Serbia si "kërcënim" për BE, shqetësimi që ngrihet nga eurodeputetët

28 Shtator 2020, 16:54Rajoni TEMA

Në Parlamentin Europian është ngritur shqetësimi se anëtarësimi i Serbisë mund të minojë sigurinë e vetë Bashkimit Europian, duke pasur parasysh lidhjet e forta të Beogradit me Moskën.

Eurodeputeti suedez i grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve, Charlie Weimers thotë se Serbia nuk po përafron qëndrimet në politikën e saj të jashtme me qëndrimet e BE-së, që është edhe një kusht për anëtarësim.

Weimers kujton votën kundër dënimit të pushtimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe deklaratën e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në qershor të këtij viti, që tha se çdo produkt i mundshëm nga bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës duhet të miratohet edhe nga Moska. Vuçiç refuzoi gjithashtu çdo mundësi që Beogradi të pranojë anëtarësimin në këmbim të njohjes së Kosovës.

Në dritën e këtyre qëndrimeve dhe deklaratave, eurodeputeti suedez i kërkon Komisionit që të rivlerësojë qëndrimin në lidhje me ndikimin që mund të kenë në fushën e sigurisë anëtarësimi i Serbisë.

Megjithatë, Komisioni mendon se Serbia ka një rrugë të qartë europiane dhe anëtarësimin e ka prioritet strategjik, që prej marrjes së statusit të vendit kandidat në vitin 2012 dhe hapjen e negociatave në 2014.

Gjithsesi, Komisioni paralajmëron se rruga e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë rrezikon të minohet nëse ajo nuk u përmbahet zotimeve që burojnë nga kjo sipërmarrje, mes të cilave edhe qasja dhe përputhja e plotë e qëndrimeve në politikën e jashtme me Bashkimin Europian.

“Kjo kërkon që Serbia të përafrohet në mënyrë progresive me qëndrimin e përbashkët të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë. Komisioni i vëzhgon imtësisht këto çështje dhe i raporton ato çdo vite para Parlamentit dhe Këshillit”, thotë Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Komisioni thotë gjithashtu se pret që Serbia të vazhdojë dialogun me Kosovën, që në fund duhet të ketë një marrëveshje të detyrueshme ligjore që do të përkthehet në normalizim të marrëdhënieve.(SI)

4 komente në “Serbia si “kërcënim” për BE, shqetësimi që ngrihet nga eurodeputetët”

  1. taso kume says:

    ME ne funde i paskan hapur syte ,u ka dale gjumi

  2. Ladi says:

    Atehere mbas serbise duhet te futni dhe rusine ne EU se perndryshe te gjitha sekretet e sigurise te EU do ti shkojne peshqesh rusise nga serbia. Si mund te futet serbia ne EU – kjo eshte cmenduri per familjen europiane. Brenda nje kohe te shkurter do te bine ne preherin e rusise.

  3. american16al says:

    Surprise !!! Po Bullgaria, Rumania ,Hungaria dhe me ne fund Gjermania qe gjysma e saj ishte Rusi..!!!!!!!!
    Rusia po pret qe te futet Serbia ne BE !!?? Qesharake politikane nga klubet me flamur ylberi …!!!!
    Shikoni realitetet se si shtetet I pergjigjen realiteteve dhe kush perfiton dhe cilin kundershtojne …!!??

    1. Ilirian says:

      Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Gjermania lindore më pas Gjermania i kanë të njëjta politikat dhe sjelljet me ato të BE kurse Serbia e deklaron hapur që do punoj për Rusinë dhe këtu ndryshojnë shumë gjërat… !!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje