Përplasja me Greqinë, Erdogan s'tërhiqet: Turqia vazhdon të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në det

27 Shtator 2020, 09:36Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Ne vazhdojmë të mbrojmë me një vullnet të fortë dhe me një besim të palëkundur të drejtat dhe interesat tona në detërat tanë”, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë nga Zyra për komunikim e Presidencës turke thuhet se Erdoğan ka publikuar një mesazh me rastin e fitores së Betejës së Prevezës dhe Ditën e Forcave Detare.

Erdoğan tha se fitorja e flotës Osmane nën komandën e Barbaros Hayrettin Paşa kundër flotës së kryqëzatës gjatë Betejës Detare të Prevezës në vitin 1538 ishte një nga pikat më të rëndësishme kthyese në historinë e detarisë turke. Ai shtoi se me fitoren e detare të Prevezës, Shteti Osman forcoi domininin e tij në Mesdhe dhe se marina turke i tregoi fuqinë e saj gjithë botës.

“Historia ka regjistruar se në të gjitha detet ku dominojnë forcat tona detare mbizotëron paqja, qetësia dhe drejtësia. Ne jemi krenarë që e përcjellim në të ardhmen duke e forcuar këtë trashëgimi të madhe që kanë marrë në dorëzim forcat tona detare të cilat kanë një të shkuar të mbushur me fitore të lavdishme si fitorja e Betejës së Prevezës”, theksoi Erdoğan.

“Forcat tona detare, të cilat ofrojnë sigurinë e deteve tona në vendin tonë të rrethuar nga tre anët me detëra, bashkë me forcën që rrjedh nga historia e saj e rrënjosur dhe e respektuar e bëjnë krenar kombin tonë me mundësitë dhe aftësitë e përparuara, personelin e kualifikuar dhe suskeset që ka arritur në të gjitha detyrat që ka ndërmarrë. Ngjarjet e përjetuara në botë dhe kryesisht në Mesdhe kohët e fundit, na tregojnë se duhet të jemi më të fuqishëm edhe në detëra ashtu si në çdo fushë”, tha Erdoğan duke shtuar se:

“Me vetëdijen se sa e rëndësishme është mbrojtja e ‘Atdheut të Kaltër” (detërat e Turqisë) ne vazhdojmë të mbrojmë me një vullnet të fortë dhe një besim të palëkundur të drejtat dhe interesat tona në detërat tanë. Duke u kushtuar vëmendje paraardhësve tanë që thonë ‘Bëhuni gati për luftë, nëse doni paqen’ ne ashtu si çdo element tjetër të ushtrisë i pajisim forcat tona detare me mundësi dhe aftësi vendase dhe kombëtare për ta bërë të përhershme paqen, qetësinë dhe sigurinë në vendin, rajonin tonë dhe në të gjithë botën”.

Më tej presidenti Erdoğan në mesazhin e tij tha se: “Sot si një nga 10 vendet në botë e cila mund të projektojë, ndërtojë dhe mirëmbajë me mundësi kombëtare anijet luftarake ne vazhdojmë të forcojmë forcat tona detare për të mbrojtur ‘Atdheun e Kaltër‘ për të siguruar që miqtë tanë të jenë të sigurtë dhe për të parandaluar ata që synojnë (lakmojnë) të drejtat tona”.

Erdoğan me rastin e përvjetorit të fitores së Betejës së Prevezës dhe Ditës së Forcave Detare përkujtoi me falënderime të gjithë heronjtë dhe dëshmorët që kanë luftuar për atdheun. Ai tha se i pëshëndet përzemërsisht të gjithë anëtarët e forcave detare.

3 komente në “Përplasja me Greqinë, Erdogan s’tërhiqet: Turqia vazhdon të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në det”

  1. Erdogani BAMIRESI me i madhe i Greqis says:

    Emri “Tajip Erdogan”, dikur do te shkruhet me germa te Arta ne Historin e Kombit Helen.
    As nje politikan Grek nuk ka bere ate Madheshti qe ka bere Erdogani per Greqin.
    ###
    1- Ka bashkuar te gjitha shtetet miqe, asnjanese dhe armiqe te Greqis, ne mbeshtetje te plot te interesave Greke.
    – Ishte e pabesushme qe dikur Izraeli, Egypti, Emiratet Arabe … te benin stervitje te perbashketa ushtarake, per te kercenuar Turqin.
    – Ishte e pa besushme dikur qe Franca dhe Izraeli ti deklaronin Turqis, qe … “sulmi ndaj Greqis eshte sulm ndaj Frances dhe Izraelit”.
    – Ishte e pa besushme qe Izraeli te deklaronte … “Turqia eshte rezik me i madhe se Irani”.
    2- Erdogani (me kercenimet e tij idjote dhe deshtimet e nje pas njeshme ne Egje) ka rritur ne maksimum dinjitetin dhe shpirtin patriotik tek Greket.
    3- Erdogani (me kercenimet e tij te shterpa) ka detyruar dhe detyron Greqin te nxitoj te mbylli c’eshtjet e kufirit detar me fqinjet me nje sukses te plot (si alibi i rezikut Turk, duke u mbeshtetur plotesisht nga BE).
    4- Erdogani krijoj momentin me te pershtatshem qe Greqia (me mbeshtetje te plot nga Bota) te shtoj ne 12 milje ujrat Detare ne Egje, dicka qe kurre nuk mund ta bente e vetme.
    5- Erdogani ka shkateruar Ekonomikisht Turqin (£ira Turke ne rekord shvleftesimi), duke i dobesuar fuqin ushtarake te saj.
    6- Ka shkateruar aleancat shekullore qe kishte me SHBA, Egjypt, Izrael, Emirate, Arabi Saudite, Gjermani, .. duke mos mundur te blej (sado shtrenjt) as nje aeroplan ose paisje te sofistikuar ushtarake.
    ###
    Keto “aritje” te Erdoganit ishin nje Bekim i Zotit per Greqin e vetme, te demoralizuar dhe te dermuar ekonomikisht.
    ###
    Keto ngjarje qe perjetojm sot (te luftes per Energji) do te percaktojne rjedhen e historis per 300 vitet e ardheshme (ndermjet Greqis dhe Turqis).
    ###
    Nje Bravo te madhe per Erdoganin, nje bir i denj i Helis-Pondit.

  2. Tironci says:

    O Erdo, mjaft me fjalime dhe ti si enver hoxha, o bjeri ose lere fare ket muhabet.
    Ngelem duke pritur kur do kercasi. Me shume po zihen njerezia mes vetes, se ca jane me ty e ca me macronin e grekeqirin. Pale, filluan edhe bastet, ti e kishe kuoten e mire para nje muaji, por tani ke rene se ty sikur sta mban. Na bo i zo, na e trego ate te shkreten date se kendej jane bo cunat icik hollshem nga xhepat prej korones.
    Hidhe ndonje gjyle qe te zgjohen njerezit nga gjumi letargjik dhe te tresin dhjamin qe kane vene prej korones. Behu babaxhan, filloje mutin se na le duke pritur, pastaj ku i dihet, edhe sa kohe do jesh ti aty ku je sot. U plake, medoje edhe kete.

  3. Taulant says:

    Turqit kane durimin per te zgjidhur ceshtjet . Erdogani Mesdheun Lindor e hapi si ceshtje. Greket mendonin se e kishin te tyre kuptohet me mbeshtetjen e vendeve kolonialiste. Turqia sot percakton gjeopolitiken ne Irak,Siri,Libi e logjikisht Mesdheun Lindor. Greqia eshte ne nje lufte te humbur pa shprese sepse nuk ka kapacitete per ta perballuar. Qellimi i Erdoganit nuk eshte hapesira detare por jane ishujt . Turqia mbas skadimit te 100 vjeteve te traktatit te Lozanes ne 2023 kerkon ri negocim te ishujve. Sebepi eshte deti Turqit do marrin gjysmen e ishujve te Egjeut mos te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje