VIDEO/ "Do shpërndaj Kuvendin", Rama i përgjigjet Metës: Parlamenti aktual është plotësisht legjitim dhe do të votojë kodin e ri zgjedhor

19 Shtator 2020, 17:07Politika TEMA

Në nje intervistë për RTSh, gjatë vizitës së tij në Bavari, kryeministri Edi Rama u përgjigj ndaj deklaratës së presdentit Ilir Meta, një ditë më parë, për shpërndarjen e Parlamentit duke thënë se “Parlamenti është legjitim dhe do të vijojë punën për të reflektuar ndryshimet në kodin zgjedhor”.

Kreu i shtetit u shfaq i gatshëm për të diskutuar me opozitën edhe sa i perket listave të hapur, por duke ju përmbajtur afateve kohore.

“Nuk i kam ndjekur deklaratat e presidentit, nuk përbëjnë asnjë surprizë në çfarëdo forme që ato të materializohen.

Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet, ndërkohë që parlamenti vazhdon punën, jo vetëm që është legjitim, por është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën për të reflektuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Duke i hapur rrugë listave të hapura dhe njëkohësisht dhe duke konsoliduar sistemin zgjedhor me një ndryshim të domosdoshëm të formulës së koalicioneve nga një formulë absurde, e cila ishte krejtëissht unikale dhe të cilën nuk e ka asnjë vend, në një formulë që e kanë të gjitha vendet evropiane që kanë koalicione si një mundësi dhe krijojnë koalicione parazgjedhore.

Propozimi i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin listat e hapura, cdo propozim është i diskutueshëm. Uroj që opozita jashtë parlamentit mos të humbasë kohë, se koha nuk pret, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi, ku më pas duhet të zbatohet. Në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemtin e identifikimin elektronik, sa më shumë kohë humbitet aq më pak bëhet e mundur implementimi i këtij sistemi.

Edhe njëherë e përsëris, Opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por që të pengojë procesin sikur e ka zakon duhet ta harrojë, ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe në nuk do  presim në pafundësi”.- tha Rama. (TemA)

14 komente në “VIDEO/ “Do shpërndaj Kuvendin”, Rama i përgjigjet Metës: Parlamenti aktual është plotësisht legjitim dhe do të votojë kodin e ri zgjedhor”

    1. Kute says:

      BRAVO RAMA BURE SHTETI po ben DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter njeriu me I MATH QE ka PARE SHQIPERIA kto vitet e DEMOCRACIS

      1. Dr Prof Bojkotim 2025 says:

        Bravo i thuhet gomarit.
        =
        Bojkotim total dhe vetem Bojkotimi eshte fitore.
        =

        BOJKOTIM i zgjedhjeve per kontroll, sundim dhe pasurim te Oligarkeve politikane mafjoze.
        =
        Ndryshe do instaloni ne pushtet Mafjen me te rrezikshme qysh nga Al Capone e kompani.
        =
        Kush ben dallim midis KOMUNISTEVE(PD\PS\LSI), i kift nonen gomari…

  1. George says:

    Mos u shqetesoni nga fjalet prej floriri te Ilir Metes, sepse i duhet te fitoje besimin e Sali Berishes per Kryeminister.

  2. bk says:

    Kunj e ka qe Kushtetuta nuk i le asnje shteg per te shperndare Parlamentin, sepse do ta kishte bere me kohe. Ky pra na qenka Ilir Meta. Flaken eshte gati t’i vere vendit per egon etij.

    1. ben says:

      bk-kushtetuta nuk kishte se si ti jepte kopetenca presidentit mbi parlamentin, pasi Shqiperia eshte Republike Parlamentare, qe domethen se pushtetin e ka Parlamenti qe ja kalon ate K.Ministrit te rradhes. Presidenti tek ne eshte figure, qe duhet te perfaqesoje unitetin kombetar, gje qe Meta apo Bujar Kapterri para tij nuk e kane bere kurre. Te pakten Bujar mustaqja nuk pati guximin qe ta shkelte ligjin sic beri Meta me cdekretimin e zhgjedhjeve lokale. Per kete ai meritonte shkarkimin nga detyra, por si gjithmone Rama e la ate ne karriken e presidentit. Aresyeja eshte teper e thjeshte; Persa kohe qe te kemi president Meten dhe ne krye te opozites Bashen me Monen, Rama do vazhdoje te jete K.Minister.

  3. Kute says:

    BRAVO RAMA BURE SHTETI po ben DETYREN QE nuk e ka BERE nonje KRYEMINISTER tjeter njeriu me I MATH QE ka PARE SHQIPERIA kto vitet e DEMOCRACIS

  4. Cipini says:

    Ky burre i ka dy koqe si do qe te jete, po kujt ti referohesh Bashes? Ai burre ka vetem gjysem koqe.

  5. Petrit says:

    Nuk e di se ke quan ti parlament legjitim kur kushtetuta e shqiperise e percakton qarte se parlamenti shqiptar perbehet nga 140 deputetë.
    Po ky i juaj sa ka ??????.
    Ketu nuk po logarisim cilesine.
    Po kerkon te kapet si i mbyturi pas fijes se barit.
    Perfundimisht je jo vetem i humbur por edhe i deshtuar politikisht

    1. Maverick says:

      Per informacion Petrit, sepse si ti edhe shume te tjere qe degjoni idiotsite e palopresidentit, meritoni nje sqarim. Kushtetuta vertete thote që Parlamenti KA 140 deputetë. Që do të thotë që nuk mund te kete as edhe 1 me shume. Mund te kete me pak. Edhe me pak se 94 ( shumice per ndryshime kushtetuese) , apo dhe 84 (shumice e cilesuar) , por jo me pak se 71 që nevoiten per vendime me shumice te thjeshte dhe që quhet FUNKSIONAL. Por nuk thote se DUHET të kete 140 deputetë. Ah po! Po të thoshte Kushtetuta që DUHET TË KETË 140, do të kishe plotësisht të drejtë.
      Herë tjetër degjo, lexo dhe pastaj nis e shkruaj. KLM!

  6. Populli says:

    Bravo ….tregoji vendin bastardit….

  7. On says:

    E megjithate rrotullohet…NBA resorset e Bavarise nuk e ndryshon dot rrjedhen…gjynah qe do vije nje I paafte si Basha….me vjen keq per Shqiperine qe I duhet te keqqeveriset akoma 8 vjet

  8. h says:

    Po për Parlamentin Evropian ke gjë në mendje ?

  9. Pellumb says:

    Rama I pergjigjet Rames president I zgjedhur personal I tij nga marveshja e tij as nga partia ps Njerez pa moral te pa skrupullt fare e keqe…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje