Nga mbështetja financiare për personelin tek modernizimi, Xhaçka bën bilancin: Sot FA në shërbim të qytetarëve

24 Shtator 2020, 12:07Sociale TEMA

“Gjatë këtyre 3 vjetëve ia kemi dalë të modernizojmë FA për ta kthyer atë në një forcë profesionistë dhe pranë qytetarëve”. Kështu u shpreh ministrja e Mbrojtja Olta Xhaçka në ceremoninë e 55 -vjetorit të Batalionit të Mbështetjes së Forcave të Armatosura, ku merrnin pjesë drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe ushtarakë që ndër vite kanë drejtuar Batalionin e Mbështetjes.

Në këtë përvjetor që përkon dhe me 3-vjetorin e marrjes së detyrës si ministre e Mbrojtjes, Xhaçka theksoi se është ndërtuar një raport i ri me qytetarët duke ju gjendur atyre pranë në momentet e tyre më të vështira.

Ministrja theksoi se krahas rritjes së kapaciteteve në pajisje dhe infrastrukturë, një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe investimit tek burimet njerëzore, si një nga asetet më të vyera.

Sipas saj, rillogaritja e vështirësisë së punës, rikthimi i kompensimit për ushqimin, certifikimi i Akademisë së Forcave të Armatosura si një institucion i arsimit të lartë po i japin FA dinjitetin e duhur.

“Në këto vite janë rritur më shumë kapacitetet materiale ushtarake të FA, që nga instalimi i Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore, pajisja me helikopterë Blackhaëk apo certifikimi nga NATO i batalionit komando dhe grupbatalionit të dytë të këmbësorisë si dhe kompletimi me pajisje të standardizuara individuale të ushtarit për Forcën Tokësore”, tha ministrja e Mbrojtjes, teksa nënvizoi se sot aleatët e shohin Shqipërinë, jo thjesht si një shtyllë stabiliteti në rajon, por edhe si një eksportues sigurie kudo ku Aleanca përballet me sfida.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje