Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar fëmijët e Ziver Veizit, një prej katër protestuesve të vrarë në protestën paqësore të Partisë Socialiste para kryeministrisë në 21 janar 2011.
Përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti shfaqet së bashku me Anën dhe Klajdin, dy të rinj plot kurajo dhe studentë të shkëlqyer të cilët gjatë kësaj kohe kanë përfituar bursë studimi nga ana e Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të ndjekin ëndrrat e tyre.
“Me dy të rinj plot kurajo që humbja e babait nuk i përuli. Ana dhe Klajdi Veizi – studente të shkëlqyer dhe qytetarë të devotshëm të Tiranës tonë tani.
E lumtur që @Bashkia Tirane ka ndihmuar me bursat e studimit, suksese për këtë vit akademik, jemi krenare per ju!.”- ka shkruar nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti në Twitter.
9 vite më parë, më 21 janar 2011 katër protestues u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kur Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, ku mbetën të vrarë 4 protestues: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.
Ha ha ha, me qesh me Lot
E filloi Rama gjithe pompozitet per ceshtjen e 21 prillit. Dolen dhe u vrane ne mbeshtetje te tij.
Po Rama ne 2 mandate beri vetem nje vrime ne uje!
Tani “fut ne loje” lolon e vogel, dhe ky vazhdon estraden !
Me qesh dhe me qa me lot!!