Tërmeti i fuqishëm tronditi vendin, Ministria e Mbrojtjes: Lëkundja me magnitudë 4.5, e kishte epiqendrën në Cërrik

24 Shtator 2020, 09:27Sociale TEMA

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se tërmeti i fuqishëm që shkundi vendin gjatë natës, e kishte epiqendrën në veriperëndim të qytetit të Cërrikut.

Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria, tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, ishte me thellësi 20 kilometra.

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se nuk janë raportuar dëme materiale apo probleme të ndryshme në Prefekturën e Elbasanit.

“Sipas informacioneve paraprake, me date 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar nje lekundje termeti me magnitude 4.5 balle me thellesi 20 km ne veriperendim te qytetit Cerrik. 

Nga komunikimi me Policine e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile ne Prefekturen Elbasan, nuk raportohen deme apo probleme te ndryshme. Do jemi ne kontakt per info te metejshme,”- thuhet në njoftim.

Shqipëria u trondit gjatë natës nga 12 tërmete.

Dy tërmetet më të fuqishëm, me hapësirë disa minuta nga njëri-tjetri, lëkundën Elbasanin.

Referuar agjensisë ESMC, tëmetet ishin të shkallës 3.1 dhe 4.6 Rihter.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në qytete të tjera, përfshirë Tiranën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje