Ngrihet rrjeti anti-korrupsion: Caktohen institucionet që do kenë Koordinator Antikorrupsion, miratohen edhe pagat

21 Shtator 2020, 13:09Ekonomia TEMA

Institucionet kyç të administratës publike do të kenë të atashuar koordinatorët antikorrupsion që do të raportojnë rregullisht për raste të dyshuara te Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, si Koordinatore Kombëtare Antikorrupsion.

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar Dikasteret ku do të vendose rrjeti i koordinatorëve, ashtu si dhe pagat e këtyre të fundit, ndërkohë që do të jenë pjesë e organikës dhe strukturës së institucioneve.

Në nivel qendror koordinatorë antikorrupsion do të kenë: Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Inspektorati Kombëtar I Mbrojtjes së Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Inspektorati  Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria Qendrore e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Drejtoria Qendrore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Qendrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Ndërsa në nivel rajonal coordinator të rrjetit atikorrupsion do të kenë: drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, drejtoritë rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe drejtoritë rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit parauniversitar.

Pagën më të lartë do ta ketë Koordinatori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që do të trajtohet në nivelin II-a, ndërkohë që në institucionet e tjera, anëtarët e këtij rrjeti do trajtohen me pagat e niveleve II-b e më poshtë.

2 komente në “Ngrihet rrjeti anti-korrupsion: Caktohen institucionet që do kenë Koordinator Antikorrupsion, miratohen edhe pagat”

  1. spaku pordhacaku says:

    Do bejne hatane dhe keta…!!!ikni morre mbushuni

    1. Prof.Dr Kalec Dega 2025 says:

      Rrjeti anti – korrupsion i Ram-Met-Bash-Ruc-Ball-Braces , lol!
      =
      Qysh kur u shpall “pamvaresia”e Shqiperise dhe qysh kur lindi” demokracia” , Shqiperia akoma nuk ka shtet vese nje diktature qe kontrollon dhe sundon kete popull bageti dhe mjeran dhe per dekada…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje