VIDEO: Ajsbergu përmbyset në ujërat e akullt, eksploratorët përballen me vdekjen

23 Shtator 2020, 11:48Lifestyle TEMA

Dy eksploratorë i shpëtuan për fare pak vdekjes pasi një ajsberg ku po ngjiteshin u përmbys në det duke i zënë poshtë.

Mike Horn dhe Fred Roux përfunduan në ujërat e akullta të Polit të Veriut ndërsa e gjithë ngjarja u regjistrua nga kolegët e tyre në varkën aty pranë.

Ata po lundronin dhe eksploronin arkipelagun Svalbard në rrethin Arktik që ndodhet mes Norvegjisë dhe Polit të Veriut.

Në pamjet dramatike, dy burrat shihet që përpiqen të ngjiten në majën e ajsbergut kur fillojnë të ndjejnë që ai po rrokulliset, por nuk ia dalin dhe përfundojnë në ujë, që sipas matjeve të ditës, kishte një temperaturë -2 gradë celsius.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje