Presidenti i SHBA-së, Donald Trump votuesve në Pennsylvania të shtunën mbrëma u ka rrëfyer për Marrëveshjen në Washington mes Kosovës dhe Serbisë.
Në tubimin parazgjedhor në këtë shtet, Trump deklaroi se përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë që “po vriteshin mes vete për shumë vjet”, në Zyrën Ovale “u përqafuan mes tyre”. “Ishte gjë e bukur ta shihje”, ka thënë ai.
“Kosova dhe Serbia, ata po vriten për shumë vjet, thjeshtë po vriten mes vete. Janë disi si izraelitët dhe palestinezët”, ka krahasuar ai. Ai ka thënë se edhe vetë ishte pyetur se pse po ndodhte një gjë e tillë. “Kanë dallime, edhe dallime fetare”, ka shtuar Trumpi në Pennsylvania.
Votuesve në këtë vend u ka treguar se SHBA-ja bën tregti me të dyja vendet, kështu që ka ndikim. “Kështu që iu thashë: ‘Dëgjoni, të bëjmë marrëveshje, marrëveshje ekonomike. Erdhën në zyrën time, Zyren Ovale për të nënshkruar dhe ata po e përqafonin njëri tjetrin… ishte gje e bukur ta shihje, shpëtuam aq jetë”.
Trumpi me këtë rast ka përmendur edhe nominimin që i është bërë për Nobel të Paqes.“I thashë Zonjës sonë të Parë të madhërishme Melanias, asaj i tregova se do të vij në shtëpi më herët për të shikuar telezivor sonte pasi që isha nominuar për Nobel të Paqes”, ka thënë ai.
Është kjo hera e dytë që Trump përmend marrëveshjen ekonomike gjatë fushatës zgjedhore. Në Karolinë të Veriut ai kishte thënë vetëm se kishte ndalur “vrasjet masive” mes Kosovës dhe Serbisë.
Trumpi në këtë tubim ka ironizuar edhe me këshillat që ia kishte dhënë presidenti i mëparshëm, Barack Obama, që ia kishte thënë se problemi më i madh për SHBA-në është ai me Korenë Veriore,
“I thashë: Më fal a ke tentuar ta thërrasësh atë?”, ka thënë Trumpi, duke aluduar në liderin verikorean, Kim-Jong Unin. /Koha.net
Ha ha, eshte exemplar si president.Do mbahet mend si presidenti me kot ne Amerike.
bukur do të jetë po të përqafosh ti kinezin
dikur edhe ju vriteshit
Me budalla president nuk behet! U tregon peralla fansave te vet. Sa poshte qe ka rene Amerika. Edhe 4 vjet te tjera ky e shkermoq ameriken dhe boten komplet. Hiqeni sa nuk eshte vone!
bukur do të jetë po të përqafosh ti kinezin
dikur edhe ju vriteshit !!!!
bukur do të jetë po të përqafosh ti kinezin
dikur edhe ju vriteshit !!!!
shih se po “vritet” edhe rama me salën
bukur do të jetë po të përqafosh ti kinezin
dikur edhe ju vriteshit !!!!
shih se po “vritet” edhe rama me salën
“Dikur ata vriteshin me njëri tjetrin”???
Nuk e di nëse Trumpi ka lajthitur apo titulli është i qëllimshëm, nga njëra anë kishim një ushtri të armatosur deri në dhëmbë, paraushtarakë të tipit Arkan që pinin gjak njeriu dhe çanin me bajonetë gratë shtatzana, polici, shërbim sekret, etj, pra një makinë ushtarake të vërtetë, nga ana tjetër kishim popullsi të pambrojtur dhe të paarmatosur (derisa u krijua UÇK-ja), në varret masive janë gjetur shqiptarë dhe jo serbë, kurse ky psikopati thotë që “u vranë me njëri tjetrin”.
Për një gjë duhet t’u heqim kapelën serbëve, me anë të propagandës së tyre ia arritën qëllimit që të kthejnë rrotën e historisë, pra të barazonin krimet, e ku ka më mirë, nga kasapë dolën palë e dëmtuar njësoj me shqiptarët.
Kurse politikanët e Kosovës haen si qentë me njëri tjetrin dhe deri tani asnjë akuzë nuk i kanë palës serbe, biles as për 20 mijë gratë dhe vajzat e përdhunuara nga bishat serbe. Rrini hani pilaf, mbani Ramushin si hero. Popull kot..
Trump duket qe eshte i kapur nga sigurimi i Putinit ne hotelet e Moskes
dhe tani hedh vallen e Rusise e te Serbise sipas daulles sllave.
BE duhet te nderhyje per te vene pike mbi i. Ska Serbi ne BE pa njohur Kosoven si shtet te pavarur ne kufijte e njohur. Bile duhet te nderprese cdo bisedim.
Nderkohe qe duhet ti hapet rruga bashkimit midis Shqiperise dhe Kosoves
Nga ana tjeter te shpresojme ne fitoren e Biden. Per te tjerat I ka thene qarte Henks.