OKB: Koreja e Veriut vazhdon të shkelë sanksionet ndërkombëtare

29 Shtator 2020, 11:16Bota TEMA
OKB: Koreja e Veriut vazhdon të shkelë sanksionet

Pheniani është që prej vitit 2017 shënjestra e sanksioneve të shumta të Këshillit të Sigurimit, të cilat në veçanti kufizojnë importet e saj të produkteve të naftës dhe gjithashtu e ndalojnë atë të eksportojë qymyr, peshk ose tekstile.

Megjithatë, regjimi i Koresë së Veriut ka arritur të vazhdojë të zhvillojë arsenalin e tij bërthamor dhe balistik, sipas ekspertëve, ndërsa ka shtuar takimet me presidentët e SHBA dhe Koresë së Jugut, Donald Trump dhe Moon Jae-in.

Këshilli i Sigurimit i OKB tha të hënën se në pesë muajt e parë të vitit, Pheniani kishte tejkaluar kuotën e tij vjetore për importet e produkteve të naftës të rafinuar, që është 500 000 fuçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje