Ndërsa debati politik po zien për hapjen e listave dhe koalicioneve, ish-presidenti dhe politikani Bamir Topi thotë se partitë politike po bine në lojën e kryeministrit Rama.
Edhe pse me një gjuhë shumë herë më të zbutur ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, Topi thotë se partitë janë si kazerma politike.
Ndërkohë, ai thotë se kultura demokratike e popullit shqiptar është e mjerueshme ndaj dhe sipas tij nuk vjen rotacioni.
Topi: Të diskutohet vetëm për lista të hapura, edhe pse unë jam për lista të hapura, do të thotë të trregohesh shumë i ngushtë. Po bëhet një lojë e pabarabartë. Jo vetëm realisht por edhe politikisht duket sikur Edi Rama po i tërheq të gjithë rreth diskutimeve të tij, tenton ti mbajë në lojën e tij.
I ftuar në Rtv Ora, Topi shmang komentin mbi të qënit gati apo jo të PD-së për të garantuar një rrotacion pushteti në zgjedhjet e 25 qershorit.
Topi: Nuk e përcaktoj unë janë gati nuk janë gati, e përcaktojnë rregullat e lojës dhe ndjesia e njerëzve. Por nuk ka rregulla loje dhe ndjesia e njerëzve është mëse e çuditshme që ka të bëjë me nivelin e kulturës demokratike të popullit tonë.Niveli i kulturës demokratike i popullit tonë është i mjerueshëm. E shoh tek të ashtuquajturit intelektualë, janë të përdorshëm, përdoru këtu, përdoru atje.
Nivelin e ulët të kulturës demokratike dhe përqëndrimin e pushtetit në pak duar e sheh edhe si arsye të “vrasjes së shpirtit të protestës”.
Topi: Si mund të reagosh sot kur të gjithë jetojnë në syrin e Big Brother? Është një vend i vogël ku akumulimi i pushtetit është në pak duar dhe totalisht e kontrollueshme. Ky vend ka probleme të mëdha me kulturën demokratike dhe drejtësinë.Partitë politike janë kazerma politike.
Një urim ditëlindje i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë për ish-liderin historik të PS-së Fatos Nano u shoqërua jo me pak reagime.
Vetë Bamir Topi e sheh këtë si nevojë të Ramës, pasi siç thotë ai, Nano edhe pse ka ikur nga politika ka lënë njerëzit e tij pas.
Topi: Dihet se pse e ka bërë, ndoshta i duhet. Nano nuk është pa kontigjentët e tij në politikë. Ka qenë një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare. Njerëzit me kalimin e kohës bëhen edhe nostalgjikë, kanë pakënaqësi për atë që është sot se nuk i ka trajtuar siç i ka trajtuar ai tjetri. Nano me sa e njoh unë si natyrë është njeri liberal, i papërkushtuar për të bërë keq. Ndonëse i ka takuar një kampi tjetër, kam ditur ta vlerësoj si politikan, qytetar dhe njeri liberal.
E ndërsa ndau këto konsiderata për Fatos Nanon, Bamir Topin kur e pyet se cilin politikan do të veçonte si më të mirin, por parë me sytë e qytetarit, e ka të pamundur të japë një emër.
Topi: Do më duhet të mendohem disa orë për të gjetur një që relativisht dallon mbi të tjerët. Janë pjesë e një mjedisi që pak a shumë kanë infektuar njëri-tjetrin.Nuk më intereson sa kohë rri në pushtet ti apo tjetri. Problemi është çfarë produkti po i jep këtij vendi. Por këtu nuk është se nuk ka njerëz por këta njerëz që do ti duheshin politikës sot janë më inteligjentët dhe nuk përfshihen sepse përpjekja mund të jetë shumë e madhe dhe zhgënjimi shumë i madh.
Por veç halleve politike që këtij vendi nuk i kanë munguar kurrë për hir të së vërtetës, shqetësimi madhor i momentit mbetet shëndeti, dalja me sa më pak pasoja nga pandemia e koronavirusit.
Topi: OBSH është në një krizë sepse janë në influencën e shumë informacioneve, mesa duket edhe influenca politike.Virusi nga pranvera deri tani ka një ndryshim, ka një mutacion. Nuk e dimë nëse përfundon këtu. Është shumë e panjohur situata që do të vijë në dimër.
Ke te drejte qe flet me kete gjuhe ofenduese per popullin shqiptar , por mos harro se president , deputet , kryetar i kld , jane fuksione qe keni pasur ju deshtak ju bukeshkelur , ju shqipfoles , e jo populli shqiptar , ndaj ti bamir i farave lulediellit , Kur te akuzosh popullin shqiptar laj gojen O brekdhjer o mbetje turkoshake .
Eh, more bomir, te shkon mendja se je anetar i obsh, pse paska obsh edhe per lopet, oh sa mire.
hahahaha foli ne ky qe u be president me votat e shitura te katershesh socialiste me ne krye Kacin e zi,ky qe pretendonte se fliste me heshtje.Bythlepires i Sales dhe asgje me shume
I vetmi president ne shqiperi i zgjedhur me vota te blera,i vetmi qe gjithmon ka folur me heshtjen e tij kur ishte president dhe tani qe mundohet te flase gjithmon nuk thote asgje .
Kur ishe ne krye na flisje vetem me heshtje biles edhe atehere kur te quanin horr bulevardi; ndaj keto mendimet e tua nuk kane asnje fare vlere. Ty edhe pse te perdhosen partia e jote me berishen, perseri afrohe e behe ure me ta, dhe nga ana tjeter na u habitke se si Edi Rama uroka per ditelindje paraardhesin e tije ne PS ?!. Do ishte mire te ngrysje keto dite ashtu ne heshje e gojembyllur e te shijoje ate pension presidenti qe pate fatin e te zuri radha.