“40 mln euro për trashëgiminë shqiptare”, ministrja Margariti: Do të shtrihet në 35 objekte të rëndësishme

29 Shtator 2020, 17:26Kulturë TEMA
“40 mln euro për trashëgiminë shqiptare”, ministrja

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, drejtoresha e UNOPS-it Freya Von groote, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen “EU4CULTURE” e cila do të dedikojë plot 40 milionë euro në rigjallërimin e qendrave dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Margariti ka përcjellë disa nga detajet ku ndër të tjera nënvizon se:

“Nuk mund të kishte datë më simbolike se Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore ??, për nënshkrimin e një marrëveshjeje prej 40 milionë eurosh për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të dëmtuara nga tërmeti, e jo vetëm.

Firmosja e marrëveshjes ??????mes Bashkimit Europian dhe UNOPS “preu shiritin” për nisjen e Programit EU4CULTURE, që do të shtrihet në 35 objekte të rëndësishme.

Ishte kjo, përgjigja kundrejt besimit në hapat që po hedh qeveria shqiptare, për të fituar kohën e humbur dhe për t’i dhënë një tjetër dimension trashëgimisë kulturore.

Sot, celebrojmë po ashtu edhe ditën e një cilëse përtej humanes, solidaritetit! ?”, shkruan Elva Margariti. (TemA)

4 komente në ““40 mln euro për trashëgiminë shqiptare”, ministrja Margariti: Do të shtrihet në 35 objekte të rëndësishme”

  1. yes says:

    objekti i pare i investimit, shtepia ne surrel.

  2. shqiptari says:

    Natyrisht qe do merrni “shperblim” per shitjen e Butrintit dhe “punen” per shkaterrimin e asaj qe ka mbetur nga Trashegimia Kulturore.ANTISHQIPTARE TE PAEPUR.

  3. Bbb says:

    Çuna ja keni fut te gjith kot: ato pare do i harxhoj lali Eri ne qendren e rendesishme arkeologjike te Kombinatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje