Qe te reflektosh mbi shifrat duhen dhene shifrat ne dhjete vitet e fundit. Keto shifra jane zyrtare dhe gjenden ne internet ne sitin zyrtar te OFPRA-s (Zyra franceze per mbrojtjen e refugjateve dhe apatrideve ose njerezve pa nenshtetesi) !
Shifra perfshin vetem kerkesat e para pasi, gjate qendrimit ne France mund te ndodhe qe kerkesa e pare te hidhet poshte ne te dy fazat e saj dhe me pas te depozitohet nje kerkese e dyte per rishqyrtim. Kjo behet kur, nderkohe, kane ndodhur ngjarje qe perbejne fakte te reja ne lidhje me motivet e kerkeses per mbrojtje.
2010 – 411
2011 – 339
2012 – 1744
2013 – 3288
2014 – 1944
2015 – 2215
2016 – 4061
2017 – 7633
2018 – 8261
2019 – 8032 NE 123 682 kerkesa te para te rregjistruara Shifra e Marianne eshte bashke me dosjet qe rishqyrtojne kerkesen e azilit bazuar mbi fakte te reja. Dhe shifra 8032 perfshin edhe femijet shoqerues te prinderve qe kerkojne azil.
Ne shifren e vitit 2019 : 5598 madhore (+18 vjeç) ; 2434 femije te mitur nen 18 vjeç ; 1219 rishqyrtim ose kerkese e dyte
Ne shifren e kerkesave per here te pare jane jo pak te ardhurit nga nje shtet tjeter europian, kryesisht nga Gjermania dhe Italia pas refuzimit te kerkeses per azil te bera ne keto shtete.
VITET E PIKUT
2012 – 2013 / 2017/2018 – 2019
Vit piku eshte 2012 vit paraelektoral, 2013 : arsyet ndrrimi i pushtetit partiak ;
2016 – nje perqindje e madhe e te kthyerve nga Greqia qe pas vales se dyte te vitit 2011.
2017 – vit zgjedhjesh,
Ky eshte vleresimi im personal dhe me angazhon vetem mua ;
Nje aresye tjeter eshte se ne vitin 2016 fituan mbrojtjen 17,5% e dosjeve domethene 710 persona ku perfshihen edhe femijet, po themi rreth 500 individe te rritur qe kane te gjithe WhatsApp, Viber ose Skype ne celularet e tyre !
Dikush qe nuk njeh njeri qe ka shkuar ne France, e gjen shume shpejt se ne çfare kushtesh dhe arsyesh mund te kerkosh azil ne France, duke pyetur majtas djathtas do ta gjesh nje kafene ne Tirane ku jepen keshillat per ne France, ose per Gjermani ose per diku tjeter.
Ne vitin 2019 dhenia e statusit mbrojtes eshte jo me shume se 6 ne 100 kerkesa. Nderkohe perqindja mesatare e mbrojteve per te gjitha kerkesat eshte 24%.
Megjithate nuk besoj se kerkesa e azilit do te ulet, perkundrazi, i gjithe konflikti politik ne Shqiperi prodhon vetem emigrante. Ekonomia eshte e para, por edhe fatkeqesite e dy termeteve. Kam perkthyer nje dosje ku arsyeja e largimit ishte thjeshte mbetja pa strehim dhe asnje ndihme nga shteti shqiptar.
Dhe dua ta theksoj, se ne shumicen e kerkesave qe behen per konflikte mes personave ose familjeve ka gjithmone argumenta te nje padrejtesie te theksuar te sistemit te drejtesise.
PERSE SHQIPTARET PREFEROJNE FRANCEN ? Ne vitin 2019 64% e kerkuesve te azilit shqiptare ne BE jane ne France.
Une do te thosha perse e shfrytezojne Francen. Po veçoj disa grupe te cilat ekzistojne por nuk mund te them me saktesi duke i ndare ne perqindje ne raport me numrin e pergjithshem te azil kerkuesve. , Kohezgjatja aktuale, me ngadalesimin e theksuar te proçedurave, qe do ta marrim vesh pas nje viti, me siguri do te shkoje deri ne dy vjet. Megjithese shqiptaret i nenshtrohen nje proçedure qe quhet « e pershpejtuar », perseri afatet e shqyrtimit te kerkesave mbetet pak nen mesataren e shqyrtimit.
Gjate Proçedures, te gjithe, pa perjashtim, marrin nje asistence ne te holla, me te cilat mbijeton ; kane te mara persiper te gjitha shpenzimet per shendetin, dhe familjet strehohen ne qendra per pritjen dhe shoqerimin e azilkerkuesve me nje ekip punonjesish sociale te cilet i shoqerojne per proçedurat juridike, administrative, shkollimin e femijeve dhe shendetin.
Para se gjithash dua te theksoj se shqyrtimi i kerkesave te azilit ne France, zgjat mesatarisht 16 muaj.
Grupi i pare : Familje, çifte te reja ose individe qe nuk kane asnje lloj mundesie punesimi per te mbajtur veten ose familjen.
Individe meshkuj qe vijne per te punuar ne te zeze duke shfrytezuar hyrjen pa vize ne France. Ketyre nuk i intereson rezultati i kerkeses se tyre, mjafton qe te shtyhet sa me shume proçedura qe te fitojne para per te ushqyer familjen ne Shqiperi ;
Gra te divorcuara me femije te mitur qe nuk kane gjetur mbrojtjen e duhur ne Shqiperi ose qe kane patur veshtiresi te tejskajshme ekonomike dhe financiare.
Familje qe vijne vetem me qellimin per te shkolluar femijet, te zhgenjyer nga sistemi arsimor ne Shqiperi
Persona ose familje qe vijne per tu kuruar per semundje te ndryshme
Familje ose individe qe kane probleme te verteta hakmarrjeje ose konflikte te tjera private
Komuniteti rom dhe egjyptian per shkak te persekutimit
Se fundmi ka nje fenomen jo te paket ne numer : shqiptari vjen pa vize, ka te drejte te qendroje 3 muaj pan je dite, gjate kesaj kohe punon ne te zeze, kthehet ne Shqiperi, ne vend te tij vjen vellai ose dikush tjeter, punon edhe ai tre muaj pa nje dite, dhe keshtu vazhdon zinxhiri i punesimit ne te zeze !
KTHIMI VULLNETAR NE SHQIPERI (300€ per person+bileta e avionit+ bagazh 40 kg per person).
Kthimi vullnetar nenkupton se nuk ka asnje rrezik jete ose persekutimi ne rast kthimi ne Shqiperi dhe kerkesa e azilt ka qene abuzive, me mendjen : hajde po e provoj nje here Francen se jetohet me mire se ne Shqiperi !
Gjeta vetem shifren zyrtare te vitit 2018 : jane 2822 shqiptare qe jane kthyer vullnetarisht ne Shqiperi ! Perveç kesaj jane 834 shqiptare te kthyer forcerisht ne Shqiperi nga ana e shtetit francez me avione charter ! Pra, nese i bejme llogarite, jane 8261 – (2822+834) = 4605 (te rritur+femije) !!!! Shifrat totale per te gjitha kombesite, per vitin 2018 jane : 10678 kthime vullnetare dhe 15677 kthime forcerisht ose te detyruara.
Per kthimet ka nje bashkepunim shume te mire mes autoriteteve franceze dhe atyre shqiptare.
ARTIKULLI I REVISTES MARIANE
Ne kete artikull jepen « arsyet » se pse shqiptaret largohen nga Shqiperia ! Nuk po komentoj shkrimin ne fjale pasi nuk e njoh gjendjen ne Shqiperi.
Por dua te sjell arsyet qe kane shkruar shqiptaret ne kerkesat e tyre per mbrojtje dhe qe jane te shkruar ne raportin vjetor te OFPRA-s per vitin 2019. Revista Marianne me sa duket nuk e ka lexuar Raportin Vjetor 2019 te OFPRA-s sepse aty do kishte gjetur motivet e paraqitura nga ana e azilkerkuesve shqiptare ne kerkesat e tyre per mbrojtje.
Franca jep dy lloje mbrojtjesh : mbrojten konvencionale, ne aplikim te Konventes se Gjeneves, dhe mbrojtjen dytesore (par dhjete vitesh perdorej termi azil territorial) ne aplikim te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut..
Shqiptareve ju akordohet ne 98% te rasteve mbrojtja dytesore (ne raport me totalin e mbrojtjeve).
Nje sqarim paraprak : mbrojtja konvencionale i akordohet çdo personi madhor, i cili ndodhet ne territorin francez dhe ka qene i detyruar te largohet nga vendi i tij sepse i rrezikohet jeta ose eshte i persekutuar, nga shteti i tij ose qe shteti i tij nuk e mbron ate, per aresyet e meposhtme (sipas Konventes se Gjeneves) :
Per bindjet e tij politike
Per racen e tij
Per etnine e tij
Per besimin e tij fetar
Per perkatesine ne nje grup social te caktuar (p.sh. homoseksualet)
OFRPRA thote : kerkesa te bazuara ne kete kategori jane kryesisht te romeve dhe egjyptianeve qe mund te klasifikohen per diskriminim etnik, per perkatesine ne nje grup social te caktuar dhe per shfrytezim prositucioni.
Ofpra gjithashtu thote : Kerkesat e bazuara mbi motivet politike mbeten anekdotike dhe konteksti politik perdoret me shpesh si sfond per konfliktet reale qe jane te natyres private.
Per mbrojtjen dytesore, qe i jepet me shume shqiptareve, OFPRA rendit ne aresyet qe jepen ne kerkesen per mbrojtje :
Probleme te hakmarrjes
Dhuna ne familje (kryesisht gra)
Konfliktet private per pronen
Konflikte borxhesh me huadhenesit
Konflikte per martesat e detyruara
Konflikte per martesat me besim te ndryshem fetar ;
Edmond Bogdani 24 shtator 2020
99% genjejne, normal persa kohe Franca e pranon si praktike. Sikur te lejohen te jetojne dhe punojne sic jane polaket apo rumunet kerkesa per azil zerohen.
Duhet thene e verteta per kushtet e kampeve te azilanteve. Jane mizerabel, me banjo te perbashket, edhe per familjaret dhe droge e dhune kudo. Te jepet minimumi i kujdesit shendetsore apo arsimor. Kam degjuar per njerez me semundje te renda qe i kane kthyher per te mos i kuruar ne spitale. Thoni te verteten nuk eshte fushe me lule.