Parisi zyrtar: Ende e mundur arritja e një marrëveshjeje për Brexit, por të përgatitur për çdo rast

17 Shtator 2020, 12:30Bota TEMA

Franca theksoi se një marrëveshje postBrexit mbetet e mundur, por gjithashtu po përgatitet, “për çdo rast”, për të zbutur tronditjen nga mungesa e një marrëveshjeje mes Londrës dhe BE-së, theksoi sot sekretari i Shtetit i ngarkuar me Çështjet Europiane, Clement Beaune.

“Jam i shqetësuar, por besoj se një marrëveshje është ende e mundur. Dëshirojmë të arrihet dhe ka ende disa javë negociata para nesh”, theksoi ai për radion France Inter.

Por, sekretari i Shtetit francez nënvizoi gjtihashtu se një “no deal” (mungesë e marrëveshjes) do të ishte më mirë se një marrëveshje e keqe për europianët.

“Një marrëveshje e keqe, do t’i jepte shumë britanikëve, që do t’u jepte akses në tregun tonë pa respektuar rregullat tona, shëndetësore, klimatike etj… kjo do të ishte më keq”, theksoi ai.

Përballë rrezikut të një “no deal”, Parisi po përgatitet me masa mbështetëse, në rast për sektorët më të prekur”, shtoi ai duke përmendur sektorin e peshkimit dhe turizmit në Francë.

1 komente në “Parisi zyrtar: Ende e mundur arritja e një marrëveshjeje për Brexit, por të përgatitur për çdo rast”

  1. Kalec Dega 2025 Shqiperia Sovrane? says:

    , por te pergatitur per cdo rast?
    , edhe
    ,por
    patjeter qe do bahet, por do presim ene pak…
    =
    Kur te mesojne shqiptaret shqip do mesojne edhe kuptimin e Brexit sipas Temes se Edvinit…..

    =
    Ne 2025 Shqiperia humbet prefundimisht sovranitetin e vet dhe kthehet ne nje vend vasal ne sherbimt te EUSSR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje