Rama premton sërish ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

25 Shtator 2020, 17:55Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur për rihapjen e procesit per ndertimin e aeroportit te Vlores, ndërsa ishte në qytetin jugor.

Ai tha se ne javen e pare te tetorit do jepen ofertat nderkombetare e me pas do lidhet kontrata.

“Në javën e parë të tetorit procesi do rihapet dhe janë vetëm pak ditë ende që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur pastaj kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës“, tha kryeministri Rama.

Rama iu pergjigj kritikeve qe thone se ku ka mbetur puna per kete premtim.

“Padiskutim që ndërkohë që unë flas ka njerëz që bëjnë komentet e tyre e thonë s’është bërë akoma aeroporti, apo ku e ke aeroportin, të gjitha nivelet e ironisë së vlonjatëve apo shqiptarëve në përgjithësi.

Janë fjalë që mund ti dëgjosh, por s’kanë lidhje me realitetin, jo se realiteti sot në Vlorë apo Shqiperi është rozë për të gjithë, as se transformimi ynë ka arritur ta bëjë Shqipërinë të dytën pas Gjermanisë, as e kemi thënë e as e kemi cuar në mend por, ne ballafaqohemi dhe me problemin e madh të dezinformimit të sajesave.

Fjala e popullit “kur gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, rezulton të jetë e vërtetë. Prirja për të besuar sajesat është shumë e madhe sa prirja për të verifikuar faktet.

Procesi për fillimin e punës u ndërpre nga karantina e përgjithshme dhe të gjitha kompanitë e interesuara bënë kërkesa për gjithë llojet e projekteve që të shtyhen.

Ne procesin e ngrimë aty ku ishte, në javën e parë të tetorit procesi do rihapet dhe janë vetëm pak ditë ende që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur pastaj kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Doja që kjo të kishte ndodhur më parë, por eksperienca më ka mësuar e ka mësuar këdo që merret me projekte e punë të kësaj natyre, që ka të papritura, vonesa nevoja që shfaqen rrugës e janë të paparashikuara. Patjetër që ka një rrugë të gjatë për të bërë deri kur lidhet një kontratë”, tha Rama.

7 komente në “Rama premton sërish ndërtimin e Aeroportit të Vlorës”

  1. Beni says:

    Kto jane genjeshtra, Nuk i intereson asnje kompainie te kryej fluturime per 100 veta ne dite kur vetem me shqiperine nuk ka fluturime direkte nga shum shtete per shkak te numrit te vogel te pasagjerve po genje se dicka ngelet

    1. Bedri says:

      Dil njeher nga vlora…

  2. Votues i Zhgenjyer says:

    E ben ky e ben! Ja njoh koken. Vetem liheni qe te fitoj, pa mbillni droge sa te doni! Ky na vonoj 8 vite nga integrimi sepse ndoqi filozofine e deshtuar ekonomike dhe politike, kanabisin, krimin dhe kokainen. E gjitha kjo qe ai te rrinte ne pushtet, pavaresisht qe Shqiperia nuk po perparon ne lidhje me targetin, BE.

  3. Arturo Ui" says:

    Hape thesin hape, se po vijne zgjedhjet. Kur gjen naive qe te besojne akoma.
    I madhi Bertold Breht (autori i drames “Arturo Ui” e e luajtuer me dhjetra here ne Teater e ne TVSH) ka thene:
    “Cdo popull ka qeverine qe meriton.” Mire te na e besh, pak e kemi

  4. Hsh says:

    O. Idiot me mire bo hekurudhe durres vlore me trena te shpejtseise se larte. Per nje ore jane ne vlore njerzit. Leje aeroportin. Kush do te vije ty me linje direkte. Per ne vlore o budalla mashtrues

  5. Po po po.. says:

    Do te doja te dija se kush duhet te vije pas rames, me thoni nja dy tre emra, jo me shume,,, por me realizem jo me presh ne bythe………….. Marin Mema me tha nje miku im,, une i thashe ky eshte preshi….. (jo se eshte negativ Marini por nuk besoj te futet ne politike dhe ben mire)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje