Shqipëria duket se i është nënshtruar presionit të Erdogan, për mbylljen e disa shkollave të financuara nga Fetullah Gylen në Shqipëri.
Kjo bëhet me dije nga mediat turke.
Ja çfarë shkruan Anadolu Agency:
“Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur mbylljen e veprimtarisë së medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë (e hapur në vitin 2002), medresesë “Ali Korça” në Kavajë (e hapur në vitin 1996) dhe të “Memorial International School of Tirana (MIST)” të lidhura me strukturat e organizatës terroriste FETO në Shqipëri.
Qeveria e Shqipërisë ka vendosur edhe mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore private parauniversitare “Memorial International School of Tirana (MIST)”, në të gjitha nivelet arsimore (arsim fillor, arsim i mesëm i ulët, arsim i mesëm i lartë), që administrohej nga Shoqëria “Turgut Ozal Education”.
Vendimet që janë marë me propozimin e ministrit përgjegjës të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe që mbajnë datën 23 shtator për mbylljen e institucionit arsimor parauniversitar privat medreseja “Hafiz Abdullah Zëmblaku” dhe institucionit arsimor privat fetar, i nivelit të arsimit të mesëm të lartë medreseja “Ali Korça” dhe 16 shtator (MIST) janë publikuar në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
Përmes Fondacionit “Sema” organizata terroriste FETO në vitet e fundit kishte shtrirë ndikimin e saj në fushën e arsimit në vend, pasi duke i marrë nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë (KMSH) apo edhe duke bashkëpunuar me këtë institucion, ka nën administrim disa medrese në vend, përfshirë edhe ato që janë mbyllur me vendim qeverie, ajo e Kavajës dhe Korçës.
Sipas informacioneve të publikuara në faqen e internetit të Fondacionit “Sema”, ky fondacion zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Musliman të Shqipërisë dhe drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme në Tiranë, medresesë “Liria” në Elbasan (e mesme), Medresssë “Hafiz Ali Korça” në Kavajë (djem-vajza, e mesme), medresesë “H. Mahmud Dashi” – Tiranë, (9-vjeçare dhe e mesme) dhe Medreseja e “Korçës” (e mesme).
Sipas vendimeve, institucionet arsimore që mbyllen kanë detyrim që të pajisin çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar dhe të kthejnë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj nxënësve.
Gjithashtu institucionet e mbyllura kanë për detyrim të vënë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në vendime.
Sipas vendimeve, ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, institucioni arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, institucionet e mbyllura dhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë për zbatimin e vendimeve. Vendimet në fjalë do të hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”.
Dhe te mos lejohen ulurimat e xhamive ne baze te ligjit europian. BE.. E duam shqiperine si gjith europa.
Qe te mos lejohen “ulurimat” e xhamive duhet qe te heshtin deve kazanet e kishe varur neper minare. Prandaj mbylle gojen plehre qe kerkon perçarje, gjithkush eshte i lire te besoj ku te doje. Sa per evropin, ne te semes vafte bashke me ty nqs nuk na do keshtu sic jemi….
Ia pame “te miren” thirrjes “E duam Shqiperine si e gjithe Europa”. Shqiperia duhet te ndertoje modelin e vet, dhe te marri nga te tjeret vtm shembuj te mire. Nuk ka nevoje as te marrim oligarkine nga Ballkani dhe as nga E.Lindore; te mos marrim ekstremizmin dhe fanatizmin fetar nga Turqia dhe Greqia; te mos marrim nga Europa Perendimore borxhet, pabarazine e thelle, shkaterrimin e familjes, moskujdesin ndaj/lenien pas dore te femijeve dhe te moshuarve, divorcet ne qiell (europianet perendimore jane aq te “civilizuar” sa as ne familje nuk merren dot vesh), nudizmin e shfrenuar dhe shfrytezimin seksual te femres (prostitucioni “me deshire” eshte biznes i ligjshem, madje dhe ne pune zyre eshte gje “normale” te sherbeje femra si objekt seksi), plakjen katastrofale te popullsise (se njeriu i thjeshte aty eshte sllav pune). Duhet model shqiptar bazuar ne te mirat qe kemi dhe huazimin e te mirave qe jane te tjeret, jo te kopjojme budalleqet e te tjereve.
rama ky zgjatim i erdoganit.njeri mut e tjetri kak.
Nje krim tjeter i Rames. Mbyll shkollat e nivelit me te larte. Mjere Shqiperia ne duar e pashallareve si ne kohen e perandorise.
Kokat hengershin Idealet e Gylenit dhe Ramutet e Erdoganit.
Si eshte e mundur te flitet per “influenc” te Greqis (ku deri me sote nuk ka as nje fakt) dhe nga ana tjeter Turqit bejne c’tju doj cari ne kete burdello shtet si Shqiperia.
Ne US DULEN jeton i lire e mbrohet nga FBI NE Shqiperi ndiqet e extradohet e mbyllen shkolla. E verteta eshte se Dylen e Erdogan jane dy ane te te njejtes monedhe: te dy anti- Qemaliste ,
Shume mire ka bere ,,na mjaftojne Shkollat Tina dhe Universitet tona ne Gjuhen Shqipe..Hapja e shkollave Türke ne Shqiperi,,perseritja e Sulktanit 500 vjecare te ekupuar nga Turqit…Dhe vajzat e Reja mbukuar ne shami…Shqiperia eshte Evrope dhe tolerant ne bashkejetrsen ne fehte qe njerezit besojne ne veteveten e tyre…Larg duart nga besimet fehtare Si ne rastet konkrete te Turqeve..
Po po se filluan te pullasin si gomar , kur i vinte ora me kendu, pasi dilnin nga klubet tap topi, e ka bo mir se pi shkon vendi mrapsh,
Të mbylen, por të mos hapen të tjera.
Mbyll shkollat e Gylenit dhe hap te Erdoganit. Kalojme nga shiu ne bresher. Rama pse nuk e con femijen e vet ne shkollat e Erdoganit por e con ne shkolle Perendimore!!!!
Kthei dhe kishat në xhami, siç bëri Sulltan Erdokan me kishën e Shën Sofisë në Stambboll. Turp!
Eshte e e mjerueshme dhe uleritse,qe ky vend europian vazhdon si i pushtuar nga sulltani aziatik shekuj para dhe tani i ringjallu ky pushtim nga khalifi-sulltan erdogan,ne bashkepunim me rajain Rame,i vetpozicionuar si kryevezir i Arnautistanit te dikurshem.
Ky truall europian i denatyruar ne nje shtojce anadolli ku diskutohet lirshem, kush islam eshte i pranueshem ai erdogan apo islami gulenist.
Tentankulat e xhamive te panumerta dhe te shumellojeshme arabo-turke,bashke me investime te tjere nga ata te ´´karameleve te hidhura´´,ja kane deformuar dhe me tej identitetin europian ketij vendi.Shembull me i qarte eshte Durresi,qe me pare ishte nje qytet per tu pasur zili,banuar nga qytetare te qete,me kulture dhe te zgjuar.
Tani eshte denatyruar si nga ana sasiore dhe cilesore,ne nje qytet islamik anadollak,ku vetem germat e emrit i kane mbetur si me pare.
Kryeveziri Rame,vazhdon te vertetoje,qe cfardo eshte gati te shese nga ky vend,boll qe ti sherbeje arritjeve te karieres se tij,ngritur mbi themele te minuara nga islami politik turko arab,pasojat asgjesuese jane prezente tani por dhe me shume do te jene ne te ardhmen.