Braçe “shigjeton” Metën: Mos u merr me Vjosën, por shiko guroret! Çfarë i kanë bërë malit të Shenjtë Tomorr çunat problematikë të Skraparit është dramë!

26 Shtator 2020, 10:57Politika TEMA

Zv/kryeministri, Erion Braçe, ka thumbuar Presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit bëri thirrje sot për mbrojtjen e lumit Vjosa, ku tha se “arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë”.

Me një shënim në facebook, duke u nisur nga qyteti i origjinës së Presidentit, Braçe thotë i thotë Metës “të merret me guroret e malit të Tomorrit dhe jo me Vjosën”.

“Ngjituni atje lart e lutjuni Shenjtit te zbrisni poshte e te shihni se kush i ka firmosur letrat per te nxjerre leke nga guri duke shkaterruar malin e Shenjtit!”, shkruan Braçe.

Postimi i plotë:

Vjosa the?

Vjosës nuk i ka ndodhur asgjë deri tani, veç shkatërrimit të nisur 20 vite më parë në Kalivaç nga një sharlatan!

Çfarë i kanë bërë malit të Shenjtë Tomorr çunat problematikë të Skraparit është dramë!

E di, i keni pare te ngjiten atje e prej teqese historike te bejne si Zoti.

Por jane po te njejtet qe malin e shenjte e Shenjtin e malit-ABAZ ALIUN, e duan thjesht per te bere para e mbrojtur parate e bere nga shkaterrimi i malit!

Patjeter, ngjituni atje lart e lutjuni Shenjtit te zbrisni poshte e te shihni se kush i ka firmosur letrat per te nxjerre leke nga guri duke shkaterruar malin e Shenjtit!

Mos e lini me kaq;

Tamam ne ate zyre poshte ne qytet, kerkoni e shihni kush i ka firmosur letrat per tre hidrocentrale ne rjedhen fantastike te Osumit,

lexoni dhe emrat e perfituesve,

ngjituni lart serish per ne Corovode e ne Bogove ndaloni te zini per fyti nje maskara burre qe malin e shenjte, shenjtin e malit dhe adhurimin e njerezve per te,

i perdor per te zgjatur musteqet e tij me leke e leket jo vetem te tij donte ti lante ne turbinat e tre hidrocentraleve.

Shikoni, kush me ka ndjekur e di qe kam bere beteje ne Kuvend kunder ketyre, hem ai leje, hem si hidrocentrale e hem si nenshkrues shkaterrimtare.

Por kenaqesi me te madhe se anullimi i lejeve te tyre ne cdo mal dhe rreke uji cep e me cep te Shqiperise, nuk ka!

Por te jemi te qarte;

Një hetim i plotë për lejet shkatërruese mbi male dhe lumenj nuk ka ndodhur!

Se nuk ndodh kjo,

shkaterruesit bejne si shenjt!

1 komente në “Braçe “shigjeton” Metën: Mos u merr me Vjosën, por shiko guroret! Çfarë i kanë bërë malit të Shenjtë Tomorr çunat problematikë të Skraparit është dramë!”

  1. Arjan says:

    Lerini ankesat. Keni 7 vjet ne pushtet e ju besuam gjithshka. I keni ne dore, me parlament e me ligje e keni mundesi te beni dhe drejtesi. Por drejtesia nuk po vjen. Shume premtuat por tani dhe na ankoheni per presidentin qe evute po vete. Jeni zhytur ne te njejtin llum. Dhe njerezit perseri ju besojne por kete radhe me gjysem zemre. Perpiquni te kapni pozitat e vitit 2013, ndryshe ky popull do ju marri me dru juve po e po, por dhe keta qe e quajne veten opozite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje