Kevin De Bruyne, Robert Leëandoëski dhe Manuel Neuer janë 3 kandidatët për fitoren e çmimit si lojtari më i mirë i vitit i UEFA. Vetë qeveria e futbollit evropian konfirmoi emrat e 3 finalistëve për fitoren e këtij trofeu prestigjioz individual.
Suksesi i Bayernit të Mynihut në Ligën e Kampioneve, të cilën skuadra bavareze e fitoi për të 6 herë në histori, bën që Robert Lewandowski të jetë favoriti kryesor për të fituar cmimin e Lojtarit më të mirë të UEFA në ceremoninë që do të zhvillohet në 1 tetor gjatë hedhjes së shortit të fazës së Grupeve të Ligës së Kampioneve për sezonin 2020/21
Për më tepër, sulmuesi polak është edhe shënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve të sezonit të kaluar me 15 gola, po kështu edhe i Bundesligës. Lewandowski ishte protagonisti absolut i Bayernit në fitoren e 3 trofeve sezonalë dicka që skuadra bavareze e arrin për herë të dytë pas vitit 2013.
Robert Lewandowski këtë vit kishte shanse të shumta të fitonte edhe Topin e Artë, por ky trofe u vendos të mos jepet nga France Football për shkak të pandemisë coronavirus.
Po kështu edhe Neuer hyn në këtë garë për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, ndërkohë që UEFA vendosi të shpërblejë edhe mesfushorin e Manchester City Kevin De Bruyne për sezonin pozitiv që zhvilloi edhe pse skuadra e Citizens u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampioneve në mënyrë surprizë nga Lyoni.
Në të njëjtën kohë UEFA publikoi edhe emrat e kandidatëve për Cmimin trajneri më i mirë i vitit dhe këtu Gjermania është dominuese absolute pasi në garë për të janë pikërisht Hansi Flick i Bayernit, Nagelsmann i Leipzig dhe Jurgen Klopp i Liverpoolit.
Flick që mori drejtimin e Bayernit në mes të sezonit duke zëvendësuar Niko Kovac është padyshim favoriti kryesor kundrejt bashkëkombasve të tij gjermanë
Gjiganti i portes bavareze Manu Neuer ishte shume vendimtar ne haritjen fitimit te tre trofeve nga Bayerni, por bomberi polak eshte dicka tjeter ,ai eshte nje “vrases “i vertete . I takon cmimi i lojtarit me te mire te UEFA-s , jo vetem ky cmin por dhe topi i arte , eshte nje padrejtesi e mdhe qe i behet nje lojtari te Bayern Mynshen , dhe eshte hera e dyte qe i behet nje padrejtesi e tille lojtarit te Bayernit , asnje nuk e haron padrejtesine e mdhe qe ju be Frank Ribery ne 2013-ten, qe i kish fituar te gjitha kompetiticionet qe i dolen perpara , dhe France Futboll ia dhe Ronaldos ne menyre te padrejte ….si duket France Futboll e gjeti preteksin absolut covid -19 per mos tja dhene topin e arte nje perbindeshi dhe tmeri i portjereve si polaku Robert Lewandowski.
Pak rendesi kane titujt personal , rendesi ka qe Bayerni ka krijuar nje skuader te madhe dhe veshtire eshte ti shikosh ne sy tani per tani Bavarezet e Mynyhut , vetem Liverpool i afrohet , dhe them se eshte e vetmja skuader qe ndoshta do ti rivalizoje , megjithate Bayerni eshte kandidti i madh dhe kryesor i fitimit te Liges se Kampioneve 2020-2021……Mia San Mia ……..