Ataku kardiak i merr jetën fotografit të njohur Arben Çeli. Ai ishte një nga fotografët më të njohur në vend dhe ka punuar për një kohë të gjatë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters.
Në rrethin e gazetareve Arben Çeli njihej si një njeri pozitiv dhe mjaft profesionist. Miqtë e tij më të afërt e tregojnë si një njeri që transmetonte gjithçka nëpërmjet fotografisë, që ishte pasioni dhe profesioni i tij.
Ai ka zhvilluar dy kurse specializimi si fotograf nga Reuters në Londër.
Gjithmon dashamires, shok i mire dhe korrekt do te mbetesh Beni…. I pa harruar dhe u prefsh ne paqe shoku yne…. Ngushellime te sinperta familjes per kete humbje te madhe…..
Ngushellime familjes. Ka qene profesionist.
Me keqardhje, ngushëllime familjes.