Rama dhe Veliaj inspektojnë kantieret e rindërtimit në Lanabregas: Janë 359 kantiere të hapura; të hënën miratojmë 250 të fundit

25 Shtator 2020, 11:30Sociale TEMA

Tirana është kthyer në një kantier pune. Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj inspektuan punimet për rindërtimin e banesës së familjes Lame në Lanabregas, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Veliaj informoi kryeministrin Rama se në të gjithë Tiranën janë 359 kantiere të hapura. Ai bëri të ditur se të hënën do të ketë edhe një mbledhje të Këshillit Bashkiak për të miratuar dhe listën me 250 shtëpitë e fundit individuale që do rindërtohen.

“Në Tiranë jemi 359 kantiere të hapura për shtëpitë. Pra, ose shumë afër fundit, ose në nivel karabinaje. Kemi prapë mbledhje të Këshillit Bashkiak të hënën dhe kemi 250-shen e fundit. Pastaj, do të bëjmë një tjetër mbledhje të Këshillit Bashkiak vetëm për të adresuar ndarjen e kurorave. Pra, do i kthejmë dy shtëpitë mbrapsht dhe do prodhojmë një vendim tjetër për katër, që të jemi në rregull edhe me ligjet e shtetit, edhe me transparencën që ju e keni theksuar që duhet të ruajmë çdo dokument”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se pavarësisht spekulantëve, i gjithë procesi është transparent duke respektuar gjithë procedurat ligjore dhe ruajtur dokumentacionin e plotë. “Patjetër që ka edhe njerëz që janë spekulantë, që thonë nuk jam paguar, nuk jam ndihmuar. Ne i kemi ruajtur faturat të gjithëve, raportet, akt-konstatimet, të gjithëve. Edhe kur dikush shpif për punë 2 minutash ne e verifikojmë. Por ajo që dua të them që për çdo njeri që mundohet të bëjë spekulantin, janë 1000 të tjerë që janë mirënjohës dhe që kanë respektuar shtetin, ligjet, afatet, certifikatat, hipotekën. Kështu që 99 % e njerëzve, si ata që përfitojnë, si ata që ndihmojnë, që paguajnë taksa janë super të ndershëm dhe korrekt. Pastaj çdo spekulant sqarohet, i jepet fatura”, deklaroi Veliaj.

1 komente në “Rama dhe Veliaj inspektojnë kantieret e rindërtimit në Lanabregas: Janë 359 kantiere të hapura; të hënën miratojmë 250 të fundit”

  1. Bbb says:

    Ah qe spo bie nje termet tjeter ne Durres ….qe te shofi pak leke edhe Tirana po edhe lali Eri
    Po nje me i forte mundesisht…se me 1 miliard euro nuk mbyllet dot fushata ne Kombinat dhe Lanabregas
    Po mundesisht: po per te shembur ndonje pallat qe varet akoma ne ajer ktej nga Durresi i dalin leket piktorit? Se mire na mori frymen betoni i Gjushit po te pakten mos na bjere mbi koke…me terezi ama se pret puna…lali Eri dhe Kombinati kan perparesi absolute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje