FOTOT/ Nënë e 7 fëmijëve dhe kundër martesave gay: Kush është Amy Barrett, e zgjedhura e Trump-it për Gjykatën e Lartë

27 Shtator 2020, 10:43Bota TEMA
FOTOT/ Nënë e 7 fëmijëve dhe kundër martesave gay: Kush

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka emëruar për vendin e lirë të krijuar në Gjykatën e Lartë, gjyqtaren Amy Coney Barrett.

Duke folur pranë saj në Shtëpinë e Bardhë , Trump e përshkroi atë si një “grua me arritje të pashembullt”.

Nëse konfirmohet nga senatorët, gjykatësja Barrett do të zëvendësojë gjyqtaren liberale Ruth Bader Ginsburg, e cila vdiq javën e kaluar në moshën 87-vjeçare.

Emërimi i Barrett do të ndezë një luftë të hidhur konfirmimi në Senat ndërsa afrohen zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Kjo sepse demokratët vijojnë të këmbëngulin që gjyqtarja e re të mos emërohet para zgjedhjeve, por t’i lihet për ta zgjedhur atë presidentit që do dalë pas zgjedhjeve të nëntorit.

Nëse gjyqtarja Barrett konfirmohet, gjyqtarët me prirje konservatore do të përbëjnë shumicën 6-3 në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtarja 48-vjeçare do të ishte e treta që emërohet vetëm nga presidenti aktual republikan. Më parë Trump kishte emëruar Neil Gorsuch në 2017-ën dhe Brett Kavanaugh në 2018-ën.

Nëntë gjyqtarët e gjykatës së Lartë shërbejnë gjatë gjithë jetës së tyre, dhe vendimet e tyre mund të formësojnë politikën publike për gjithçka, nga armët dhe të drejtat e votës deri tek aborti dhe financimi i fushatës për dekada.

Në vitet e fundit, gjykata ka lejuar martesën homoseksuale në të 50 shtetet, lejoi që të vendoset ndalimi i udhëtimit i presidentit Trump në vendet kryesisht myslimane, dhe vonoi një plan të SHBA-ve për të ulur emetimet e karbonit.

Kush është Amy Coney Barret?

Pasi u diplomua nga Shkolla e Drejtësisë e Universitetit Notre Dame në Indiana, Barrett  punoi si nëpunëse për gjyqtarin e ndjerë Antonin Scalia. Në vitin 2017, ajo u emërua nga Trump në Gjykatën e 7-të të Rrethit të Apelit me qendër në Çikago.

Ajo përshkruhet si një katolike e devotshme e cila, sipas një artikulli të vitit 2013, tha se “jeta fillon me ngjizjen”. Ky qëndrim lidhur me abortin, e bën atë të preferuar midis konservatorëve fetarë të etur për të anuluar vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit 1973, që legalizoi abortin në të gjithë vendin.

Por grupet LGBT e kanë kritikuar anëtarësimin e saj në një grup konservator katolik, Njerëzit e Lavdërimit, një rrjet shkollash që japin udhëzime që shprehin një besim se marrëdhëniet seksuale duhet të ndodhin vetëm midis çifteve të martuara heteroseksuale.

Gjykatësja Barrett ka vendosur në favor të politikave të ashpra të imigracionit të Presidentit Trump dhe ka shprehur pikëpamje në favor të zgjerimit të të drejtave të mbajtjes së armëve.

Konservatorët shpresojnë se ajo do të vendosë kundër skemës së sigurimeve shëndetësore të prezantuar nga ish-presidenti Barack Obama.

Gjyqtarja Barrett të shtunën tha se vendimet e saj si një gjykatëse e Gjykatës së Lartë do të bazoheshin vetëm në ligj.

“Gjyqtarët nuk janë politikëbërës dhe ata duhet të jenë të vendosur për të lënë mënjanë çdo pikëpamje politike që ata mund të mbajnë”– tha ajo.

9 komente në “FOTOT/ Nënë e 7 fëmijëve dhe kundër martesave gay: Kush është Amy Barrett, e zgjedhura e Trump-it për Gjykatën e Lartë”

  1. Trump 2020! says:

    Zgjedhje e shkelqyer. Nene e dedikuar ndaj familjes dhe profesioniste e nivelit te larte ACB do ti japi nje drejtim Te duhur Gjykates supreme. Foshnjat ne bark te nenave festojne sot se do kene me pak shanse te vriten pa lindur kurse preverset e demokrateve qe duan te fusin e promovojne homoseksualitetin ne shkollat fillore si Sorosi ne Shqiperi jane terbuar nga zgjedhja e humanistes Amy Coney. Bravo presidenti Trump. Maskarenjte dhe Te degjeneruarit Jane kundra teje! Trump 2020!

  2. mirel drejtesia says:

    Nje urim te fore kesaj zonje !

  3. paula says:

    nga 7 femij pse dy jane me ngjyre dhe 5 jane race e bardhe , vet dhe burri jane race e bardhe po keto dy me ngjyre kafe te djegur nga kane dale, apo i ka te biresuar, ngaterrojne dhe femijet biologjik me keto zezaket

  4. Drini says:

    Po more budallenj me ato bravot tuaja . Kjo lloj zgjedhje nuk ka asgje te perbashket me demokracine amerikane. Baballaret e demokracise amerikane qe themeluan kushtetuten nuk parashikonin qe ne krye te USA te vinte nje fashist dhe injorant qe akoma se di qe lufta ne kosove ka 20 vjet qe ka pushuar. Do shihni edhe pak fytyren e nje amerike fashiste

    1. Kalec Dega says:

      ke pi te bardhe si gjigandi…..demonkrat si ata te lulberishes…o shfatar….demokrat ne amerike do te thote komunist…..dhe jo “demokrat”.

  5. Laku says:

    ZOTI E BEKOFTE TRUMPIN.

  6. Arjushka says:

    Nese ka femije me ngjyre kjo tregon se ajo ka biresuar femije, nje gje qe e larteson ate me shume si figure, si nene! God bless her!

  7. zeni e argita says:

    Ky dshte me rrot se. Berisha flet me gazetaret
    sikur flete me Melanin se kushe te ciu sot
    se une nuk jam per kete pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje