FOTOT/ E papritura në mes të rrugës që "acaroi" Saimir Tahirin: Kafsha është ai në timon, e trishtë dhe neveritëse (reagon Policia e Durrësit)

15 Shtator 2020, 12:56Politika TEMA
FOTOT/ E papritura në mes të rrugës që "acaroi"

Saimir Tahiri ka reguar pas denoncimit të publikuar në gazetën “TemA” ku një drejtues automjeti tërhiqte të lidhur me zinxhir një qen.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Tahiri “shpërthen” ndaj shoferit dhe individëve që nuk reagojnë për situatën.

“E trishtë dhe neveritëse! Kafsha është ai ne timon, ata qe heshtin dhe ata qe kane per detyre te reagojnë e nuk e kane bere!”, thekson Tahiri.

Para dorëzimit të mandatit të deputetit, Tahiri ndërrmori një iniciativë ligjore për mbrojtjen e katërputroshëve.

Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe reagimi i policisë së Durrësit të cilët kanë shoqëruar shoferin në komisariat.

Njoftimi i plotë: 

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(TemA)

16 komente në “FOTOT/ E papritura në mes të rrugës që “acaroi” Saimir Tahirin: Kafsha është ai në timon, e trishtë dhe neveritëse (reagon Policia e Durrësit)”

  1. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    100% Dakord me SAIMIR TAHIRIN e NDERUAR dhe të RESPEKTUAR !! RESPEKTE RESPEKTE pafund për SAIMIR TAHIRIN , që e bèri POLICIN të RESPEKTOHET nga të gjithë , me SUPER REFORMAT që bëri në POLICINË e SHTETIT .

    1. Poshte hajdutet Rama, Berisha, Basha, Meta etj says:

      Saimir Tahiri e ka vendin ne burg. Te pakten 15 vjet. Po keshtu eshte kur nuk ke shtet.

  2. xhoxhi says:

    Askush ska të drejtë të keqtrajtojë vetëm se është kafshë.Kafsha duhet trajtuar sa më mirë sepse ska asgojë ska as çtë thotë.Ky që e tërheq zvarë duhet lidhur në vend të qenit.Turp që na paska blerë edhe makinë.Dënim pa mëshirë për këta monstra..Po e trajotove kafshën ajë është besnike dhe sillet si jo më mirë me të zotnë.

  3. ppa says:

    Tamam kafshe! Nuk me ben zemra, te shoh nje video te tille.

  4. shoku zenit says:

    Saimir Tahiri ministri me i sukseshem ne 30 vjet demokraci
    ishte idea e saimirit kure tha ne parlament se rrugaqet pijanece qe sjellin viktima ne rruget e shqiperis
    te trajtohen si vrasje me paramendim
    Bravo Saimir te dhente zoti shendet ty dhe familjes

  5. Petro says:

    Ka pér ta ndjek gjithê jetês krimi qê ka bêrê ! Por do tê thosha se po kaq krim dhe makabre janê skenat me kafshë té vrara rrugêve, pa u hequr edhe pse me siguri bashkitê ose shteti paguajné lekë pér mirmbajtjen rrugésh . Mjafton té kaloni tiranê – durrës pêr tê parê se sa mizor jemi !.

  6. Al says:

    Une per keta kafshe futem ne burg pa nje pa dy! O te shkerdhefsha ate pragun e deres qe te paska dale dhe targa ne foto! O mos te gjetsha o fisqire!

  7. Sali Rrumpalla says:

    turp dhe faqe e zeze! Ska fjale te pershkruash kete poshtersi! Dhe e ka bere nje 50 vjecar?!

  8. Roland says:

    Sajmo droga helmoj albanistanin me droge , tani i ardhka keq per kafshen …shih cfare rrace e ndyre jane …kurva

  9. buj says:

    KAFSHE QE DHUNON E VRET ME PARAMENDIM JE EDHE TI SAJEQORRHORRI QE ME VETEDIJE MBOLLE E KORRRE DRROGE GJITHE SHQIPERINE BASHKE ME SHEFIN TAT QE I VUTE NJE NJOLLE KETIJ VENDI QE KURRE SDO HIQET, MENDOVA SE MUL NOKA DO ISHTE MINISTRI FUNDIT ME IDIOT QE KA PAS SHQIPERIA … POR JO KALOVE CDO CAK NJERI I PESHTIRE ZHULS I PABESE

  10. zani partizani says:

    Me fal po une nuk shof ndonje zinxhir. Keshtu si eshte marre fotoja nuk provon qe qeni eshte i lidhur pas makines. Qeni mund te jete edhe qen rrugesh qe eshte ulur ne ate pozicion pas makines. Ky Saimir droga po mundohet te paraqitet si burre i mire me qente? Qe te merremi vesh nqs qeni do te qe vertet i lidhur me zinxhir pas makines, i zoti i makines do ndeshkuar, por kjo foto nuk e provon kete.

  11. Idiotizem ..do Zoti e Denon Ligji.. says:

    Gjyna kafsha Qeni ne kete raste ,,qeeshze ne besnik se njerezeimi nganjehere..
    Ku kemi haritur ,deri ketu …
    Vertete nuk e kemi merituar dhe se meritojme lirine…
    Do Zoti me Ligjet qe Jane ne fuqi ,,deniget ky Monster ..Po veshtire se Gjykatesit dhe Avukatet mezi presin viktima te tille,,ngaqe Korrupsioni kudo Si kancer,,eshte ..
    Zoti mos sote neser do ta denoje,,
    Gjithkush dhecikido qofte,,qe ben krime,,mos nga Ligji nga Zoti so mari denimin qe meriton.
    Hamin..

  12. Shqipe says:

    Po ceshte kjo vemendje e madhe se c’thote Sajmir Tahiri apo cfare i beri atij pershtypje? Po pse te tjeren cfare jane qe u ben pershtypje keqtrajrimi jo vetem i kafsheve por edhe i njerezve. Ne me te shumten e rasteve njerezit ne ate vend keqtrajtohen me keq se kafshet. Boll me vemendjen ndaj nje te pandehuri te drejtesise. Na jepni nese eshte e mundur lajmin per kete njeri nese drejtesia vepron dhe e dergon ne burg.

  13. uskania says:

    A është i lidhur qeni?

  14. Kafshet me kafshe says:

    Ok. Ky ka gabuar. Po qente ne Tirane qelben tortuaret. I nxjerrin shetitje dhe i lene te dhjesin tortuaret. Per keto raste ka ligj e polici?

  15. dikur says:

    Kam pershtypjen se i gjithe problemi qe ka turbulluar Sajmirin eshte menyra se si e ka mbytur kafshen. Si dhe fakti se nuk justifikon dot mbytjen. Sepse une do ti beja pyetjen se perse delen, qengjin e vogel , viçin e pafajshem, pulen qe ben veze (megjithse ajo i ben per vete jo per ne) e quajme te pranueshme qe ti mbysin dhe ate qe i ther nuk e quajme as kafshe as kriminel? Dikush me siper thote se qeni eshte besnik dhe nuk duhet mbytur. Po pse ato te tjerat nuk jane besnike. Ne kemi mesuar dhe kenge qysh ne vogeli per qingjin e vogel. Gjithashtu me kujtohet edhe nje kenge per kecin.
    Kam nje kec boje larosh
    Dhe e quajne bukurosh
    Kiçi kiçi polt me gaz
    Uen e ndjell
    Ai m’ vjen pas.
    Pra eshe shume besnik edhe keci por lur e therim Sajmiri nuk merzitet . Pse qei jo dhe keci po?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje