Tit Vasili i LSI braktis "sovranistin" Ilir Meta: Shqiptarët të zgjedhin Brukselin me opozitën, ose Bjellorusinë me Ramën

15 Shtator 2020, 11:34Politika TEMA

Petrit Vasili, përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik tha për Euronews Albania se në mbledhjen e fundit të mbajtur dje palët u duken të largëta sa i përket arritjes së një konsensusi.

“Palët janë në dy pozicione”, – u shpreh ai, duke shtuar se qëllimet e sinqerta të opozitës janë në kundërshtim të plotë me ato të një partie që po bën çdo lloj manipulimi politik për të shtyrë edhe ca ditë më shumë në pushtet.

I pyetur lidhur me kërkesën e z. Gjiknuri që drafti i propozimeve të opozitës të jetë gatu deri të premten ose në të kundërt mazhoranca do ti miratonte vetë, nënkryetari LSI theksoi se kjo i është dukur një “idiotësi”. Sipas tij, ishte shumica politike ajo që propozoi ndryshimet kushtetuese dhe nuk i takonte opozitës të kishte gati projektligjet.

Opozita ju referua rregullimit të çështjeve të koalicioneve, të cilat sipas Vasilit ngelen manipulime politike.

“Një kushtetutë nuk mund të ketë ligje kaq të çmendura dhe antidemokratike që partitë pas zgjedhjeve mund të organizohen në koalicione, por nuk mund të organizohen para zgjedhjeve”, – tha nënkryetari i LSI.

Sipas tij, shqiptarët mund të bëjnë diferencën mes forcave politike, duke zgjedhur Perëndimin në vend të Lindjes.

“Një qeveri që nuk i do zgjedhjet e lira, e cila do ta izolojë Shqipërinë e cila do të manipulojë me çdo mjet që ka që nuk e ndryshon dot fatin, por aman për të krijuar një bindje absolute duhet të ndahemi sa më parë me një qeveri të tillë, pasi Shqipëria me këtë kryeministër nuk shkon drejt Evropës së bashkuar, por shkon drejt ca realiteteve lindore nga ato që fitojnë me 90 për qind, shkon drejt  Bjellorusisë.

Dhe shqiptarët kanë dy dilema, 2 B; o Brukselin o Bjellorusë. Me opozitën shkojnë në Bruksel siç u liberalizuan vizat e u anëtarësuam në NATO, me Edi Ramën kanë destinacion vetëm Bjellorusinë”, – theksoi z. Vasili.

Nje deklarate e papritur dhe qe tregon nje kurs te ndryshuar politik te LSI, pasi kreu real i saj Ilir Meta ka qene gjithnje “avangarde” e “sovranizmit” ne Shqiperi, duke deklaruar gjithnje se nuk pyet as Brukselin  dhe as SHBA, pasi kemi vend sovran.

6 komente në “Tit Vasili i LSI braktis “sovranistin” Ilir Meta: Shqiptarët të zgjedhin Brukselin me opozitën, ose Bjellorusinë me Ramën”

  1. Titi says:

    O like kok dume je i dal kohe me lesh e lin tende

  2. Martini says:

    Peço, u plake dhe nuk fole njëherë si burrë me mend. Ngele çdo ditë duke broçkullitur ose duke u bërë papagall i Shefit të madh.

  3. spata says:

    Ky Vasili me kujton tipin e nje shokut tim komunist . Sa here qe gjendej ngusht profesjonalisht perball detyrave qe kryenim e nistediskutimin me fjalet .Partija jone ,me mencurine e saj ,eshte e zonja ti perballoje me sukses te gjitha sfidat qe kemi perpara . Jam 100% i bindur se dhe kesaj radhe do tja dalim me sukses .Shikonim njeritjetrin ne sy dhe nuk guxonim ti vinim ne dukje gomarlleqet qe bente ne pune .Keta tipa si Vasili ju pershtaten shume shpejte patickave qe mbin si kerpudhat mbas bresherit . I serviloset jashte kufijve te moralit shoqeror Monikes . As nje dashnoreje nuk mund ti sillesh ne kete menyre sic sillet Vasili i partise .

  4. M says:

    Lsi-ja eshte nje karte e djegur qe nuk rinovohet, edhe hirin e saje e mere era dhe zhduket e nuk le shenje .
    Shperberia si grup politik dhe dhenia llogari para drejtesise eshte rruga e vetme qe i ngelet.

  5. LSI = CORRUPTION , MAFIA , CRIMINAL ORGANIZATION , NARCO-TRAFFIC , KILLERS says:

    Peço KUSARI dhe Peço PLAÇKITËSI Profesionist lèri DËNGLAT dhe LLOGJET e Kavajës në PLEQËRI , sepse je bërë NJË PLAK MISTREC dhe i NEVERITSHËM , që edhe GRUAJA NUK të do afër !!!

  6. Tit EUNUKU says:

    Cdo presesh nga ky tip , pervec rolit te EUNUKUT nuk ben dot tjeter gje !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje