VIDEO/ Nga 1 tetori hapen ambientet e brendshme të lokaleve, Manastirliu zbulon cilat aktivitete do vijojnë të jenë të mbyllura

27 Shtator 2020, 14:02Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një komunikim për mediat ka bërë me dije se duke filluar nga 1 tetori do të hapen ambientet e brendshme të bareve, kafeneve dhe restoranteve.

Ndërkohë ministrja e shëndetësisë theksoi se klubet e natës, diskot dhe aktivitete të këtij lloji do të vijojnë që të mbeten të mbyllura.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për RIHAPJEN NGA DATA 1 TETOR të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura.

-Respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cenohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik!”- shkruan Manastirliu. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje