Një 29-vjeçare që pas njohjes virtuale u lidh me një djalë katër vjet më të vogël se ajo, vendosi ta mbyllë historinë e dashurisë pasi E. K e gënjeu për moshën. Por ky vendim nuk u prit aspak mirë nga 25-vjeçari, i cili e dhunoi dhe torturoi atë, e mbajti peng me kërkesat që ajo të ndërronte mendim. Por më vonë, pasi e qëlloi, e mbajti peng disa orë, tentoi ta hidhte nga dritarja, dhe lidhur me kabëll, 25-vjeçari tentoi të frikësojë edhe të ëmën dhe të vëllain e saj, këtë të fundit duke tentuar ta përplasë me automjetin e tij.
Kjo ngjarje raportohet për gazetën Si nga burime policore që rrëfejnë se historia e pabesueshme ndodhi në perimetrin Rinas-Tiranë, ndërkohë që E. K u arrestua ditën e kaluar, pasi tentoi të vrasë vëllain e ish të dashurës dhe pasi dështoi, i shkatërroi atij makinën në prani të një sërë dëshmitarësh që ishin komshinj të familjes.
I riu nuk ka folur ende përpara policisë, por gjendja e tij psikologjike u përshkrua e tensionuar dhe jashtë kontrollit. Gjithçka nisi me mbylljen e pushimeve verore të çiftit me katër vjet diferencë moshe. Por dhunën fillimisht e konfirmon në polici nëna e 29-vjeçares, e cila përshkruan shenjat në fytyrën e të bijës, hundën e dëmtuar dhe sytë e mbyllur nga keqtrajtimi.
“Kur ime bijë u kthye nga Turqia ku shkoi me të dashurin e saj, sapo hyri në shtëpi ishte e mufatur, me fytyrë të ënjtur dhe sytë e mbyllur nga të nxirat. U tmerrova, por më tha, – jo mami, nuk do shkojmë në polici, nuk do ta telefonojmë policinë. Reagoi dhunshëm sepse e lashë”.
Por gjendja u përkeqësua më tej sipas burimeve policore të gazetës Si të cilat për veprime të dhunshme, armë mbajtje të ftohtë dhe shkatërrim prone arrestoi të dashuruarin e nervozuar që nuk pranon ndarjen dhe nuk e konsideron si shkak mbylljen e historisë, pasi ai është më i vogël se e dashura.
Rasti më flagrant ndodhi këtë të hënë në Tiranë, kur i riu sipas policisë i doli me makinë vëllait të ish të dashurës dhe e goditi. I vëllai me inicialet L. A tregon se ditët e fundit kishte parë në lagje një tip të çuditshëm që shfaqej i nervozuar.
“E pashë që një ditë ndaloi dhe bëri gjeste të turpshme. E identifikova. Ai qarkullonte me një audi A6. Të nesërmen me këtë makinë, kur po qëndroja në rrugën Bill Klinton kjo makinë mu afrua me shpejtësi dhe për pak më shtypi. Ai u afrua qëllimisht pranë meje për të më vrarë. Më pas ai u afrua me shpejtësi drejt mjetit tim që e kisha të mbyllur dhe e goditi. Automjeti im ford focus ka dalë jashtë kontrollit, nuk ndizet më”, shprehet vëllai i vajzës.
Por burimet tregojnë se pas heshtjes nënë e bijë, shokuese është dëshmia e të resë që ka pranuar se gjithçka nisi nga një ftesë në Facebook, bisedave të përgjithshme shoqërore dhe prezantimit të një djaloshi të pjekur dhe me plane serioze. I riu e rriti moshën duke gënjyer, por tha edhe të vërteta sikurse i tregoi vajzës se ishte me arsim të lartë dhe në pritje të një pune të mirë.
“U njoha në fillim të vitit. Në muajin maj ne dolëm për herë të parë. Nga njohje shoqërore krijuam më tej lidhje intime. Ai nuk ma kishte treguar moshën e vërtetë, dhe që ishte më i vogël se unë. Përkundrazi pretendonte që ishte më i madh se unë”. Sipas burimeve të gazetës Si e reja e zbuloi këtë fakt kur çifti u largua për pushimet e verës në Turqi. “Gjatë kësaj kohe mësova shumë gjëra rreth tij dhe gënjeshtrave, ndaj e njoftova kur të ktheheshim në Shqipëri lidhja merrte fund”.
Çifti sipas këqyrjeve në sistemin tims i mbylli pushimet në datën 1 shtator dhe zbriti në Rinas.
“Në Rinas kishim konflikt për motiv krejt banal. Kur po ktheheshim rrugës ai filloi të më godasë me grushte në fytyrë, më lidhi me kabullin e karikuesit të telefonit në qafë. Pastaj më rrëmbeu telefonin që mos të njoftoja familjen”, jep detaje A. A, e cila kujton se gjatë gjithë rrugës është dhunuar në mënyrë kafshërore.
“Kur mbërritëm, më çoi në shtëpinë e tij jashtë vullnetit tim, tentoi të më hedhë nga kati i tretë dhe ishte i shqetësuar se mos i tregoja mamit”. E reja jep më tej detaje të frikshme se si ajo i shpëtoi nga duart dhe se si u nxitua për t’u arratisur nga banesa e të dashurit.
“Dola nga banesa dhe ai më arriti në oborr. Më tha hip në makinë se do të çoj në shtëpi. Iu luta të hiqte thikën që e mbante zakonisht në makinë. U bind dhe zbriti e la tek parvazi i shtëpisë. Por kur hipi në makinë më kafshoi hundën dhe më dhembi aq shumë sa zbrita nga makina dhe bërtita me të madhe. Në këtë moment E. zbriti dhe filloi të më godasë sërish”, –
29-vjeçarja këmbëngul para policisë se këtë skenë mund ta dëshmojë edhe mamaja e të riut, e cila ka dalë menjëherë në oborrin e shtëpisë private.
Në ditët në vijim e reja u kërcënua nga ish i dashuri përmes rrjeteve sociale dhe telefonit dhe për këtë shkak policia pohon jo zyrtarisht se ajo u mbyll në shtëpi nga frika. Në një rast ajo kishte shkuar në polici për të kërkuar urdhër mbrojtjeje, por kishte ndërruar rrugë sapo ka parë të dashurin duke qarkulluar në lagje me automjetin luksoz. Asaj nuk i ka shkuar në mendje që ta telefonojë policinë e të kërkojë ndihmë përmes numrit pa pagesë.
Por kupa është mbushur pak më vonë. Kur i riu nuk është frenuar para asnjërit nga të afërmit e ish të dashurës.
E ëma shton se ditët kur A. A u kthye në banesë ajo ishte gjithandej e mavijosur dhe me sytë e mbyllur nga dhuna.
‘Më tregoi që kishin mbyllur çdo gjë me njëri-tjetrin, se do ta falte dhe se nuk dëshironte të përzihej policia në këtë çështje. Por ime bijë ankohej se përditë ai e kërcënonte përmes telefonit, facebookut, adresave false e-maileve dhe çdo mënyre tjetër online, sapo zbulonte që ish e dashura e bllokonte llogaritë”.
Policia thotë se i riu, me arsim të lartë dhe i papunë u arrestua edhe për përndjekje dhe dhunë për shkak të marrëdhënieve në dëm të ish të dashurës. Gjatë kontrollit në automjetin luksoz, policia zbuloi dhe një thikë, sikundër kishte treguar e reja. A. A sipas burimeve të gazetës Si u pajis me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.(SI)
Cfare ish e dashure. Ata nuk paten ndonje lidhje dhe u ndane.
Cfare kafshe.
He me ju lumte trimave veriore Vuçidoles. Ka burra Viçdolu !!
Të sëmurë psiqikë pa asnjë shpresë shërimi.
Psychopath Free (Expanded Edition): Recovering from Emotionally Abusive Relationships With Narcissists, Sociopaths, and Other Toxic People
Jackson MacKenzie (Author)
Edukoni veten para se te jete vone !!
Psychopath Free (Expanded Edition): Recovering from Emotionally Abusive Relationships With Narcissists, Sociopaths, and Other Toxic People
Jackson MacKenzie (Author)
Edukoni veten para se te jete vone !!
shihni “Fatal Vows” ne youtube
Psychopath Free (Expanded Edition): Recovering from Emotionally Abusive Relationships With Narcissists, Sociopaths, and Other Toxic People
Jackson MacKenzie (Author)
edukoni popullin!
lene komentin te lutem zoteri
Psychopath Free (Expanded Edition): Recovering from Emotionally Abusive Relationships With Narcissists, Sociopaths, and Other Toxic People
Jackson MacKenzie (Author)
edukoni popullin!
lene komentin te lutem zoteri patriot
E hkreta, hengri k*** dhe grushte. Po kjo kur ia dha , dhe te druonte dhe pak kohe sa ti dilte epshi ketij tipit. Me ben “çudi”, 25 vjeç, me audi A6, ndonese pa pune.
I pa pune por me makine te shtrenjt kjo vetem te ne ndodh. Futeni nja 4 vite burg te shofi te semen. Degenerate.
Po me familje ç’kishte?
Apo ia thote instinkti?
E thone pastaj pse i paragjykojne keta kafshe ?
E ka bo llogarine me kanun,
Futeni mrena ket kaqolin. Ta zeje dashnore ndonje mrena ta kuptoje c’eshte epshi.
Fshatarsia esht e keqja kti vemdit ky duhet denuar maksimalisht fisqir cun
Vazhdoni me facebook-un, more flliqesirat e Shqiperise, pastaj ankoheni se ma beri keshtu e ma beri ashtu… A keni familje, more ndyresira, apo dava jevgjish qe bejne putanat e rrugeve dhe nuk duan t’ja dinë se si ndertohet familja e si ruhet Nderi.
Shoqeria shqiptare ka probleme nga mungesa e seksit. Seksi eshte tabu dhe nga njera ane ke stereotipin mashkullor qe duhet te jete trim kanunor e i forte e nga ana tjeter ke femrat qe duhet te ruajne virgjerine dhe te jene te ndershme. Keto jane dy ekstreme qe sjellin vetem konflikt. Duhet te hapet shoqeria dhe seksi te jete me i shpeshte e te mos shihet si tabu, qe edhe meshkujt te shfryne loqet e mos kalojne ne ekstreme skandaloze me baze testosteroni te tepruar por dhe femrat te mos shihen si kurva vetem sepse bejne seks me me shume se nje partner.
Frojdi i ka zbulu me kohe keto pune po me mend qe kane njerezit ketu keshtu therje e vrasje me baze mungese seksi ka per te vazhdu puna. Viktimat do jen gjithmone femrat qe ose do i vrasin te dashurit xheloze e manjake, ose baballaret kanunore.
Po mire daku
Leje sumen tate qe te Shfryhet shoqeria