Edi Paloka zotohet para demokratëve: Ramën do ta mundim me çdo formë, nuk del nga gropa ku do ta fus edhe sikur të hidhet përpjetë

23 Shtator 2020, 15:23Politika TEMA

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se Edi Rama më 25 prill është i humbur dhe asnjë makinacion nuk e shpëton nga kjo.

Ndryshimi i kodit zgjedhor pa konsesus, sipas Palokës është i pa pranueshëm, por kjo thotë ai po bëhet nga mazhoranca nën efektin e frikës dhe tmerrit që kanë nga largimi.

Ndryshimi i njëanshëm i kodit zgjedhor pas ndryshimeve të Kushtetutës, sipas nenkryetarit të PD-së, Edi Paloka, demaskoi faktin se qëllim nuk ishte hapja e listave por heqja e kolicioneve.

Sipas tij është e pa pranueshme që në një kohë kur loja ka filluar, të ndryshohen rregullat.

Edi Paloka: Praktikisht zgjedhjet janë shpallur, presidenti i Republikës ka shpallur zgjedhjet dhe që nga momenti që është shpallur dita, ne jemi në proces zgjedhor.

Të tentosh të ndryshosh rregullat e lojës, kur loja ka filluar, vetëm një si Rama mund ta bëjë.

Paloka nuk i kursen ironitë për Kryeministrin, kur thotë se ai që është angazhuar për të zgjidhur konfliktet mes shteteve të tjera, nuk respekton  marrëveshjet e veta që garant kanë  ndërkombëtarët.

Edi Paloka: Ky njeri, kryetari i OSBE-së që pretendon se do të zgjidhë mosmarrëveshjet e Lukashenkos me opozitën e tij, nuk pranon jo të zgjidhë problemet që ka me opozitën shqiptare, por nuk i qëndron një marrëveshje që ka nënshkruar vetë.

Ndryshimi i rregullave nuk e shqetëson. Paloka thotë se asnjë instrument nuk e shpëton Ramën nga humbja.

Edi Paloka: Me lista të hapura, pa lista të hapura, me koalicione, pa koalicione, çdo formë që të tentojë të përdori ai është i humbur. E kanë zhytur në gropë dhe nuk del sikur të hidhet  përpjetë.

Sa i përket organizimit për fushatë, nënkryetari Paloka,  thotë se Partia Demokratike është gati dhe po shpalos alternativën e saj qeverisëse.

Shpëtimi i Shqipërisë thotë ai nuk është vetëm largimi i Ramës por dhe garantimi i një qeverisje për qytetarët.

10 komente në “Edi Paloka zotohet para demokratëve: Ramën do ta mundim me çdo formë, nuk del nga gropa ku do ta fus edhe sikur të hidhet përpjetë”

  1. Artani says:

    Thum, thum turp. Ky fjalor nuk është i përthatthëm për një politikan.

  2. Henks says:

    Me “kundërshtarë” si këta Paloqet, për fat të keq Rama do rrijë shumë gjatë në pushtet.
    PD-ja (partia e druvarëve) na e bëri peshqesh PS-në edhe nja dy a tre mandate të tjera.

  3. Edi says:

    ti o bythqi te rru trapin!

  4. Fahriu i Xhemiles says:

    Ky,mbasi ka pi nja dy a tre dopjo,te rrun koqet,me keta ordinier perfaqsues,opozita nuk vjen kurre ne pushtet

  5. L says:

    Si ka mundesi qe PD te fitoje zgjedhjet e perfaqesuar me IDIOTe si ky. Keta persona jane aseti me i çmuar i Edi Rames per te fituar zgjedhjet.

  6. Ladi says:

    Te rruan pjesen nen rripin w pantallonave ti.

  7. kasemi says:

    Nuk me hiqet nga mendja pamja e ketij paloqes kur e arrestuan se bashku me salen. Pamja e tij para kamerave ne drejtorine e policise, tregonte nje idiot klasik, ndersa sot na del ne media e llomotit si karabush. Ky do te marri pushtet e vota nga qytetaret, kurren e kurres, asnje vote.

  8. Tirana says:

    Paloka je vetem nje cironke.

  9. Baca-Bajram says:

    Gjate fushates zgjedhore te gjithe politikaret tan i premtojn popullit se do punojne dhe japin shpirtin per popullin…, por kur vijn ne pushtet, premtimet harrohen dhe fillojn te shohin hallet e popullit duke mbushur xhepat e tyre. Paloka eshte nje vemje e peshtire, parazitar i pa skrupullt qe vetem llap e leh si qen i terbuar. O thuthuq, kur ju prehet barku juve per popullin, pse s’i mbajtet premtimet kur ishit ne pushtet!???. Dhe sa here duhet t’iu besoj populli juve per t’iu prur ne pushtet qe te permbushni premtimet…!??? Pa shporrur te gjithe rrethin e politikarve zgjebsa te brezit tuaj s’beher Shqiperia. Ik more thuthuq e lerna ne hallet tona..

  10. Ti more idiot klasik, që të është bërë plënci sa një kacek e dhjamur edhe truri që asnjëhere nuk e përdore, ke qenë vegël qorre e Saliut.
    Ke për të parë sa vota do marri PD e transformuar në partinë e familjes Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje