Zvicra prej 200 vjetësh nuk është përfshirë në asnjë luftë, e megjithatë tani vendi neutral po planifikon të shpenzojë miliarda për të blerë avionë të rinj luftarakë.
Këto plane kanë ndeshur në kundërshti të fortë të brendshme, pasi një pjesë mendojnë se Zvicrës nuk i duhen avionë të tillë, ndaj nuk mund t`ia lejojë vetes të shpenzojë kaq shumë për ta.
Zviceranët do ta vendosin vetë përmes një votimi në 27 shtator nëse pretendimet për të shpenzuar 6 miliardë franga zvicerane për këtë qëllim, do të vihen në jetë.
Avionët është menduar të zëvendësojnë flotën e vjetëruar të 30 mjeteve tip F/A-18 Hornets që do të dalin jashtë shërbimit në 2030-tën. Porosia mund të bëhet nga Eurofighter, Airbus apo Lockheed Martin për të marrë veç të tjerash F35-A Lightning II.
Priska Seiler Graf, ligjvënëse social demokrate e quajti këtë plan “absurd”, duke ngritur pyetjen “ se kush mund të sulmojë një vend të rrethuar nga Nato-ja. Ajo e pranoi se Zvicrës i duhen avionë të rinj, por këmbënguli që ata të jenë më të thjeshtë e më pak të kushtueshëm, duke argumentuar se është më mirë “ të kesh një Fiat sesa një Maserati”.
Saliu do te thote qe zviceranet jane budallenj e duhen futur ne shkollen e Vicidolit.
Zvicerra nuk kanoset nga asnje shtet por pse i blen?
E thjeshte edhe ajo duhet te kontriboje ne blerje packa se sigurine ja garantojne te tjere
Eshte e vertete ajo eshte neutrale dhe nuk eshte ne nato por nqs do blente arme ruse muzika do ndryshonte
Prandaj perendimi i siguron paqen perendimit duhet me i kry qoken