Koronavirusi në Kosovë: 3 viktima dhe 76 raste pozitive

16 Shtator 2020, 15:23Rajoni TEMA

Në 24 orët e fundit në Kosovë koronavirusi u ka marrë jetën 3 personave, ndërsa një ditë më parë ishte raportuar për 1 të vdekur.

Ndërkohë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14,839 nga 59,571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 165 persona.

1 komente në “Koronavirusi në Kosovë: 3 viktima dhe 76 raste pozitive”

  1. Baliu says:

    Fake News made in tu Kosova*.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje