Rreth 4000 dosje me emrat e dëshmitarëve të mbrojtur të Gjykatës Speciale, një person i paidentifikuar i kishte lënë para më shumë se një jave zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
I njëjti person në një letër që ia ka bashkangjitur dosjeve kishte shkruar se ditët në vazhdim do të sjellë dosje shtesë.
Kjo edhe ndodhi. Një person ende i paidentifikuar ka sjellë sërish dosje të reja të mërkurën në këtë organizatë.
Në dosje janë emrat dhe adresat e dëshmitarëve dhe personave të tjerë edhe nga Serbia, me të cilët kanë bashkëpunuar hetuesit e Gjykatës Speciale.
Në zyrat e OVL të UÇK-së gjatë ditës kanë qëndruar hetues të Gjykatës Speciale, të cilët kanë marrë me vete dosjet.
Kryetari i veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati thotë se është vërtetuar se këto dokumente janë të Gjykatës Speciale.
Sjellja e mistershme e këtyre dokumenteve dhe mënyra se si u prezantuan këto dokumente nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka zgjuar reagimin e organizatave që merren me të drejtat e njeriut, sipas të cilëve qëllimi kryesor është frikësimi i dëshmitarëve.
Ndërsa nga ekspertë të sigurisë po shihet edhe si tendencë për të kompromentuar në tërësi punën e Gjykatës Speciale.
Nga ana gramatikore ky shkrim është skandaloz. M’u desh la lexoja dy herë, që kuptimin ta merrja me mend.
Përsa i përket përmbajtjes, nqs është e vërtetë tregon që Gjykata Speciale është në një nivel me gjykatat e Saliut.
Une jam shume i sigurt se ky njeri qe po i sjelle keto dosje eshte gani geci,ska njeri tjeter qe mund ta beje kete pune,sikur Kane harruar shqiptaret se kur gani geci vrau Shaqir Shaqirin sikur tmos kishte ndodhur asgje shkoi ne serbi qendroi rreth dy muaj dhe kur e siguruan se nuk guxon kush ta ndalib e ler me ta arrestoj u krhye “patrioti” nga serbia dhe vazhdoj te bej edhe politike,bile bile edhe duke kercenuar shume njerez qe vet i ka shpallur armiq,apo me mire me thane ata qe serbia i ka denuar shume her edhe ne mungese per te cilet ka leshuar edhe fletarrest nderkombetar, e ky gani geci pa asnje fije frike shkoi ne serbi dhe ka njerez ne kosove qe thone se ai nuk eshte argat i serbise,ju siguroi me jeté se edhe dosjet e para edhe keto tash i ka sjellur gani geci me kryeprokuroret serb qe vetem jane deklaruar se Jane deshmitar ne speciale kunder Thaqit dhe uçk-s.
Besoj se tjeter jane deshmitaret dhe tjeter spiunet,bashkpuntoret e armikut .