësues që do të zgjedhë opozita.

Por a do të jetë një lëvizje e veçuar ajo që Edi Rama bëri me Besa Shahinin dhe Evis Kushin, apo do të shoqërohet në mënyrë të veçuar edhe nga manovra të tjera?

Një manovër en bloc e Ramës ka gjasa që të hasë rezistencë tek presidenti Meta për dekretin, ndaj sipas gjasave këto lëvizje do të jenë me pikatore, duke bërë manovrat një nga një.

Por nga emërimi i Evis Kushit mund të thuhet diçka; politikisht Rama i jep Elbasanit një peshë të rëndësishme dhe duket si prioritet i PS-së për të arritur të paktën rezultatin e 2017-s.

Por dy pika të tjera të tjera të dobëta politike janë Durrësi e Shkodra, ku PS mund të ndjekë shembullin e rokadës në Ministrinë e Arsimit.

A do të jetë lëvizja e radhës në Ministrinë e Brendshme meqë e paralajmëroi Sandër Lleshaj? Në këtë mement duket ka mjaft emra të njohur të PS-së që të kanë nisur të ëndërrojnë kolltukun e Ministrisë së Brendshme?

Por sipas gjasave, ky endërrimtar nuk është nga Elbasani….

10 komente në “Ndryshimet në Qeveri: Çfarë përfaqëson ikja e Besa Shahinit dhe a do të jetë e vetmja?”

  1. 2025 dhe ndoshta me larg says:

    Perfaqson nje m ..tte madh te qeverise rrumpalle udhehequr nga Komuniste e Shtangiste.

  2. Ideali says:

    Asgje s na the o Pate.Rames i ka marre muti shalet. problemi eshte opozita qe s ka perfaqesim dinjitoz. Se mos ndreqi arsimin me kete Kushin qe ka mbaruar menazhim biznesi. Arsimi kerkon zgjidhje profesionale, serioze, kombetare, patriotike, jo llustra boja.As mos i shkoi mendja dikujt se sherohet per disa muaj ashtu si ka perfunduar.

  3. Z.Shahini nuk duhej te emerohej si ministre,e jo kjo per antikosovarizem etj,por se ajo nuk kishte aspak njohuri per shqiperine e sistemin arsimor te saj,e mefshte,e ndikuar plotesisht nga kryeministri dhe duke ditur se ajo merrte kete detyre nga nje ministre totalisht e paafte L.Nikolla,e cil e kishte cuar arsimin ne piken me te ulet duke e shkaterruar fare.e sa per ramen duhet te kuptoje se me spiropala,ahmetaj,beqja,kusha,balla,e servile te tjere nuk terheq askend me te votoje per te.ai urgjentisht te ndryshoje ekipin elektoral ose humbja do te jete katastrofike.

  4. loni says:

    Ju rëntë flaka, se çfarosen Shqiperine

  5. loni says:

    kjo gazete o Mero, duhet te jete kunder çdo qeverieqe te ngelet me e lexuara

  6. loni says:

    kjo gazete o Mero, duhet te jete kunder çdo qeverieqe te ngelet me e lexuara, se ke filluar ta dhjesesh fare

  7. hasani says:

    Or shoku pata, asgje ska ndodhur dhe asgje nuk do te ndodhi. Mjaft me me keto komente se vertete na merzitet.

  8. Taulant says:

    Po Rama ne 7 vjet nuk beri asgje do bej ne keto 7 muaj qe kane mbetur. Nuk zhvillohet vendi me militant,injorant hajduter. Gjithe ministrat jane sekser te vjedhjeve te Rames. Te gjithe te paafte. Peshku qelbet nga koka me nje hajdut e shpellar si Rama (prishja e teatrit tregoj kulturen e shpelles te ketij bastardi) resultati ky do te ishte krim,varferi,mjerim e emigrim. Rama ka meriten personale qe e varferoj dhe e vodhi vendin me keq sesa qeverite e Berishes.

  9. Koha per tu zgjuar says:

    Ky paska degjeneruar fare, qenka dehur nga bythlepirja si duket.
    Krahason nderrimet qe ben Rama me qeverine teknike ne Maqedoni apo me greqine ku drejtimin e marrin gjykatesit e larte te vendit qe ne si paskemi e per ket arsye Rama po ben zgjidhje origjinale si gjithnje dmth TALLBYTHJE.
    Epo te manipulosh deri ne kete pike miletin eshte vertete guxim prej te marri.

  10. Ladi says:

    Largo Arben Ahmetaj kryemafiozin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje