Rama, ish basketbollisti që do të jetë edhe lojtar edhe arbitër

28 Shtator 2020, 15:04Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Mënyra se si Edi Rama po sillet me heqjen e mundësisë për koalicion dhe me ndryshimin e njëanshëm të rregullave të lojës, është dëshmia më e mirë që ilustron atë që ka bërë këto shtatë vite në qeverisje, dhe sidomos hatanë që po përgatit për 25 prillin.

Për ta thënë më thjeshtë, ai do të luajë në fushë edhe rolin e futbollistit apo basketobollistit, por njëkohësisht edhe atë të arbitrit që jep penallti apo personale në favor të vetvetes.

Kjo që po ndodh se fundi në betejën me opozitën është vërtet e pabesueshme. Duke e ndjerë se e kishte të sigurtë humbjen përballë një koalicioni PD- LSI, kreu i qeverisë vendosi t’i ndalojë ato të garojnë së bashku.

Për këtë ai shkeli marrëveshjen e 5 qershorit në dy nene (19 dhe 36), ndryshoi në mënyrë të njëanëshme kushtetutën në 30 korrik dhe me një sjellje krejtësisht të paturpshme, as nuk do t’i përmbahet marrëveshjes që të gjitha palët nënshkruan në 14 janar, me garanci ndërkombëtare, sipas së cilës “në rast mosdakortësie për çështje të caktuara, Këshilli Politik i drejtohet OSBE/ODIHR-it, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”.

Argumentat për të mos pranuar një arbitër që jepen nga shumica qeverisëse janë idiotësisht të frikshme: nuk kanë të drejtë të huajt mbi sistemin tonë ekektoral; tani s’kemi ç’të bëjmë se kushtetutën e ndryshuam e s’mund të kthehemi pas; kjo kërkesë i tejkalon kompetencat e ODHIR; opozita nuk do të dorëzojë një draft.

Së fundi, PD- LSI e plotësuan edhe këtë tekë të fundit dhe e çuan në Këshillin Politik, propozimin e tyre. Por ato nuk u mjaftuan me kaq. Ato e ngritën atë mbi bazë të një premise: se ndryshimet shkel e shko të kushtetutës që u bënë në 30 korrik, me ndihmën e sharlatanëve të opozitës së re, nuk e pengojnë krijimin e koalicioneve ku çdo parti mund të garojë me listën e saj. Dhe mbi këtë bazë opozita kërkon t’i çojë për propozim ODHIR-it ruajtjen e koalicioneve ashtu siç kanë qenë në tre zgjedhjet e fundit parlamentare.

Natyrisht, interpretimi që opozita u bën neneve 68 dhe 96 të kushtetutës, sipas të cilave koalicionet me lista shumëpartiake nuk pengohen, mund të hajë diskutim. Për debatin, ku qeveria pretendon se koalicionet e këtij lloji janë shfuqizuar dhe PD- LSI thonë të kundërtën, fjalën duhet ta thonë konstitucionalistët dhe ekspertët e sistemeve zgjedhore.

Pikërisht për këtë, opozita po aplikon qasjen normale: kemi një mosmarrëveshje prandaj t’i drejtohemi arbitrit që kemi caktuar së toku. Le ta gjykojë ai se cili ka të drejtë, le të shprehet ai nëse ka apo jo kompetencë për të vendosur mbi këtë çështje, le të japë ai mendim nëse ndryshohen apo jo rregullat në mes të garës.

E këtu Rama dhe rilindasit e tij po tregohen qesharakë: Ata duan të bëjnë edhe palën edhe gjykatësin edhe lojtarin edhe arbitrin, pa e lënë ODHIR-in të shprehet.

Kaq e thjeshtë është kjo histori.

Njësoj si ajo që kemi parë këto tetë vjet, ku në PS nuk u zhvilluan kurrë zgjedhje për kryetar, kur paratë më të mëdha publike u shpërndanë pa tendera, kur një qeveri drejtoi shumicën e mandatit pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, ku edhe në votimet lokale që organizoi në mënyrë moniste, pasi nuk kishte më kë të vidhte, vodhi vetëveten.

Kjo sindromë diktatoriale për të qenë vetë Ali vetë Kadi, madje dhe vetë Kadri, që nuk i është ndarë Ramës gjatë gjithë qeverisjes së tij, po shfaqet fare hapur edhe në përpjekjen për të përgatitur rrugën për mandatin e tretë. Prandaj nuk duhet të çuditemi se kemi ende shumë për të parë, deri në 25 prill, nga njeriu që dështoi dikur mbi parket, se aty nuk bënte dot edhe basketbollistin edhe arbitrin.

7 komente në “Rama, ish basketbollisti që do të jetë edhe lojtar edhe arbitër”

  1. kasemi says:

    Jo mori bushati, i biri i bllokut komunist, arbitrin e ke marre ti dhe nuk ta heq dot kush nga dora sa te jesh biri i bllokut. Familja juaj eshte e vetmja qe nuk eshte denuar nga pd dhe berisha, pavaresisht se keni qene ajka e bllokut, perse thua??? Se jeni burra te mire, apo jo???

  2. Arber says:

    O rrace muti.Nuk u lodhe me keto plehra qe ti shkruan?Boll me ju ndyresira qe vetem per mend nuk jeni.Ti pinjoll dhe familje e peshtire nuk duhet te jetonit fare ne kete toke.Zhduku qelbesire bashke me rracen tende te felliqur.

  3. Edi Durres says:

    Andi i vogel, ish nipi i bllokut, qe do te jete edhe komunist edhe demokrat.

  4. Life is game says:

    Bushat! Kot e ke! Edhe kualicion po te behen PD- Lsi, Rama dhe PS fiton!
    Sepse Basha po voton te ” keqinjte” , “te papershtashmit e PD per Deputet” dmth po bene armik nje grup me te madh militantesh dhe drejtuesish shume here me i madh se grupi i deputeteve qe nuk futi ne liste ne 2017. Keta qe do i bejne Pd m… ne koke. Rama di si ti rregulloj ata! Me vjen keq qe ti vazhdon me artikuj te paguar! Ty psh po te duash te behesh deputet ne PD eshte e pamundur! Militantet e PD nuk te votojne! Dihet pse.

  5. populli says:

    O Kasem,s’ke pse habitesh pse familja Kapo dhe Bushati nuk është dënuar nga PD,sepse Berisha ka qënë mjek personal i Hysni Kapos.Për një gjë habitem,që si ky maskara nuk u ngop së ngrëni m..gjithë këto vite duke sharë e fyer?

  6. Fahriu i Xhemiles says:

    Po ju do keni fitore plebishitare,pse keni frike qe te dali cdo subjekt me votat e veta,Rama eshte i rrezuar,ju jeni ne kembe,ju jeni e ardhmeja e te shkuares,ju jeni me ju var teneqen se jeni ba si zagar,qe lehin kudo,rendesi ka qe i zoti ti paguaj

  7. servet says:

    Kurse ju o Fahriu i Xhemiles jeni me te vertete e ” ardhmja ” e ketij vendi por populli qe akoma nuk ju a ka njohur aftesite per te drejtuar( sepse helbete eshte her e pare qe merni pushtetin )sepse keni vetem 17 vjet qe drejtoni nga 29 vjet ” demokraci ” nuk ju kupton qe ju po luftoni per ne.Ju keni plotesisht te drejte te ankoheni se fajin e ka Berisha qe ju rrezoi nga pushteti total ne 91 dhe nuk ju la ta vazhdoni por me ndihmen e Rames po ja arrini qellimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje