Reforma Zgjedhore, përfundon takimi i ambasadorëve me Bashën në selinë e PD. Dje takuan Presidentin e opozitës

15 Shtator 2020, 16:40Politika TEMA

Ka përfunduar takimi i ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, me Lulzim Bashën dhe përfaqësues të opozitës në selinë e PD.

takimi ka zgjatur një orë, 15:00-16:00, ku të pranishëm në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha kanë qenë zëvendësambasadorja e SHBA-ve, Leyla Moses Ones, ambasadori i BE, Luigi Soreca, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.

Pjesë e takimit janë bërë edhe anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Deri më tani asnjëra nga palët nuk ka dhënë detaje rreth takimit.

Nderkohe qe nje dite me pare ambasadori i BE Luigi Soreca ka zhvilluar nje takim me seline e Presidences me kreun e shtetit Ilir Meta, i cili eshte cilesuar gjithnje si president i opozites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje