Më i ashpër se i marsit, izolimi i ri në Izrael zgjatet deri në nëntor

24 Shtator 2020, 21:15Bota TEMA

Qeveria e Izraelit ka vendosur që të mbajë në fuqi masën e izolimit total. Vendimi hyn në fuqi të premten dhe me shumë mundësi do të zgjasë deri në fund të festave hebraike, me 9 nëntor.

Mediat në Izrael shkruajnë se vendimi është marrë pas një diskutimi prej 8 orësh nga kabineti i kryeministrit, Benyamin Netanyahu.

Izolimi i ri do të jetë më i ashpër se ai i marsit dhe përfshin edhe mbylljen e sinagogave, tregjeve jo të domosdoshme, reduktimin e linjave të transportit publik si dhe kufizon familjet që të takohen vetëm në ambiente të brendshme.

Ndërkohë, masat e qeverisë izraelite janë kundërshtuar shpesh nga qytetarët, të cilët kanë protestuar kundër tyre. Por kryeministri Netanyahu i konsideron të domosdoshme për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje