Shqipëria dhe Kosova, fond të përbashkët për Preshevën

28 Shtator 2020, 20:37Rajoni TEMA

15 marrëveshje do të nënshkruhen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet të premten.

Qeveria e Kosovës ka miratuar fillimisht në mbledhjen e saj këto 15 marrëveshje të cilat sipas kryeministrit Avdullah Hoti do të thellojnë bashkë punimin me Shqipërinë.

Jam shumë  i kënaqur me këto marrëveshje, me diskutimet që janë bërë për këto marrëveshje sepse e thellojnë bashkëpunimin në  mes të dy vendeve tona”, tha Hoti.

Të dy qeveritë gjithashtu do të në nshkruajnë një deklaratë të përbashkët ku do të kërkohet dy parlamenteve mbikqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve.

Kosova dhe Shqipëria në kuadër të marrëveshjeve do të kenë edhe krijimin enjë fondi të përbashkët për përkrahje të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Qeveria e Kosovës gjithashtu ka marrë vendimin për themelimin e një zyre në Luginë të Preshevës.

Zyra do të jetë në mbështjetje për qytetarët e Luginës së Preshevës për të mbrojtur të drejtat e tyre në  fushën e arsimit, në aktivitete kultrore”, tha Hoti.

Kosova dhe Shqipëria nuk kanë mbajtur mbledhje të përbashkë t që nga viti 2018, por ka kritika në  Kosovë që marrëveshjet e nënshkruara nuk po zbatohen. Deri më tani ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar mbi 70 marrëveshje.

2 komente në “Shqipëria dhe Kosova, fond të përbashkët për Preshevën”

  1. Ilirian says:

    Shqiptarët kudo që janë në Serbi duhet të kenë të njëjta të drejta si i kanë serbët në Dardani se nuk janë ca të nenës e ca të njerkës …

  2. Shpalosësi says:

    Korrigjimi i padrejtesise ndaj Lugines se Presheves,
    Lugina e Presheves shtrihet ne siperfaqen prej 1249 km2 (Presheva, Bujanoci, Medvegja) qe eshte shkeputur nga Kosova ne vitin 1959 kurse Kosoves i jane bashkangjitur
    197 km2 (Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Leshani).
    Ndihma per Luginen eshte e mireseardhur por kethimi i Lugines se Presheves aty ku ishte deri ne vitin 1959 duhet te realizohet, nga politikanet e sotem shqiptar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje